• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Koleksionisti Thimo: Kokëdhima më ofroi pazar, donte 100 ikona të falsifikuara t’i shiste në Qipro!

by Java News
08/10/2018 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Koleksionisti Gjergji Thimo, ka shpjeguar sonte ‘brengën e tij’ që prej momentit kur në 2013, policia sekuestroi ikonat e tij. Thimo u arrestua, e më pas u lirua, ndërkohë që në një bisedë me gazetarin Ilir Babaramo, ka folur edhe për ish-deputetin Koço Kokëdhima.

Thimo ka thënë se Kokëdhima i ka ofruar në vitin 2002, që të bëhej pjesë e falsifikimit të ikonave. Thimo shpjegon “skemën”. 100 ikonat më të mira të tij, do të ekspozoheshin në Qipro, e më pas kur të ktheheshin ikonat në Shqipëri do të ktheheshin ikonat e falsifikuara, pasi ato origjinalet do t’iu shiteshin dy specialistëve nga Qipro dhe Malta.

Interesi që u morën me shkatërrimin e kulturës, u joshën nga një pasuri kombëtare. Flas për Kryeministrin dhe Koço Kokëdhimin. Kur në Korçë ishte kryetar bashkie Gjergji Duro, më kishte dhënë hapësirë për të ndërtuar një muze, shumë vite para. Më thërritën në Tiranë nga UNESCO, si referencë për mbrojtjen e trashëgimisë. Më thanë që do hapja muze në Tiranë, në vitin 2002.

“DONIN TË MË BËNIN PJESË TË TRAFIKUT TË TYRE, KUR KOLEKSIONI IM U CERTIFIKUA KOÇO MË THA: ”HAJDE TË BËJMË NJË EKSPOZITË NË SPANJË, QIPRO ME NJERËZIT TANË (EDI RAMËN, ETJ). KUR TË VIJ ME 100 IKONAT MË TË MIRA, DO VIJNË SPECIALIST NGA QIPRO DHE MALTA DHE KUR TË KTHEHEN IKONAT DO TË JENË TË FALSIFIKUARA. IK O KOÇO I THASHË. KANË ARDHUR ATA NË SHTËPINË TIME. UNË E KOÇO, AI VINTE EDHE NË SHTËPINË TIME. EDI RAMA S’ËSHTË MARRË ME TRAFIK KUNGUJ DHE DOMATESH, POR ME TRAFIK DOMATESH. U AKUZUA EDHE NGA NANO. AI THA SE SHISTE IKONA TË VJEDHURA. KUR ISHTE MINISTËR KULTURE, RAMA, SHKRELI, DHE TARE JANË BANDA MË E KEQE, EDI RAMA BËRI NJË EKSPOZITË ME KRYEVEPRAT E SHQIPËRISË NË GJERMANI DHE ENDE S’I KA KTHYER”, tha Gjergji Thimo, koleksionist
Koleksionisti Gjergji Thimo ka folur edhe për një moment tjetër bashkëpunimi me Koço Kokëdhimën. Ai ka thënë se me ish-deputetin e PS, ka patur një miqësi të ngushtë, aq sa kanë qendruar deri në orët e vona të natës sëbashku.

“KOÇO KOKËDHIMA LE TË SHKONTE T’I BLINTE. VINË I SHOHIN KËTU E I MARRIN. SIÇ FOLA ME FAKTE, PËR KËTO IKONA QË KOÇO I PA DHE MË THONIN QË I KE VJEDHUR TI ÇDO IKONË.  EDI RAMËN E KAM TAKUAR DISA HERË. KAM PATUR TAKIME TË VEÇANTA, KEMI FOLUR PËR EKSPOZITËN. KUR VINTE KOÇO, RRINTE DERI NË 2-3 TË NATËS, VININ DISKUTONIN PËR HALLET QË KISHIN BASHKË ME GRUAN. RAMËN E KAM TAKUAR NJËHERË TEK SHTËPIA E KOÇOS, NJËHERË NË NJË GALERI, DHE NË DISA NDËRMJETËSIME TË TJERAT”, deklaroi Thimo.
Thimo ka treguar se Kokëdhima i ka kërkuar që një nga ikonat Onufri, koleksionisti t’ja dhuronte ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pasi për të kjo ishte diçka normale, pavarësisht se ishte në shkelje të plotë të ligjit.

“KOÇO KOKËDHIMA DHE EDI RAMA, NË SHTËPINË E KOÇOS, E DI MIRË KOÇO. NË NJË DHOMË TË SHTËPISË SË KOÇOS, ISHIM TË TRE. U DISKUTUA QË NJË IKONË T’I BËHEJ DHURATË TONY BLAIRIT. RAMA KRUAJTI KOKËN DHE IKU, NGELËM VETËM UNË DHE KOÇO. KOÇO SI MEGALLOMAN QË ËSHTË SE KUJTONIN SE E KISHIN SHTETIN TË TYRE, MË BËRI KËRKESË. KUR VAJTA NË SHTËPI, MË BËRI EDHE SMS, FUTI EDHE NDËRMJETËS, SAMI STAROVA, QË VIDHTE IKONA E IA JEPTE EDI RAMËS. IKONËN E ONUFRIT MË THA, SILLE TA SHOHË EDI RAMA. PROKURORIA S’E HETOI KËTË GJË. ATA ZHDUKËN TABULATET, QË KËRKOI IKONËN. EDI RAMA ËSHTË HAJDUT. S’KISHTE TË DREJTË TË BËNTE PARADË ME IKONAT. KËTA JANË BANDA E HAJDUTËVE”, u shpreh ai.
Koleksionisti nga Korça, ka treguar edhe për operacionin Ikona të vitit 2013, ku iu sekustruan ikonat dhe ai u arrestua.

