18:50/ Pas ceremonive zyrtare, tashmë futbollistët e kombëtares kanë nisur festën me lojtarin e 12-të, tifozët e grumbulluar në sheshin “Nënë Tereza” për pritjen e heronjve kuqezi. Një pritje madhështore dhe mjaft emocionuese për lojtarët që shijuan ovacionet e publikut pas prezantimit dinjitoz të Shqipërisë në Francë. Festa në shesh pritet të zgjasë disa orë ku performojnë disa prej këngëtarëve më të njohur shqiptar. Ritmet e këngëve patriiotike mbizotëronin në momentet kur sheshi u prek nga autobusi i futbollistëve i veshur me flamurin kombëtar.
18:00/ Pas ceremonisë së zhvilluar në Ministrinë e Jashtme ku aplikuan për pasaporta diplomatike lojtarët e kombëtares i’u drejtuan kryeministrisë ku u pritën nga shefi i qeverisë Edi Rama. Mijëra mbështetës të kombëtares ndërkohë ndodheshin në shesh dhe pritën me ovacione autobusin e kuqezinjve.
Në fjalën e arstit mabjtur gjatë ceremonisë, kryeminsitri Edi Rama falenderoi dhe vlerësoi arritjen e kuqezinjve, që sipas tij ngritën lart vlerat e kombit tonë. Rama tha se komëbtarja i bëri Shqipërisë një shërbim të paçmueshëm.
Rama tha se me ndërtimin e stadiumit të ri të Arensë Kombëtare, do të vendoset një pllakë në hyrje të saj me të gjitha emrat e lojtarëve të kombëtares së Euro 2016. “Ju premtoj që do të keni këtu në shtëpi njërin nga stadiumet më të bukura të Europës, për të vazhduar rrugën dhe për të frymëzuar më shumë kom,bëtaren. Në hyrje të Arenës Kombëtare do të vendoset një pllakë me të gjithë emrat tuaj”, tha Rama.
Edi Rama: “Vëllezër kuqezinj, i dashur Giani, të nderuar President I FSHf-së, ështënjë privilegj I madh për mua që t;ju uroj me mirënjohjne më tëmadhe, këtë kthim të paharrueshëm në atdhe, pas misionit tuja në Francë. Ku latë pas, edhe falë lojtarit të 12 të kësaj kombëtareje, tifozëve kuqezinj, imazhin e një shqipërie krenare, luftarake dhe europiane…Jo vetëm kjo sallë, po asnjë stadium nuk do ta nxinte lojtarin e 12-të, që ishte përkrah kombëtares kudo, në Lens Marjesë e Lion. Ishte një duartrokitje për secilin dhe secilën, për dhjetëra të rinj e të reja, të moshuar, burra djem, e fëmijë, për të qëndruar pranë jush… e morën rrugën drejt Francës nga kudo vend i Shqipërisë e Europës… patëm një skuadër të vërtetë dhe një publik të mrekullueshëm, që me ngjyrat e veta, e bëri të ndryshojë perceptimin shumëvjeçar të vendit në Francë. Shqiptarët i dhuruan spektakël botës… madje edhe qershia në tortën e festës, vajza që mori më shumë pëlqime në rrjetet sociale për bukurinë e saj, ishte një fanse kuqezi. Sado ta përsëris fjalën faleminderit për ju këtu, nuk do të mundë ta shpërblejë atë që ju bëtë. Edhe pse e di shumë mirë se asnjëri prej jush nuk do të jetë i qetë, nga ajo që morët. E di mirë që filmi i ndeshjeve kthehet dhe rikthehet në mendjet e secilit prej jush, që nga minutat e ngarkuara me Zvicrën, te dy rastet vetëm me portierit, te fundi i pamëshirshëm te ndeshja me Francë, dhe te ai dreq goli i dytë, apo tek barazimi i Portugalisë që na preu krahët. Por pas eliminimit, kush nga ju e kush nga ne nuk do ta kishte pranuar me gëzimin më të madh këtë film. Madje, më falni, por që të jem i sinqertë, shyqyr që nuk e parashikuam më parë këtë pjesëmarrje se kush e di se sa më e lartë do të ishte premioja që do të na kishit marrë para se të shkonit në Francë. Prandaj djema, asnjë pishman pse u kthyet sot për një gol diferencë, por për një krenar që i dhatë kombit tonë, shtetit, mbarë popullit me këtë skuadër që dukej mes të barabartësh. Kjo skuadër është gati për të përballuar skuadra shumë të vështira në botëror. Faleminderit Xhani, ti je një “axurr” i vërtetë kur hyn në fushë për të mos marrë gol dhe një kuqezi i vërtetë… Krijove një skuadër të vërtetë dhe e bërë skuadrën tonë një histori suksesi që është një shembull frymëzues se çfarë mund të bëjmë ne nëse gjejmë brenda nesh forcën dhe fuqinë për t’u ringritur sëbashkur kur rrëzohemi“.
