• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kolltukofagët modernë

by
20/10/2021 12:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Novruz Zejnati 

Afro 100 vjet më parë, në një fjalim brilant në parlamentin e Shqipërisë, Fan Noli shigjetonte ashpër qeverinë e kohës dhe kryeministrin e saj Ahmet Zogun. Duke sulmuar zyrtarët e fuqishëm të qeverisë që ishin lidhur aq ngushtë me postet e tyre, Noli i quante ata kolltukofagë dhe me ironi shtonte se: “kolltukofagët tanë janë më të fortë se ai trimi i çartur i historianit të lashtë grek, Herodotit.

Që t’i shqitësh këta tanët nga kolltuku, duhet t’u preç jo vetëm duart, por edhe këmbët e trupin…”. Çfarë po ndodh tek ne pas 100 vitesh nga fjalimi i famshëm i Nolit? –Pothuajse e njëjta gjë, por kolltukofagët tanë tashmë janë të një natyre tjetër. Dhe nuk janë thjesht kolltukofagë të zakonshëm, por nga ata të sërëve më të larta. Kolltuku si qëllim në vetvete është bërë obsesion duke nxjerrë nga vetja shumë personazhe të njohur në vendin tonë. Çfarë i duhet sot kolltuku Sali Berishës në moshën 77 vjeçare?

Nuk besoj se do të kishte argumente të mjaftueshëm një vëzhgues i pavarur i aktualitetit politik që të më bindë se “Foltorja” e Berishës ka si qëllim modernizimin dhe hapjen e PD-së. Berisha aty ka qenë gjithmonë, në PD ose në prapaskenë, dhe në 8 vitet e fundit ishte ai që diktonte çdo gjë në PD, jo Lulzim Basha. Halli i madh që e ka zënë Berishën që pas shpalljes “Non grata” nga ana e Departamentit Amerikan të Shtetit, është diçka që kuptohet, por ai nuk po e bën këtë luftë në një moshë të tillë për të ardhmen e PD-së, por për ta pasur PD-në si një kobure kundër Ambasadës Amerikane në Tiranë. Është e kotë që të shtohet këtu fakti se Berisha i provoi të gjithë pikat kulmore të pushtetit (kryeministër dy herë dhe një herë President i Republikës) dhe s’kish ç’i duhej kjo marrëzi në moshën e pleqërisë.

E njëjta gjë ndodh edhe me partinë Lëvizja Socialiste për Integrim. Deri në 25 prill të këtij viti ishte një parti me një numër të madh deputetësh dhe e shtrirë në gjithë vendin. Sot u katandis me vetëm 4 deputetë, por kolltuku kalohet nga burri te gruaja dhe më pas, kur Presidenti të dalë nga zyra në të cilën qëndron prej 4 vitesh, të kthehet edhe një herë si më parë, në kolltukun e kuq të LSI-së. Edhe në nivel më të ulët në këtë parti, janë po të njëjtët njerëz që qarkullojnë, që kanë zënë nga një kolltuk secili dhe myken në pritje vit pas viti derisa rrota e fatit t’i rikthejë edhe një herë në pushtet.

Partia Socialiste është në pushtet dhe nuk dihet se çdo të ndodhë me Edi Ramën kur të mbarojë mandati i kësaj qeverie (apo nëse nuk e plotëson mandatin 4-vjeçar). Nuk ka deri tani të dhëna apo shenja se Rama do ta pasojë kreun e PS-së tek ndonjë tjetër nga radhët e socialistëve.

Përse janë kaq të lidhur politikanët tanë me kolltukun? Përse nuk iu hapin rrugë të rinjve? Të gjitha partitë tona krysore kanë të rinj të spikatur që mund të marin drejtimin e tyre dhe të sjellin një frymë të re politike, një model të ri për ta zhdukur një herë e mirë frymën e konfiktualitetit që mbizotëron prej vitesh në skenën tonë politike. Kur do ta zbatojnë në praktikë qarkullimin e elitave, që aq shumë i nevojshëm është për të ecur përpara dhe jo për të mbetur në vendnumëro prej 30 vitesh? Për fat të keq, dy partitë tona kryesore, njëra e ashtuquajtur e majtë dhe tjetra e ashtuquajtur e djathtë, janë vetëm parti patronazhiste dhe që nuk kanë të bëjnë fare me parimet e demokracisë. Për sa kohë të vazhdojë një frymë e tillë qeverisje dhe politikbërje, kolltukofagët tanë modernë nuk do e lënë vendin të ecë përpara, gjithmonë në vendnumëro do të jetë.

**Doktor i Shkencave, Kolonel R. 

Next Post
Vdiq sot / Kush ishte Gate “koka” e grupit të Lazaratit që qëlloi policinë dhe helikopterin italian

Vdiq sot / Kush ishte Gate “koka” e grupit të Lazaratit që qëlloi policinë dhe helikopterin italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

Asambleja e PS në Lalëz/ Rama kërkoi përjashtimin, Spiropali dhe Ndreca i shpëtojnë masës në momentin e fundit, nuk u hodh në votim!

November 14, 2026
“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, të paktën 700 efektivë policie në terren, nuk ka incidente!

“Ne nuk harrojmë!”- Protestuesit bllokojnë “Rrugën e Durrësit”, të paktën 700 efektivë policie në terren, nuk ka incidente!

November 14, 2026
Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë

November 14, 2026
Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

Liga e Kombeve/ Alarm në Kombëtare, Ernest Muçi në dyshim për sfidën me Bjellorusinë

November 14, 2026
Përplasen dy makina pranë tunelit të Murrizit, humbin jetën dy persona, 5 të tjerë dërgohen në spital

EMRI/ Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, makina përplas me vdekje këmbësorin!

November 14, 2026
FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

FOTOLAJM/ Berisha humb ‘luftën’ online me Ramën! Kryeministri me rreth 28 herë më shumë shikues live në Facebook!

November 14, 2026
Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

Zelensky: SHBA ka propozuar që Ukraina të dorëzojë Donbasin për anëtarësim në NATO

November 14, 2026
“Më 12 qershor përfundojnë zgjedhjet në PS”, Klosi: Shtrijmë strukturat në diasporë, fokus Britania, SHBA dhe Gjermania

Pse u tërhoqët nga votimi për Spiropalin? Klosi: Jam këtu për pjesën publike, Manastirliu qëndron në Tiranë

November 14, 2026
“Veliaj i ka duart e lidhura”, çfarë tha Rama për përjashtimet sot në Asamblenë socialiste

Asambleja e PS mbyllet pa vendim për Spiropalin dhe Ndrecën! Manastirliu mbetet në Tiranë, përforcohet me Demon dhe Koçiun

November 14, 2026
Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

Ndryshon projekti i hekurudhës Tiranë-Rinas-Durrës, treni zhvendoset 500 metra larg aeroportit

November 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In