• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Alo policia hajde na ndihmo të shkarkojmë 20 ton banane? Gazetarja: Çudia, se si u zbuluan 119 kg kokainë, pse ka frikë biznesmeni

by Java News
03/01/2022 13:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Anila Hoxha, me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetet sociale, ka dhënë të tjera detaje nga sekuestrimi i një sasie prej 119 kg drogë në Vaqarr të Tiranës, një ditë para ndërrimit të viteve. Hoxha thotë se kanë qenë punëtorët ata që kanë parë fillimisht se disa arka që supozohet të ishin me banane peshonin më shumë se të tjerat. Më pas gjatë shkarkimit të ngarkesës, ata kanë parë se poshtë arkave ishin disa pako në formë drejtkëndorë, të cilat u provuan se ishin me kokainë.

eksa tregon gjithë rrjedhën e ngjarjeve që nga ardhja në portin e Durrësit, kalimit pa u vënë re në skanera e deri te ndalesa në Vaqarr nga disa persona të panjohur që i ishin prezantuar si ‘shteti’, gazetarja shprehet se çdo veprim i vonuar, arrestim apo edhe burgim me synimin që provat do të gjenden më pas, janë një kambanë alarmi për autoritetet vendase, pasi sipas saj, ky hetim nuk është as 1 për qind e historive që janë ulur këmbëkryq, që vjedhin ngarkesa, që mbajnë pengje apo edhe që vrasin ashtu si i quan policia për hesape jashtë vendit dhe në fund janë trafikantët ata që vijojnë të mos preken.

Reagimi i Anila Hoxhës:

Alo Policia, hajde na ndihmo të shkarkojmë 20 ton banane?

Sekuestrimi i 119 kilograme kokaine qe solli arrestimin e tyre personave midis tyre shoferi dhe  te punesuar ne kompanine Zico  ka aq shume perplasje faktesh saqe te bind se gjithecka lidhet me trafikun e droges ndodh ne nje mjedis te kompromentuar, me nje njesi antidroge qe duket se eshte krejt jashte aktualitetit. Ose trafikantet pertonin te shkarkonin 20 tone me banane dhe ndaj telefonuan policine e cila pasi autorizoi punetoret e ngarkim shkarkimit degjoi ankesat e tyre se ca arka peshonin me pak dhe perveshi menget e kqyri 100 arka. Ata e telefonuan policine qe te shkonte ne Vaqarr mbasi kishin ndodhur ca ngjarje te cuditshme nderkohe dhe policia nuk ishte kurrkund. Ose serisht trafikantet mes tyre shoferi, mbasi u menduan dhe u keshilluan me bossin e firmes shtetasin T.M, qe jeton ne USA vendosën të ishin “policë”. Po te besosh dosjen , tregohet se ky i fundit telefonoi zyrtare policie duke i treguar se me ngarkesen e bananeve kishte verejtur disa parregullsi.  Pa ironi per te qene te sakte, ne daten 28 dhjetor 2021 sipas menaxherit te shitjeve M.M ne burg , menjehere sapo kamioni me 20 tone banane doli nga porti ne afersi te nje pike karburanti ne Romanat shoferit edhe ai ne burg i bene shenje ca njerez te maskuar qe te ndalonte..  ‘Ata ishin 4 veta – thote shoferi , ishin me bluza dhe kapuce , dhe pastaj i kane thene : jemi shteti , hape krahun. Mbasi e kercenuan “mbylle gojen se  do te zhduk po hape goje”, ata kane kaluar ne pjesen fundore te kontenierit, kane qendruar aty rreth 30 minuta dhe kane kontrolluar.

Shoferi ka vijuar udhetimin me avari te tjera mbasi zbriten “pasagjeret”e cuditshem si dëmtimi i gomës. Nje dite me pas ne 29 dhjetor, ai njofton menaxherin e shitjeve i tregon fije per pe cfare i ndodhi madje duke i rrefyer edhe se si pati probleme me gomat. Ne kete date punetoret ndalohen qe te nderpresin shkarkimin e bananeve mbasi ngarkesa kishte probleme. Por ndersa u njoftuan zyrtaret e policise ajo mberriti nje dite me pas, pra ne 30 dhjetor. Ne prani te policise punetoret kane nisur shkarkimin e ngarkeses , teksa kane treguar se disa jane me pak te renda se te tjerat. ‘Punonjesit e policise- thuhet ne dosje- duke parë   verejten se poshte 7 arkave ishin disa pako drejtkendeshe qe u kuptua qe ishte droge”. Me pak fjale kjo eshte historia e zbulimit te 119 kilograme me kokaine te derguar serisht nga Ekuadori,  qe edhe ne filmin me te dobet me trafikante dhe police nuk ngjan aspak si aksion , por si komedi.

