• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Komandant’ Guidi i avionit të Ishmit rrëfen dy shqiptarët “që donin të bënin lekë shpejt”

by A R
04/02/2017 11:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Piloti 69-vjeçar italianr Guido Guidi ka rrëfyer tentativën për trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë me avionë të tipit “Piper” dhe rrëzimin në zonën e Ishmit. “Komandanti” si♪5 preferon të quhet vet ai, tregon për Corriere-n fluturimet drejt Shqipërisë, personat e kontaktuar për transportin e dorgës dhe rrëzimin në Ishëm. Ai thotë se nuk është kriminel, edhe pse ka gabuar.

“Unë kam gabuar por nuk jam kriminel. Unë kisha për të parë një pistë. Ndoshta do të përdorej për marijuanën”, kështu e nis shkrimin e saj Corriere della Sera.

Guidi flet edhe për dy shqiptarë muratorë që sipas tij “donin të bënin lekë shpejt”, nëpërmjet trafikuttë drogës.

Intervista:

Gazetari: Komandant, nga do ja nisim?
Andrea Guido Guidi: Nga fillimi, është më mirë.

Gazetari: Ku ishit paraditen e 15 shtatorit 2016. Avioni juaj një Piper u rrëzua në një pyll në Ishëm, Shqipëri, në një zonë ku uleshin avionët që trafikonin kanabis për në Itali?
Guidi: Jo ju lutem. E fillojmë që nga fillimi i vërtetë. Babai im ishte partizan, pas luftës ai u bë biznesmen dhe sipërmarrës për të rikonstruktuar vendin pas luftës. Nëna ime një këngëtare lirike. Jam rritur mirë. Shkolla të mira, universitet, asnjëherë nuk më mungoi gjë. Një baba që nuk më ndalonte asgjë. As vetes dhe as të tjerëve. Në 30 vitet e fundit e kam mbajtur unë. Siç i fitonte dhe i shpenzonte. Çështje gjaku: Edhe unë jam një soj si ai. Më pëlqen të jetoj edhe pse lodhem. E siç i thonë, bëmë baba të të ngjaj.

Gazetari: Kthehemi tek historia jonë, komandant.
Guidi: Kërkon të dish për Ishmin? Kisha fluturuar edhe herë tjetër në Shqipëri, në Vlorë. Kisha njohur disa njerëz, dy shqiptarë më saktë, muratorë të cilët në fakt kërkonin të bënin para në mënyrë të shpejtë. Ata më kërkuan që të shikoja bregun dhe a mund të ulesha në pista të improvizuara të ngarkohesha me drogë dhe të kthehesha në Itali. Kam gabuar, por nuk pendohem. Sepse kur je mësuar më një lloj jete ku nuk i mungon asgjë familjes dhe më pas gjendesh pa gjë në xhep, është e vështirë ta pranosh. Në fakt edhe unë nuk e kisha pranuar tamam punën, më kupton?

Gazetari: Më në fund po mbërrijmë aty ku duhet.
Guidi: Misioni në Ishëm ishte që të provoja një pistë, ku do të ngarkohesha me kanabis. Nëse raporti im do të kishte kënaqur porositësit, do të fitoja 5 mijë euro. Në kohë të mira kur transportoja sheikët arabë unë fitoja 4 mijë euro….

Gazetari: Në Ishëm duhej që të ngarkoheshe? Të prisnin aty trafikantët të të ngarkuar 200 kilogramë kanabis?
Guidi: Kjo nuk është e vërtetë. Drogë nuk u gjet edhe pse policia e kërkoi për 2 ditë. Duhej vetëm që të shikoja një pistë. Kishte baltë dhe nuk u ngrita dot, u përplasa.

Gazetari: Por kjo nuk e përjashton një skenar të ndryshëm nga versioni juaj. Ji i sinqertë Guidi.
Guidi: Si nuk hynë trafikantët. Po tallemi? Dy fëmijët e mi janë të terrorizuar, rrezikoj të mos shikoj më nipat e mi. Të lutëm. Trafikantët … Unë jam kundër drogës, pse më saktë të legalizohet kanabisi. Shqipëria ka një penalizim për këtë. Të legalizohet dhe kështu puna e trafikantëve merr fund.

Gazetari: Droga ishte fshehur në një vend sekret. Dhe kur kanë para policinë tek avioni yt, kanë ikur …
Guidi: Aty nuk kishte drogë. Unë kam dhënë versionin tim si kanë shkuar gjërat dhe kanë nisur hetimet. Pasi më ndaluan, më sistemuan deri pak ditë më parë në një ndërtesë në Durrës. Kishte rreth 700 vende. Aty shkojnë familjarët e policisë gjatë pushimeve.

Gazetari: Në këtë ndërtesë çfarë njerëzish kishte?
Guidi: Dy persona: bashkë me mua ishte edhe një agjent i Interpolit, nëse e kam kuptuar mirë.