Në fjalimin e mbajtur gjatë ceremonisë në kryeministri, trajneri aq shumë i dashur për shqiptarët Giani De Biasi dha një deklaratë që do gëzojë gjithë tifozët. Ai u shpreh se do qëndrojë shumë gjatë në krye të stolit të kombëtares shqiptare.
De Biasi: “E vështirë të flasësh para teje Edi. Megjithatë edhe mendoj se jam në mënyrë diskrete komunikues. Herën e fundit që u takuam ishte me rastin e botimit të librit të një mikut tonë të përbashkët. Nuk e di modestisht nëse në ribotimin e këtij libri do ketë vend për europianin. Unë besoj që të gjithë ne jemi të vetëdijshëm për atë që kemi bërë. Shpresoj të gjej edhe unë një vend në librin që keni bërë, sidomos nesër… Këta djem kanë bërë hovin mendor për të kaluar nga forca e individit tek forca e grupit. Duke krahasuar me paraardhësit i jam mirënjohës që tek këta të rinj kemi farkëtuar shpirtin e skuadrës. Djemtë tanë treguan që dinë të jenë fitimtarë, kjo është forca e skuadrës tonë. Edhe tifozët luftuan me ne, ata i fituan të treja ndeshjet. Nëse mrekullitë bëhen edhe mbi disfata,kjo është një mrekulli… Shqiptaria për mua është titull nderi, gati gati e njoh më mirë himnin shqiptar se sa ai italian. Për këtë i detyrohemi brezave të rinj, ti Edi flet shpesh për Rilindje por me ç’ka bëmë në Francë kemi mundësi të bëjmë një rilindje të vërtetë… Prandaj do vazhdoj të rri akoma këtu për të vazhduar rrugën e mrekullisë”- tha De Biasi.
Armando Duka: “Sot është një ditë e veçantë, një ditë historike dhe shumë e bukur e rikthimit nga një aktivitet të ëndërruar prej shumë kohësh. Në këtë ditë unë do doja vetëm të falenderoja shumëkënd, nërradhë të parë Kryeministrin Rama për organizimin dhe mbështetjen e tij ndaj Kombëtares shqiptare. Jam I bindur që pa këtë mbështetje do ta kishim të vështirë në most ë pamundur. Së dyti do doja të falenderoja administratën e federatës shqiptare, me në krye Sekretarin e FSHF Shulku. Patjetër një falenderim të madh për dirigjentin e ekipit tonë kombëtar, Gianni De Biasin! Ai ka dhënë të pamundurën që ne të jemi sot këtu, e falenderoj atë dhe të gjithë stafin. Çuna, ju falenderoj nga thelësia e zemrës, që na bëtë pjesë, mua dhe të gjithë shqiptarët pjesë e këtyre emocioneve të paharruara. Mbase meritonit më shumë, sepse na dhuruart 3 ndeshje të mëdha… gjithsesi ju dhe ne do duhet të jeni me kokën lart, kemi shumë besim tek ju. Ju falenderoj shumë. Do doja të falenderoja mediat shqiptare dhe të huaja për hapësirën që I kanë dhënë kombëtares. Ka qenë një arenë dhe një skenë ku kanë performuar të gjithë shqiptarët. Një falenderim të madh për të gjithë tifozët, ata janë të gjithë shqiptarë, kudo që jetojnë. Ju falenderoj shumë për mbështjetjen dhe atmosferën që kanë krijuar në sheshet e Tiranës, Prishtinës, Shkupit e në të gjitha sheshet e botës. Ne I kemi të gjitha mundësitë që të kemi akoma më shumë suksese.“
Lindita Nikolla: “Si ministre nuk e kam imagjinuar këtë privilegj, nuk kam fjalë për të shprehur emocionet. Mirënjohje të vecantë për shembullin frymëzues që i dhatë nxënësve dhe studentëve tanë. Shumë faleminderit si qytetare dhe prind që beson se ky vend mund të bëhet më i mirë, krenare për ju”.