“OPERACIONI IKONA, MË 8 TETOR, KUR RAMA MORI PUSHTETI ORGANIZOI NJË OPERACION. AI PËR MUA, PAS 5 VITESH, PAS NJË HETIMI TË PLOTË NGA SHTETI, THEM ME BINDJE TË PLOTË, PAS PROVAVE DHE FAKTEVE QË KAM GRUMBULLUAR, I THEM OPINIONIT PUBLIK, SE U GËNJYEN MEDIAT NDËRKOMBËTARE. OPERACIONI “IKONA” I ORGANIZUAR NGA RAMA, ISHTE BANDITESK DHE FASHIST. POLICIA MORI BRUTALISHT DOKUMENTACIONIN. NË ORËN 7:20, HYRI ARTAN SHKRELI DHE ARTAN LAME DHE MORËN TË GJITHA OBJEKTET E MIA. INTERESI IM ISHTE QË KËTO OBJEKTE TË CERTIFIKOHESHIN. KRYEMINISTRI ËSHTË SHPREHUR SE FALENDERONTE POLICINË E SHTETIT, KURSE PËR KOLEKSIONIN TIM, E QUAJTI NJË THESAR NË DUART E TRAFIKANTËVE. NË KOHËN E DIKTATURËS NE KISHIM MBI 600 IKONA NË SHTËPI. BABAI IM KISHTE IKONA, PRANDAJ KISHIN VLERA. NE I RUAJTËM, BABAIT IU BË EDHE NJË GJYQ, POR S’U DËNUA SE ISHTE PARTIZAN. KËTO U RUAJTËN NË SHTËPI DHE U FSHEHËN. NUK KISHA 3 MIJË IKONA, POR 2 MIJË E 600. NGA ’90- DERI NË 2013, DUKE PARË KËTË FOND, SHTETI MË LICENSOI SI MUZE PRIVAT I ARTIT DHE KULTURËS. KISHA TË DREJTË TË GRUMBULLOJA OBJEKTE. ISHA I MBROJTUR, KISHA DALË PËR TË MBLEDHUR KËTO IKONA, KUR IKONOSTASËS SHKATËRROHESHIN PËR DRU NË GREQI. NUK KA PATUR VETËM NJË VJEDHJE NË SHQIPËRI, POR SHUMË. KAM PATUR SHUMË VEPRA, VETË RAMA I EKSPOZONTE KËTO. KAM BËRË EKSPOZITË NË TIRANË, KUR ISHIN KADARE, AMBASADORË, MINISTRA DHE TË TJERË. I MORËN IKONAT E MIA TAHIRI, E KUMBARO. I BËJ NJË PYETJE RAMËS, SI NJË HAJDUT KRYEMINISTËR. SI KA MUNDËSI QË DY MINISTRA EVROPIANË TË EKSPOZOJNË VEPRAT E VJEDHURA NGA NJË HAJDUT?! S’PO FLAS MË PËR TË TJERA GJËRA. PO TË KISHA SHITUR VEPRA, NUK DO ISHA NË SHQIPËRI. JAM ENDE PA SHTËPI, FJETA JASHTË KUR DOLA NGA BURGU. Ç’ËSHTË KY BANDIT QË THOTË KRYEMINISTRI QË BËN EKSPOZITË ME GJËRAT QË VJEDH. I KAM GRUMBULLUAR PËR PASION. KËTA I MORËN IKONAT E MIA DHE I DORËZUAN NË GALERINË E ARTEVE. I THEM PROKURORES QË MINISTRJA E KULTURËS, MË DATË 11.10.2013, DY DITË PAS OPERACIONIT, URDHËRON QË TË KETË LEJE QË TË EKSPOZOJË VEPRAT E ARTIT. E FRIKSHMJA ËSHTË SE KY ELIMINOI PROKURORINË”, tha Thimo, koleksionist

Next Post
Ambasada jep njoftimin: Ja kur dalin përgjigjet për Lotarinë Amerikane

Lotaria, ambasada e SHBA: S’kualifikoheni nëse bëni këtë veprim!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

Berisha: Duhet të vendosim regjim fiskal mbi karburantet njësoj si Kosova dhe Maqedonia

April 8, 2026
Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

Cardi B bie pre e mashtrimit me kartë krediti, çfarë blenë hajdutët me 60 mijë dollarë

April 8, 2026
Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Keir Starmer drejt Gjirit Persik, përpjekja diplomatike për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

April 8, 2026
Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

Dilemat e Netanyahut dhe lufta e përhershme… Heshtja mbi armëpushimin dhe lëvizjet surprizë të Trumpit

April 8, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Miratohen çmimet e reja, ulet me vetëm 4 lekë nafta në Shqipëri

April 8, 2026
“Më 28 dhjetor fitojmë bindshëm” Kurti: Më 29 dhjetor gëzohen fëmijët dhe pensionistët

Kurti zbulon planet për 2030: Palestra e re e xhudos, mikpritëse e sporteve luftarake në Lojërat Mesdhetare

April 8, 2026
Situata mes PD-ve, Minxhozi: Berisha humbi sfidën e madhe për të bashkuar demokratët, s’duhet të përsëritet “6 Marsi”

Një fitore si ajo e Trump

April 8, 2026
Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

Izraeli rifillon sulmet në Liban, Netanjahu: Nuk përfshihet në armëpushimin me Iranin

April 8, 2026
Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

Larje hesapesh? Vritet me armë zjarri një 27-vjeçar shqiptar në Grenoble

April 8, 2026
Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

Rekord regjistrime në pak ditë, Jet Bank kthehet në trend kombëtar

April 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In