• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kombëtarja sipas trajnerit/ Reja analizon skuadrën dhe tregon synimet e 2022-shit: Broja duhet të…!

by Java News
03/01/2022 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në këtë fillim viti 2022 trajneri i kombëtares shqiptare Edoardo Reja në intervistën e tij të parë tregon ecurinë e kuqezinjve deri më tani dhe vlerësimet e tij personale për këtë eksperiencë në krye të kombëtares shqiptare.

“Unë mund t’i jap një notë 10-të stafit tim, sepse po bëjmë një punë shumë të mirë me ekipet zinxhire të kombëtares duke filluar me përzgjedhje lojtarësh që nga mosha 12-13 vjeç.

Ndërsa sa i përket lojtarëve dhe skuadrës mund t’i japë një notë 8. Jemi një ekip kompetitiv me skuadra si Polonia apo Hungaria sepse për skuadra si Franca apo Anglia që luajnë në nivele shumë të larta dhe për objektiva madhor nuk jemi ende“, thotë Reja.

Ka patur edhe shumë kritika mbi ju sidomos për ndeshjen ndaj Anglisë?

“Ehh ju shqiptarët jeni shumë kritik, por tani jam mësuar edhe me këtë gjë. Por të luash kundër Anglisë që nuk di nga tja fillosh me emrat, ata janë skuadra më e mirë në botë për momentin. Në fund të fundit dua ti them shqiptarëve atyre më kritikëve që edhe ndeshje si këto ndodhin, por do të përpiqemi të përmirësohemi në të ardhmen. Objektivi ynë ashtu si na e ka kërkuar edhe presidenti Duka është që të jemi gati për eliminatoret e 2024-s”, përgjigjet trajneri.

Megjithatë në Angli veç rezultatit u hap edhe një çështje: Broja. Mund të na tregoni diçka më tepër?

“Bëjmë shumë keq që merremi me këtë gjë. Ai është një djal që duhet të rritet, ta lëm të qetë dhe të flasim sa më pak për të, jo për kualitetet se për ato kemi folur shpesh herë. Unë flas gjithmonë për kolektivin, ai duhet të bëhet pjesë e këtij grupi dhe të jetë në sintoni me ta. Duhet të bëhet i dashur për grupin për sjelljet që ka dhe mbi të gjitha për mentalitetin. Broja duhet të jetë i vlefshëm për grupin, të bëjë gjithçka për të qenë aty si bëjnë të tjerët. Ai duhet të jetë njësoj si të tjerët për sjelljen dhe veprimet dhe kjo është dëshira ime për 2022“.

Përpara Europianit kemi Ligën e Kombeve?

“Sa i përket Ligës së Kombeve nuk mund të them që gjërat janë të lehta sepse nuk ka fitore të thjeshta. Ne dhe Sllovenia apo skuadra të tjera që janë ngjitur në Grupin B konsiderohemi më të dobëtat e atij grupi. Por do të provojmë, vetëm se s’na pëlqen që kemi një grup që do të na duhet të rrimë në udhëtim, do të na duhet të stërvitemi në avion”, shprehet Reja.

A do të jetë 2022-shi viti juaj i fundit nën drejtimin e kuqezinjve siç thotë edhe kontrata?

“Unë jam pak i madh me moshë, por derisa kam energjinë, entuziazmin dhe jam i kthjellët mund të them se po shkojmë mirë. Objektivi është që të kualifikohemi në Europian por në futboll mund të ketë shumë të papritura. Për momentin jemi të qartë, por për vazhdimin të shohim. Ne trajnerët jetojmë me momentin dhe entuziazmin, por ka shumë raste që ndryshohen menjëherë trajnerët, kjo është jeta jonë profesioni jonë“.

A mund të quhet dhurata e parë që keni marrë për këtë 2022 është ndeshja miqësore me Spanjën?