16:56/ Futbollistët dhe stafi i kombëtares mbërrijnë në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ashtu siç ishte premtuar pas arritjes historike dhe përfaqësimit dinjitoz në një event madhor siç është evropiani i futbollit, kjo ndalesë e lojtarëve ishte pjesë e axhendës për aplikimin e futbollistëve për pasaporta diplomatike. Aplikimit i paraprinë me fjalime të shkurtra minsitri Bushati dhe kapiteni kombëtares Lorik Cana.
Ditmir Bushati: “Me arritjen tuaj në kampionatin evropian, shkruat historinë e një Shqipërie evropiane. Arritët ta ngrini Shqipërinë në një prej piedestaleve më të larta pas luftës së Dytë Botërore. Ky është mesazhi më i mirë për të treguar se kemi të gjitha mundësitë të përparojmë si komb jo vetëm në futboll. Djema, rrugëtimi juaj drejt Francës ishte rrugëtimi i gjithë shqiptarëve. Ju keni dëshmuar se jeni ambasadorët tanë në botë. Kontributi juaj është i paçmuar.“
Lorik Cana: “Falenderoj ministrin për mikpritjen. Desha të falenderoj në emër të djemve për mirënjohjen tuaj, dhe sigurisht patkrtër që secili prej nesh kur është bërë futbollist, ka arritur me pasionin e tij për të ardhmen, por kur me pasion arrin ta përfaqësojë një komb të tërë kjo bëhet një gjë e mrekullueshme. Aty gjejmë forcën, krenarinë dhe motivin për të ecru përpara.“
16:38/ Autobusi kuqezi mbërrin në qendër të kryeqytetit dhe ndalesa ishte bashkia e Tiranës. Qindra mbështetës të kombëtares pritën me ovacione futbollistët teksa zbrisnin nga autobusi me simbolin kombëtar. Heronjtë kuqezi u pritën nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij. Futbollistët patën mundësi të përshëndeten edhe me tifozët e shumtë që sfiduan temperaturat e nxehta për të pritur heronjtë kuqezi. Kryebashkiaku Veliaj i dhuroi kombëtares “Çelësin” e kryeqytetit, që u pasua nga një fjalim i shkurtër i Veliajt, kapitenit Cana dhe trajnerit De Biasi.
Erion Veliaj: Besoj që qyteti i Tiranës meriton t’i japë një duartrokitje Kombëtares që na bënë krenarë dhe për ne janë fitues. Rrallë i jepet mundësia një kryetari të bashkisë të qytetit tonë që të rrethohet nga Kombëtarja më e mirë që ka pasur Shqipëria në të gjitha kohërat. Gjatë kësaj beteje, një betejë titanike kundër të gjitha gjasave, sigurisht që u mundën shumë rivalë por unë besoj që fitoren më të madhe e kemi për ne si shqiptarë kudo ku jemi, në Shqipëri, Kosovë, Preshevë, Maqedoni, Çamëri për të mundur një mentalitet i cili thotë që ne nuk ia dalim, që ne dështojmë, që ne nuk dimë të organizohemi. Arritët fitoren kryesore për të na provuar të gjithëve që kur jemi bashkë, jemi të pamposhtur, mund t’ia dalim dhe mund të fitojmë çdo betejë… Secili prej jush është dëshmi e faktit se nuk vjen nga familje e njohur, se nuk vjen nga njerëz me lidhje, se nuk ka mbiemrat që i kanë çarë dyert e jetës. Secili ia ka dalë me punë dhe në fakt gjatë kohës që ju na keni nderuar në Francë, mijëra djem e vajza janë regjistruar për futboll, mijëra djem dhe vajza janë regjistruar që të marrim pjesë në kurse, mijëra djem dhe vajza ju kanë parë ju si idhuj dhe shpresojnë që Shqipëria të bëhet më e mirë falë shembullit që ndjekin prej jush
Lorik Cana: “Pavarësisht të nxehtit, jemi mirënjohës ndaj jush që jeni këtu. Ju falenderojmë për mikpritjen. Ne e kemi një atdhe dhe patjetër që Tirana është kryeqendra e vendit tonë, ndaj edhe njëherë faleminderit.“
Giani De Biasi: “Më vjen keq që akoma nuk di të flas shqip, ndaj më falni. Besoj se kjo eksperiencë e djemve të kombëtares do të jetë një shembull për shumë të rinj e të reja. Një falenderim i madh për të gjithë shqiptarët, ju faleminderit!”
