• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Kolegët tanë me vila, na mbrojnë Belerin për tokat, kur kanë zënë toka për vete!”/ Hoxha: Fredi Beleri është kapur me video!

by A R
25/05/2023 22:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artan Hoxha thotë se Prokuroria ka prova me video për Fredi Belerin, i cili akuzohet për blerje votash, por ato nuk mund të dalin ende pasi prishen hetimet.

Hoxha ka qenë mjaft i ashpër në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku pati debate të forta mes tij dhe zëdhënësit të fushatës së Belerit.

Sipas Hoxhës, ka kolegë të tij gazetarë me vila në Tiranë dhe bregdet, që sot mbrojnë Belerin që po “lufton” për tokat në Himarë, ndërkohë që sipas tij, kanë “zënë toka për vete”.

“Janë disa kolegë që paguhen mijëra euro dhe thonë që qeveria po ble gazetarët për çështjen Beleri. Këta me vila, këta të Kodrave të Diellit, të Zamirit në Palasë, që e kanë lart buxhetin, tani mbrojnë Belerin. Ai thotë se janë zënë tokat, ky ka zënë tokat vetë… Unë maksimumi kur shkoj atje ha sufllaqe, se aq ma mban xhepi.

Kam dëgjuar që thuhet nuk ka prova. Pastaj kalon te pjesa që ka regjistrim audio. Në fakt është në video, me zë dhe figurë. Ka provë dhe ajo është me zë dhe figurë. Është kapur zoti Kokaveshi atje. Si lidhet me Belerin? Zoti Kokaveshi është gjë kandidat?

Zoti Kokaveshi që ditën e parë, kam parë shqetësim edhe nga mediat greke, ai nuk ka qenë në burg por ka qëndruar në spitalin publik, për t’i ofruar ndihmë mjekësore. Zoti Beleri, prej ditës së martë, ndodhet në spitalin e burgut, jo në qeli. Edhe ai është në ndihmë mjekësore. Që të qetësojmë ambasadën greke, mediat greke, dashamirësit, etj.

Pse e bëri Prokurori i Vlorës? Kur i është vendosur pajisja përgjuese, nuk u provua ajo që kërkohej, u bë në rastin e dytë. Në rastin e dytë kishte frikë për dekonspirim dhe forcat kanë vajtur nga Tirana. Meqenëse veprimet janë bërë në mbrëmje vonë, si do ta lëshonte prokurori i SPAK?

Po të mos ishte Rama, nuk kandidonte Fredi Beleri. Ai Fredi Beleri që ka duart me gjak. Ai qen bir qeni, ka djegur flamurin e Shqipërisë. Ai qen bir qeni nuk duhet të ishte atje!

Të kam thënë që ky person do të krijonte këtë problematikë. Sot Shqipëria dhe Greqia kanë një problem në kancelaritë europiane dhe në SHBA”, tha ndër të tjera Hoxha.

/a.r

Next Post
A do të kandidoni për kreun e PD? Alibeaj në “Real Story”: E kam menduar edhe këtë…

A do të kandidoni për kreun e PD? Alibeaj në "Real Story": E kam menduar edhe këtë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 14 Mars 2026

March 13, 2026
“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

“Ta kuptojnë që Parlamenti Europian nuk është pyll! I mungojnë druvarët e t’i çojmë ne”

March 13, 2026
Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

Rama: Nuk është puna e SPAK-ut t’i thotë Parlamentit se çfarë duhet të bëjë Parlamenti

March 13, 2026
Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

Pse munguan Spiropali dhe Xhafaj dje në Kuvend? Ja si përgjigjet Rama

March 13, 2026
Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

Takimi me ambasadoren e SHBA në Athinë, Rama: Diskutuam çështje me interes të lartë amerikan në rajon

March 13, 2026
Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

Rritja e çmimit të naftës pas luftës në Iran, Rama: Do rrisim rezervat, shteti do ndërhyjë në treg

March 13, 2026
Berisha mbledh drejtuesit politikë të qarqeve, çfarë u diskutua mes demokratëve

PD akuzon Qeverinë për neglizhencë ndaj çmimit të naftës: Të hënën depozitojmë nismë ligjore në Kuvend

March 13, 2026
Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

Sa përfitojnë SHBA‑të nëse rritet çmimi i naftës (dhe i gazit): Llogaritë e luftës dhe çfarë ndryshon për Europën

March 13, 2026
Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

Rama: Do shpallim Iranin shtet sponsor të terrorizmit dhe Hezbollahun & Gardën Iraniane organizata terroriste

March 13, 2026
Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

Deklaratat e ambasadave pas seancës, Rama: Asnjë presion! Nuk pranoj të më shohë njeri nga lart poshtë

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In