Një tjetër pallat pesëkatësh me 40 hyrje është shpallur i pabanueshëm pas inspektimeve në terren në Njësinë Administrative nr.6 në zonën e Kombinatit, duke e çuar në dy numrin e ndërtesave me rrezikshmëri të lartë në këtë zonë. Por pavarësisht këtij urdhri ka nga ata banorë që refuzojnë të dalin jashtë nga banesat e tyre.
Të tjerë qytetarë, familjarët e të cilëve mbetën të lënduar nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit e kanë braktisur me kohë.
Zona e Kombinatit rezulton edhe më e prekura nga tërmeti apokaliptik i të martës, ku dëmët janë mëse të dukshme.
Krahas pallateve ka edhe shtëpi private të shkatërruara plotësisht.
“Kjo duhet shembur komplet”, shprehet administratori i pallatit për Klan.
Kësaj kërkese i bashkohet edhe pronari i kësaj ndërtese, të cilit iu rrënua mundi i tërë jetës së tij.
Ekipet në terren po evidentojnë rast pas rasti por kërcënues për jetët e njerëzve nga verifikimet rezultojnë sheshpushimet e dëmtuara ku qytetarët kanë vendosur depozitat e ujit, nga pesha e të cilat rrezikon edhe shembja e godinave.
Në zonën e Kombinatit grupet e punës kanë shpallur të pabanueshme 4 pallate. /e.s/











