• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kolonjë, banorët në protestë kundër instalimit të paneleve diellore: Askush nuk na dëgjon! Ku do kullosin bagëtitë tona (VIDEO)

by Os De
29/11/2025 14:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Banorët e fshatit Qinam, në bashkinë e Kolonjës, qarku Korçë, janë ngritur në protestë këtë të shtunë, kundër projektit për instalimin e paneleve diellore në zonat e kullotave.

Gjatë protestës, banorët u shprehën se megjithëse bashkia ka zhvilluar disa takime informuese, vendimet e marra deri tani nuk reflektojnë aspak shqetësimet e tyre.

Fermerët thonë se as kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, nuk i merr parasysh shqetësimet dhe hallet e tyre (i marrë i pandehur nga SPAK edhe për tenderin e ujësjellësit).

Madje një prej banorëve, e ironizon, duke thënë se kryebashkiaku i tyre ka dhe ca virtyte të tjera që nuk janë normale.

“Jam fermer, kam 20 krerë lopë. Ky kryebashkiak që nuk i përshtatet një njerëzimi normal, se ka ca virtyte që nuk i përkasin një burri. Të jesh fermer dhe të kesh 20 lopë dhe të dënohemi ne si partiak, meqë jemi opozitarë, nuk na jepet subvencionin. Ka të tjerë që i kanë marrë edhe me një e dy lopë, kurse unë jo sepse jam i djathtë, jam i tillë, gjakun e kam blu, makinën blu nuk ndryshoj”, u shpreh një nga banorët.

“Ja po u bënë ato, ku do vemi ne. Të bëhen ato, të ikim e të mbytemi edhe ne, se s’kemi çfarë të bëjmë”, thotë një tjetër.

Ata theksuan se ndihen të përjashtuar nga procesi dhe të pambrojtur nga institucionet dhe askush nuk i dëgjon pavarësisht ankesave të përsëritura.

“Arat i kemi të ndara, këta duan të bëjnë panele diellore. Kemi e një pyll atje, kullotë, ata duan të bëjnë panele. Janë mijëra krerë që kullosin atje, mirë beharin e zgjidhim, po beharin? Ju lutemi që të mos na e marrin atë kullotën atje, ne malin e Gramozit kemi”, tregon një tjetër fermer i Qinamit.

Banorët kujtojnë se kullotat dhe arat që pritet të zëvendësohen me panele janë të ndara prej brezash mes familjeve të fshatit, dhe se aty kullosin deri në 4000 krerë bagëti, përfshirë 600 lopë.

Një prej banorëve shprehet:

“Unë kam 400 krerë, jam taksapagues i rregullt. Në dimër ku t’i çojmë kullotat ne, po mirë në behar, por në dimër nuk kam ku i çoj”.

Kurse një tjetër nënvizon se “po i varrosin”.

“Ne jemi një fshat pa emigracion, jetojnë këtu me tokën dhe bagëtitë, bujqësi e fermerë. Kur u ndanë toka u la e tillë kullotë se ishte mënyra e jetesës kjo, këta do e bëjnë me panele diellore. Ne jemi e një fshat pa hipotekë e tapi, asnjë gjë nuk na kanë bërë. Një pjesë janë fukarenj me atë ushqehen, po u zu dhe kjo njerëzit janë të varrosur, të mbaruar”, thotë ai.

Sipas tyre, heqja e këtyre sipërfaqeve do të paralizonte të gjithë ciklin bujqësor e blegtoral të zonës.

Një prej fermerëve u shpreh se vendosja e paneleve diellore mund t’i largojë përfundimisht edhe familjet fundit që mbështeten te blegtoria për të siguruar jetesën.

“Ne me këtë ushqehemi, kopenë e lopëve kam unë, me ato ushqehemi, me çfarë t’i mbaj fëmijët unë? Po u bënë panelet le të mbytemi, të mbarojmë fare, ne blegtori e bujqësi kemi”, tregon një prej fermerëve.

Banorët i bëjnë thirrje institucioneve për ndërhyrje urgjente, duke u shprehur se mbrojtja e kullotave është e vetmja mënyrë për të ruajtur ekonominë e fshatit.

Next Post
Homazhe në varrezat e Dëshmorëve, deputetja e PS ngatërron Ditën e Çlirimit me Pavarësinë

Homazhe në varrezat e Dëshmorëve, deputetja e PS ngatërron Ditën e Çlirimit me Pavarësinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

Rrugët që ranë dhe ato që do të bien!

February 25, 2026
Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

Ish-presidenti Sepp Blatter i kundërvihet Infantinos: FIFA është një diktaturë

February 25, 2026
Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

Të shtëna me armë në Golem/ 38-vjeçari thyen “arrestin në shtëpi”, bashkë me familjarët përplaset me policinë

February 25, 2026
Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

Spiropali takon komandantin e misionit të KFOR-it: Shqipëria mbetet e përkushtuar në garantimin e sigurisë së Kosovës

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In