****
16:30/ Autobusi kuqezi mbërriti në Tiranë ku u pritën me ovacione nga shumë mbështetës në rrugët e kryeqytetit. Edhe futbollistët patën mundësi të përshëndeten me tifozët gjatë udhëtimit pasi autobusi i hapur krijonte këtë mundësi. Ndalesa e radhës është bashkia e Tiranës ku do të priten nga kryebashkiaku Veliaj.
***
16:10/ Pas ceremonisë së pritjes në Aeroportin e Rinasit, kombëtarja kuqezi u nis drejt Tiranës nje autobus të hapur i veshur i gjithi me flamurin kombëtar.
U zjgodh pikërisht ky autobus për rrugën drejt Tiranës në mënyrë që futbollistët të ëprshëndeten me tifozët e shumtë që kanë dalë në rrugë për të nderuar heronjtë e ekipit kombëtar.
Ndalesa e parë do të jetë në bashkinë e Tiranës ku lojtarët do të priten nga kryebashkiaku Erion Veliaj i cili do t’u dhurojë futbollistëve “Çelësin” e kryeqytetit.
***
15:40/ Ekipi kombëtar i futbollit ka mbërritur në aeroportin e Rinasit pak çaste më parë, pas lamtumirës që i dhanë kampionatit evropian në fund të fazës së grupeve.
Lojtarët kuqezi u pritën në pistën e avionit nga kryeministri i vendit Edi Rama dhe ministrja e Arsimit dhe Sportit Lindita Nikolla.
Heronjtë kuqezi u pritën me të gjitha nderimet, sipas ceremonialit zyrtar për pritjen e personaliteteve.
Banda frymore e Forcave të Armatosura ekzekutoi himnin kombëtar, me trajnerin Xhani De Biasi dhe kapitenin e kombëtares Lorik Cana që qëndronin krah kryeministrit Rama në podiumin e ceremonialit të nderimit të personaliteteve.
AXHENDA E PRITJES SE KOMBETARES
Avioni i kombetares pritet te mberrije sot ne rinas rreth ores 15.00. Ne aeroport, kombetarja do te pritet nga Kryeministri Rama me te gjitha nderimet ushtarake dhe rojen e nderit. Me pas, skuadra e konbetares do te spostohet me nje autobuz te hapur drejt Tiranes ku ndalesa e pare do te jete perpara Bashkise se Tiranes. Pikerisht aty, Kryetari i Bashkise Erion Veliaj do t’u jape djemve te kombetares simbolin e Tiranes, celesin e qytetit.
Ndalesa e dyte per kombetaren do te jete Ministria e Puneve te Jashtme, ku Ministri Bushati do te prese skuadren e kombetares, te cilet do te bejne edhe aplikimin per pasaporten diplomatike, premtim ky i Kryeministrit Rama.
Ndalesa e trete do te jete ne Kryeministri, ku shefi i qeverise do te prese zyrtarisht skuadren e kombetares dhe ku te ftuar do te jene edhe futbollistet me te shquar kuqezi nder vite.
Etapa tjeter do te jete sheshi Nene Tereza, pikerisht Fun Zone nga ku qytetaret e Tiranes ndoqen me emocion ndeshjet e kombetares. Ne Fun Zone do te kete nje koncert madheshtor me DJ dhe kengetare te njohur, nderkohe qe djemte e kombetares do te kene mundesine t’i flasin sportdashesve shqiptare nga nje skene e ngritur posacerisht per kete dite.
Ne mbremje, Kryeministri Rama do te shtroje nje darke ne nder te ekipit kuqezi, ku do te marrin pjese personalitete te larta te shtetit shqiptar dhe te Kosoves.
Vijon…