• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kolonjë, asgjësohen 17 mijë rrënjë kanabis, nën hetim disa oficerë policie që “ruanin” drogën

by Java News
24/08/2016 18:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion sekret antidrogë u zhvillua pak ditë më parë në Kolonjë në qarkun e Korçës. Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm gjetën 17 mijë rrënjë kanabis në fshatin Qinam-Radovicke.

Hetimi për këtë rast kishte rreth 3 muaj, ku agjentë të SHÇBA-së kanë vëzhguar zonën dhe disa kolegë të tyre. Ka pasur dyshime se disa punonjës të rolit bazë të policisë qëndronin në hyrje të fshatit, duke “ruajtur” kanabisin e mbjellë nga banorët.

Ankesat e ardhura në SHÇBA dhe prokurori flisnin se edhe drejtues policie ishin lidhur me trafikantë dhe për këtë arsye, kur u bë operacioni, gjithçka është mbajtur e fshehtë. Fshati jeshilonte nga të mbjellat dhe u asgjësuan 17 mijë rrënjë, që e përllogaritur në lekë, nëse do të dilte në treg, kishte vlerë disa milionë euro.

Gjithsesi, të dhënat nga Prokuroria e Korçës thanë për gazetën “Shqip” se dyshohet se të implikuar janë disa inspektorë të zonës në fjalë, të cilët kanë pasur pikërisht detyrën që të raportonin për të mbjella hashashi. Ata, jo vetëm që nuk e bënë siç duhet detyrën, por edhe e “ruanin” kanabisin.

Mësohet se në hetimet e prokurorisë do të përfshihen edhe drejtuesit e Komisariatit të Policisë në Ersekë apo edhe Drejtoria e Policisë në Korçë. Do të shikohen tabulatet telefonike të inspektorëve të zonës, me cilët kanë biseduar, për të gjetur edhe lidhjet. Megjithatë, siç edhe ndodh rëndom në gjithë Shqipërinë, edhe gjatë këtij operacioni nuk pati asnjë të arrestuar, duke ngritur dyshime të mëdha se operacioni i Prokurorisë së Korçës mund të jetë dekonspiruar edhe nga SHÇBA-ja.

Next Post
Shehu: Keqqeverisja ia ka shtuar hallet dibranëve

Shehu: Keqqeverisja ia ka shtuar hallet dibranëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Politika kërkon b*le, jo britma

Politika kërkon b*le, jo britma

February 19, 2026
“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

“Faleminderit kryeministër!”, veteranët e UÇK përgëzojnë Ramën për qëndrimin në Bordin e Paqes

February 19, 2026
“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

“Agjërimi pa ndershmëri mbetet thjesht një ritual”, Presidenti Begaj uron Muajin e Ramazanit në iftarin e parë

February 19, 2026
Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

Hapte dyert e dritaret me krik makinash, arrestohet në Itali “skifteri” shqiptar, autor i 80 grabitjeve

February 19, 2026
Gjuha Amtare, një pjesë thelbësore e identitetit dhe trashëgimisë sonë kulturore

Milan Shuflaj, e vërteta historike dhe martirizimi i lirisë akademike në Evropë

February 19, 2026
“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

“Pse i ke fshehur provat, apo ke frikë”/ Debate mes prokurorit e avokates së Altin Ndocit në gjyq

February 19, 2026
Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

Dosja “Epstein”/ E-mailet zbulojnë se Izraeli menaxhoi sigurinë në ndërtesën e pedofilit

February 19, 2026
Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

Bordi i Paqes/ Beogradi dhe Shkupi “jashtë dritave të skenës”, nuk ka ftesë për Vuçiç dhe Mickoski

February 19, 2026
Ish-presidenti Ilir Meta kërkon lirimin nga qelia, Kushtetuesja i cakton datën e gjyqit

Meta mbyll Mbrojtjen, pritet të nisë gjykimi për ish-presidentin

February 19, 2026
Momente pikante nga Bordi i Paqes/ Rama dhe Trump bisedë miqësore me njëri-tjetrin, buzëqeshje dhe shtrëngime duarsh

Firmoset Bordi i Paqes! Firmosin 50 shtete, mes tyre Shqipëria dhe Kosova

February 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In