• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Kombi kosovar’, Berisha: Rama shpalli në Strasburg aktin e madh të tradhtisë kombëtare

by Java News
14/10/2022 12:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët, u ndal te fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Strasburg.

Rama mbajti një fjalim 60 minuta në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, në lidhje me rishikimin e raportit të Dick Marty.

Berisha tha se kryeministri Rama në Strasburg i futi thikën Kosovës, sepse në momentin më të papërshtatshëm, kur Kosova kishte nevojë për lobim pozitiv për anëtarësim në Këshillin e Evropës, kryeministri lëshoi lumë sharjesh dhe akuzash.

Berisha: Edi Rama në Strasburg, me fjalën e tij, dyfishin e kohës së lejuar, të cilën sot, mund ta mbante vetëm Lukashenko i Bjellorusisë, me këtë qëndrim grotesk, detyroi Komitetin Presidencial të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Euroëps, dhe grupin më të madh të kësaj asambleje, krahas mallkimeve, fyerjeve dhe sharjeve që lëshoi, të bojkotojnë zyrtarisht darkën, pavarësisht se ishte aty kryeministër i një vendi anëtar të Këshillit të Europës dhe NATO-s.

Ky akt nuk ka ndodhur kurrë në historinë 73-vjeçare të këtij institucioni. Por ndodhi për herë të parë me kryeministrin e të parit dhe të vetmit narko-shtet në Europë. Shqipëria dhe asnjë vend tjetër anëtar i këtij institucioni në 73 vite jetë, nuk ka njohur kurrë një turpërim të tillë. Edi Rama shpalli në Strasburg aktin e madh të tradhtisë kombëtare, duke shpalosur aty tezën antikombëtare të kombit kosovar. Edi Rama e la Kosovën nën pushtimin serb dhe jugosllav, por nuk foli ndonjëherë për kombin kosovar.

Beogradi promovoi me gjithë fuqinë e tij tezën e kombit kosovar dhe shqiptar. Me këtë tezë, Edi Rama jo vetëm miratoi ndarjen në dysh të kombit shqiptar, por indirekt edhe zhdukjen e kombit, pasi ai është kosovar. Kjo është thika më e rëndë që i futet kombit shqiptar. Ai futi thikën Kosovës, pasi dështoi me turp me tezën e luftës civile në Kosovë, në Strasburg i vlerësoi thjesht si një konflikt humanitar, ndërkohë që ai ishte një gjenocid me bazë racizmin e serbëve ndaj shqiptarëve. I bëj thirrje KiE të votojë Kosovën si anëtaren e saj më të re dhe të mos ndikohet nga fjalimi. Rama i futi thikën Kosovës sepse mbrojti Beogradin me retorikën e tij. së fundi, Edi Rama në Strasburg i futi thikë pas shpine Kosovës sepse zgjodhi si mbrojtje mjetin më të dëmshëm ndaj tyre, presionin politik ndaj Gjykatës së Hagës.

/s.f

Next Post
Përfundimi i mandatit në Gjykatën e Lartë, Ardian Dvorani kërkon shtyrjen e çështjes: Nuk kam kohë për të gjitha argumentet ligjore

Gjykata Kushtetuese, KED shqyrton kandidaturën e Ardian Dvoranit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

Mediaset: Donald Trump blen një ishull në Shqipëri

February 13, 2026
Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

Babai kërcënon vajzën me thikë në Durrës, plagos veten pas ndërhyrjes së policisë

February 13, 2026
Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

Murrizi flet hapur: Deputetët e opozitës kanë një vit nuk shkelin në zonat që janë zgjedhur, nuk gëzojnë reputacion

February 13, 2026
“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

“Duan të më shantazojnë me video intime!”, Rivali i Orbanit akuza partisë në pushtet dy muaj para zgjedhjeve

February 13, 2026
Akuzohet për krime lufte në Kosovë/ Serbia arreston një ish-anëtar të UÇK-së

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Andoni: Presim zbutje dënimi. Qeveria e Kosovës dështoi në mbrojtjen e tyre

February 13, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Opozita në rrugë, Çejku: Duhet të përgatisë alternativë, të dallojë nga qeveria

February 13, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

Biberaj: Kam pasur oferta nga Edi Rama, ja çfarë do të ndodhë më 20 shkurt

February 13, 2026
Baraba u lirua, Shabani u kryqëzua

Dashi e mundi Berishën në lojën e vet

February 13, 2026
“Thaçi dhe të tjerët”, Prokuroria kërkon 180 vjet burgim për ish-krerët e UÇK

Rezolutat e Shqipërisë dhe Kosovës për ish-krerët e UÇK-së, analistët: Duhet ofensivë diplomatike e përbashkët

February 13, 2026
Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

Katastrofë në Luvër, përmbyten sallat me kryeveprat italiane. Dëmtohet rëndë afresku i shekullit XIX

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In