Trafikantet e kokaines qe e kane kthyer vendin tone ne nje vend te sigurte te futjes se ngarkesave me kokaine jane konsoliduar e sofistikuar. Ky është një fakt që bërtet! Por kur ceshtjeve nuk u shkohet deri ne fund do kete histori si kjo e aksionit Romanati. Ceshtje te pahetuara duke nisur nga rrembime per pengje droge si Jan Prenga , per te cilin Gentian Doci nuk u prangos asnjehere, per te shkuar tek operacione te deshtuara ku trafikantet arrijne ” te vene kollare”, duke lene vetem GPS  e duke vjedhur kokainen si kjo e fundit , tregojne se trafikantet hyjne ne port e vjedhin ngarkesat. Ose ata jane mjaftueshëm përpara autoriteteve dhe mbas humbjes se ngarkesës jane vënë në kerkim të klanit tjetër. Ata shënjojnë me veprime të organizuara , pra nëse dëmi ka ndodhur rrugës  Ekuador- Shqiperi, ata veprojnë rrugëve .

Aty ku policia kembengul se e mbulon territorin 100 përqind. Ndalojne kamione kontrollojne ne rast se droga eshte vjedhur ne nje port tjeter dhe mandej zbresin. Perse ca trafikante nese rrefimi eshte i vertete, e ndaluan makinen? Nga kush ka frike biznesmeni qe administron kompanine e bananeve? Ka vetem nje pergjigjje, cdo veprim i vonuar, arrestim dhe dergim ne burg me synimin qe provat te gjenden me pas, jane nje kembane per autoritetet. Ky hetim nuk eshte as nje perqind e historive te narkotrafikut qe jane ulur kembekryq, vjedhin ngarkesa, mbajne pengje, vrasin ashtu si polciia i quan per hesape jashte vendit dhe ne fund trafikantet vijojne te paprekur.

 

Next Post
Lideri i koalicionit qeveritar në Bullgari: Do t’i heqim veton Shkupit nëse SHBA-ja heq vizat

Lideri i koalicionit qeveritar në Bullgari: Do t’i heqim veton Shkupit nëse SHBA-ja heq vizat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Irani kërkon destabilizimin e Shqipërisë”, analisti: Manipulojnë me inteligjencë artificiale dhe numrin e protestuesve

June 10, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

Amulli në Partinë e Saliut

June 10, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

June 10, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

June 10, 2026
“Sazani, ishulli i fortifikuar që kontrollonte hyrjen në Adriatik në vitet ’50”, dokumenti i deklasifikuar i CIA-s

“Sazani, ishulli i fortifikuar që kontrollonte hyrjen në Adriatik në vitet ’50”, dokumenti i deklasifikuar i CIA-s

June 10, 2026
GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

GJKKO dënon Marjus Tafanin me 2 vite e 4 muaj burg, Kristi Bixheku fajtor për përkrahje të autorit të krimit

June 10, 2026
Me lëkurët e vjetra nuk bën dot këpucë të reja

Nuk mjafton të jesh kundër. Duhet të dish edhe për çfarë je pro

June 10, 2026
Balla ironizon opozitën: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo

Balla ironizon opozitën: Bufi dhe zogjtë e tij duan të duken si flamingo

June 10, 2026
Inflacioni në SHBA shkon në 4.2%, niveli më i lartë në tre vjet

Inflacioni në SHBA shkon në 4.2%, niveli më i lartë në tre vjet

June 10, 2026
“Zvërneci”, Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

“Zvërneci”, Rama: Na kanë futur xixat me njëri-tjetrin, Greqia vijon vrapin me investimet e huaja

June 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In