“Kur presidenti më telefonoi u ndjeva shumë mirë dhe u gëzova. Sepse kur luan kundër me skuadrave të tilla si Spanja aq më tepër unë që e pëlqej shumë mënyrën e lojës së tyre, ndihesh mirë. I thash presidentit, ‘Ca thua vërtet?! Po ca ndodhi kështu?! Të luash kundër këtyre kundërshtarëve jo vetëm që të vjen mirë, por mund të shohësh edhe rritjen e skuadrës“.

Megjithatë rrezikojmë edhe një figurë të keqe me kundërshtar kaq të mëdhenj apo jo?

“Ehh kundër skuadrave si këto mund të bëjnë figurë të keqe të gjithë. Ata të fshehin topin dhe gjithmonë aty ku është topi janë 6 apo 7 lojtarë. Ne na duhet të ushtrojmë presing që të mos i lemë ata të ndërtojnë dhe më pas të tentojmë me kundërsulme, nuk ka zgjidhje tjetër”.

Dhe urimi juaj i parë për shqiptarët për këtë vit të ri?

“Urimi im i parë shkon për federatën e futbollit, dua t’ju falenderoj të gjithë ju gazetarëve për bashkëpunimin, më pas lojtarët duke uruar që të luajnë të gjithë si po ndodh tani, të mos i zërë Covid-i dhe të vijnë në kushtet maksimale. Viti 2022 duhet të na japë bindjen që jemi një skuadër ndërkombëtare e madhe. Dhe në fund për tifozët një urim të veçantë, sepse më kanë bërë të ndihem shumë mirë edhe këtu në Itali në qytete të ndershme më ndalojnë më përgëzojnë. Por dua t’ju them që më duhet t’ju falenderoj unë juve për këtë mikpritje në Shqipëri”./Tch

Next Post
Alo policia hajde na ndihmo të shkarkojmë 20 ton banane? Gazetarja: Çudia, se si u zbuluan 119 kg kokainë, pse ka frikë biznesmeni

Alo policia hajde na ndihmo të shkarkojmë 20 ton banane? Gazetarja: Çudia, se si u zbuluan 119 kg kokainë, pse ka frikë biznesmeni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje -

Pezeshkian raportohet se u takua me Udhëheqësin Suprem Khamenei: Do të publikojmë edhe pamje –

August 9, 2026
Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

Trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në kthim nga jugu, kolona automjetesh nga “Tuneli i Llogarasë” drejt Vlorës!

August 9, 2026
Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

Arabët e Al-Ittihad refuzojnë ofertën e Interit, 20 milionë euro plus Asllanin për Diaby!

August 9, 2026
VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

VIDEO/ Bie përsëri numri i pjesëmarrësve në protestën e 71-të kundër Qeverisë, pamjet me dron!

August 9, 2026
VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

VIDEO/ Jorge Messi përcillet në banesën e fundit në Rosario, ceremonia familjare! Leo i dha lamtumirën babait me zemër të thyer (FOTO)

August 9, 2026
Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

Kruja nuk gjen qetësi nga zjarret, në flakë zona pyjore në Krastë! Ndërhyhet nga ajri

August 9, 2026
VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

VIDEO/ Rebelët Huthi bombardojnë Arabinë Saudite, të paktën 11 të vdekur dhe 30 të plagosur! Goditet edhe rafineria e “Aramco”

August 9, 2026
VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

VIDEO/ Rikthehen radhët kilometrike në Kakavijë, fluks i lartë udhëtarësh dhe mjetesh në kufirin Shqipëri-Greqi!

August 9, 2026
Rikthehen zjarret në Mallakastër, situatë kritike në një prej fshatrave! Rrezikohen dhe banesa, era favorizon flakët! Dyshohet i qëllimshëm

Vihet nën kontroll situata e zjarreve në tre fshatrat e Mallakastrës!

August 9, 2026
Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

Konjufca reagon ndaj deklaratës së Zelenskyt: Kosova ishte dhe është me Ukrainën, kurse Serbia jo!

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com