Gazetari: Kishte për detyrë të të mbronte?
Guidi: Unë isha i lirë. U mërzita shumë, por edhe jam rinuar. Në Shqipëri, rroga minimale është 200 euro. Unë marr një pension prej 700 eurosh që është i ulët në Itali, por atje u ndjeva edhe njëherë zotëri. E ofroja unë zakonisht darkën.

Gazetari: Po kujt, për 5 muaj atij të Interpolit?
Guidi: Dilja shpesh në qytet, paguaja darkat nëpër restorante. Vetmia është një gjë e keqe.

Gazetari: E vërtetë që ua kishin marrë dokumentet?
Guidi: Po, pasaportën, kartën e identitetit dhe patentën.

Gazetari: Kishit ndonjë axhendë me emra, që prokurorët ua kanë marrë?
Guidi: Po, kishte emra të italianëve të famshëm me të cilët kam fluturuar. Asnjë prej tyre nuk u kujtua për mua kur më ndodhi kjo fatkeqësi.

Gazetari: Po ç’ne që tani gjendeni në Milano?
Guidi: Epo prokuroria më ktheu dokumentet, dhe lashë si garanci 10 mijë euro dhe më pas më shoqëruan për në aeroport. E fejuara ime e re, për fat të mirë ka një shtëpi në Marok ku së shpejti do të hapim edhe një restorant. Njerëz të mirë marokenët.

Gazetari: Po nëse do të ketë të reja nga hetimet?
Guidi: Nuk e besoj, por gjithsesi unë jam në dispozicion

Gazetari: Ka shumë pilotë të avionëve të turizmit që transportojnë drogë në këmbim të parave, e konfirmojnë hetimet?
Guidi: Ka disa, por nuk mund ti sulmojmë të gjithë. Fluturimet private janë një realitet që mbështetët në punë serioze dhe shumë dashuri.

Gazetari: Komandant, e mbylle me avionët?
Guidi: Për një farë kohe po.

Gazetari: Po angazhimet e ardhshme?
Guidi: Do të qëndroj me fëmijët. Nuk më kanë braktisur asnjë moment. Pastaj do të ik në Comasco. Në vilën e familjes prej brezash. /a.m.

Next Post
Zhvishet sërish Paris Hilton

Zhvishet sërish Paris Hilton

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Situatë kritike me zjarret në malësinë e Pukës, dy fshatra në rrezik! Flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri

Situatë kritike me zjarret në malësinë e Pukës, dy fshatra në rrezik! Flakët përparojnë drejt zonave të banuara, ndërhyrje nga ajri

August 22, 2026
Shqipëria përfshihet nga mot i nxehtë, termometri deri në 39 gradë! Ja qytetet më të nxehta për ditën e nesërme

Tirana dhe Fieri do kenë temperaturat më të larta! Moti për ditën e sotme, priten kthjellime dhe vranësira

August 22, 2026
VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

VIDEO/ Kristiano Ronaldo mbaron ‘muajin e mjaltit’, rikthehet me gol te Al Nasr, synim arritja e 1000 rrjetave!

August 22, 2026
DETAJE / Mbi 26 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Fakulteti i Mjekësisë publikon listat paraprake të studentëve fitues, ja kur nisin regjistrimet dhe si të bëhet ankimimi!

August 22, 2026
“Kartolinë gushti”- Saranda mes destinacioneve më të vizituara të verës, Rama ndan pamjet nga qyteti bregdetar (VIDEO)

“Kartolinë gushti”- Saranda mes destinacioneve më të vizituara të verës, Rama ndan pamjet nga qyteti bregdetar (VIDEO)

August 22, 2026
Rusia nuk kursen as civilët, bombardim i egër ndaj qendrës tregtare në Ukrainë, të paktën 16 të vdekur dhe 130 të plagosur!

Rusia nuk kursen as civilët, bombardim i egër ndaj qendrës tregtare në Ukrainë, të paktën 16 të vdekur dhe 130 të plagosur!

August 22, 2026
SHBA-ja dërgon një aeroplanmbajtës afër Hormuzit -

Tregtia e fshehtë mes dy vendeve, SHBA bën gati sanksionet e reja ndaj Iranit, mund të përfshijë dhe Kinën!

August 22, 2026
Tragjedi ajrore në Kroaci, avioni rrëzohet në parkun Kombëtar të Zadarit, 2 persona të vdekur!

Tragjedi ajrore në Kroaci, avioni rrëzohet në parkun Kombëtar të Zadarit, 2 persona të vdekur!

August 22, 2026
“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

“Liria ka emër”, tubim në Prishtinë më 12 shtator, nis marshimi për lirimin e krerëve të UÇK-së: Kosova po pret!

August 22, 2026
“Destinacion unik, ku natyra është spektakël”- Nis festivali “Ah Theth”, Rama jehonë lajmit: Mes bukurive të Alpeve!

“Destinacion unik, ku natyra është spektakël”- Nis festivali “Ah Theth”, Rama jehonë lajmit: Mes bukurive të Alpeve!

August 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com