• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

by A. Q
09/08/2026 15:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dinamo vazhdon të investojë te talentet dhe tashmë po korr edhe frytet e kësaj strategjie. Koman është transferimi i radhës që sjell një shifër të jashtëzakonshme për futbollin shqiptar.

19 vjeç dhe tashmë një transferim prej 800 mijë eurosh. Koman largohet nga Dinamo dhe transferohet në futbollin belg, në një marrëveshje që i sjell klubit kryeqytetas një shumë të konsiderueshme, por jo vetëm.

Sipas detajeve të marrëveshjes, Dinamo përfiton 800 mijë euro nga transferimi, ndërsa ka siguruar edhe 10 për qind të shumës së një shitjeje të ardhshme.

Pra, nëse Koman do të transferohet sërish nga klubi belg për një shumë të konsiderueshme, Dinamo do të përfitojë edhe nga lëvizja e ardhshme e talentit. Një formulë që tregon se klubet shqiptare po tentojnë të mos përfitojnë vetëm nga shitja e parë, por të ruajnë edhe një interes financiar në zhvillimin e mëtejshëm të futbollistit.

Koman kalon Simon Simonin

Me 800 mijë euro, Koman bëhet shitja më e madhe e regjistruar për një futbollist shqiptar 19-vjeçar, duke kaluar edhe transferimin e Simon Simonit, i cili u largua nga Dinamo për rreth 600 mijë euro drejt Eintracht Frankfurtit. Kjo është një tjetër dëshmi se klubet shqiptare po arrijnë të marrin shifra gjithnjë e më të larta për lojtarët e rinj. Dhe në këtë drejtim, Dinamo po krijon një profil të veçantë në treg.

Dinamo, standard i ri për shitjet e talenteve

Vetëm vitin e kaluar, klubi kryeqytetas realizoi edhe dy shitje të tjera të rëndësishme.Zabërgja dhe Mandela u transferuan në Ukrainë për një shumë totale prej rreth 2 milionë eurosh, ndërsa Karamba u shit te Gaziantep në Superligën turke për rreth 400 mijë euro.

Tani vjen edhe Koman me 800 mijë euro, duke e çuar Dinamon në një tjetër nivel sa i përket menaxhimit dhe shitjes së talenteve. Pas Zabërgjës dhe Mandelës, e më pas Karambës, Dinamo po kthehet në një klub që vendos standardin e ri të shitjeve të lojtarëve të rinj në futbollin shqiptar, informon TCH.

Dhe detaji më interesant i marrëveshjes me Komanin është pikërisht 10-përqindëshi i rishitjes. Dinamo nuk ka mbyllur thjesht një transferim prej 800 mijë eurosh.

Ka siguruar edhe një mundësi për të fituar sërish nëse 19-vjeçari shpërthen në Belgjikë dhe transferohet më tej. 800 mijë euro sot. 10% nesër. Dhe një tjetër talent që Dinamo e shet përtej kufijve të futbollit shqiptar.

Next Post
Fushtata për shpërbërjen e GJPN, Trump: Qëllim të mbrojmë Netanyahun dhe të tjerët nga ndjekja penale, jo veten -

Netanyahu rrëzon planin 15-pikësh të Trump për Gazën: Izraeli nuk tërhiqet pa çarmatosjen e Hamasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

Tabaku i përgjigjet Ramës: Shqipëria vuan nga një republikë e të korruptuarve

September 27, 2026
Zyrtarët amerikanë paralajmërojnë për çmime më të larta të naftës dhe gazit, shkak mbyllja e Ngushticës së Hormuzit -

Tensionet SHBA-Iran përshkallëzohen! Garda iraniane kap dronin amerikan në Ngushticën e Hormuzit

September 27, 2026
Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

Marta Kos: 2026, “viti i zgjerimit” të BE-së, Shqipëria mes katër vendeve kryesuese

September 27, 2026
Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

Deklarata e fortë e Salianjit: Rama dhe Berisha të tregojnë çfarë diskutuan në takimin në Rinas

September 27, 2026
Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

Incidenti pranë bazës RAF Fairford, arrestohen 5 persona pas zbulimit të tre automjeteve të dyshimta, evakuohen 85 familje

September 27, 2026
Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

Ministri Salla nga Devolli: Ndërhyrje konkrete për më shumë mbrojtje nga përmbytjet

September 27, 2026
Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

Papa Leo XIV përpara 700 mijë besimtarëve në Paris: Ndajeni besimin me njerëzit që takoni

September 27, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

Pagat e magjistratëve përplasin institucionet, Gjykata e Lartë nuk merr pjesë në tryezën e thirrur nga Rama

September 27, 2026
Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

Zjarri përfshin apartamentin në Korçë, shpërthen bombola e gazit gjatë gatimit, dëme të mëdha materiale

September 27, 2026
Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

Domosdoshmëria e reformës së thellë të institucioneve të inteligjencës

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com