• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokëfort dhe servil, tiparet e “liderit” politik në Shqipëri

by Artur Ajazi
01/02/2022 12:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR  AJAZI

Ajo që ka ndodhur me politikën në Shqipërinë e postkomunizmit,mund të përbëjë një subjekt të mrekullueshëm për një film serial, për ti treguar shqiptarëve, si janë  si hiqen në realitet politikanët e tranzicionit demokratik. Duke mos marrë asgjë nga demokracitë perëndimore, prej të cilave thonë se “mësuan gjithçka prej tyre”,ata me shpejtësi u konvertuan nga ish-komunistë dhe shërbëtorë të enverizmit, në “profesorë” dhe demagogë të pluripartizmit. Politikan i mirë për ne është ai që shet pasurinë tonë, ai që shet ndërmarrjet, duke na kthyer ne në argatë në vende të tjera, por dhe në vendin tonë. Politikan i mirë për ne, është ai që di të vjedhë,të gënjejë, të premtojë dhe mos realizojë. Kurrë ne, nuk kërkojmë që politikani ynë të jetë i ndershëm, pasi u mësuam me një realitet të tillë. Ata janë në fakt, jo si i kërkojmë ne, dredharakë, finokë, mashtrues, abuzues. Fakti është se ne, nuk kemi një koncept të drejt, si duhet të jetë politikani ynë, ndaj dhe ka 30 vjet që  na prezantohen njerëz pa vlera, dhe bëhen edhe më të këqinj se kaq, kur ulen në karrigën e pushtetit. Politika jonë ka 30 vjet që është kthyer në sahan  për njerëz të korruptuar, kokëfortë dhe servilë. Duke mbivlerësuar  “kryetarin apo liderin historik”,ne krijuam politikanë servilë dhe të korruptuar. Ata që i rrethojnë, janë po aq  servilë vetëm para “liderit”, kurse  me ne, janë kapadai, propotentë,dhe tallës.Të lidhur me korrupsionin,bëhen qysh ditët e para të pushtetit, por ne nuk na bëjnë përshtypje, madje nuk na bëjnë përshtypje shumë gjëra që na  kanë dëmtuar deri sot. Por pse  ndodh kjo, në fund të fundit, cili është interesi që kemi nga kjo gjë , edhe pse shohim se na është krijuar një shtresë  shumë e pasur ? Me veprime të paligjshme, ata u pasuruan, nuk lëvizën nga politika, dhe kërkojnë të rrinë në politikë mundësisht 50 vjet. Vrapimi pas pasurisë dhe interesit personal, i ka bërë “liderët” politikisht të paaftë, kokëfortë dhe servilë. Interesi personal, familiar, dhe klanor, i ka tjetërsuar, madje i ka bërë të mos e duan as vendin e tyre. Ne duhet ta kuptojmë, që këta “liderë” duhen larguar apo ndërruar, sepse janë bërë pengesë e zhvillimit. Duhet ta  kuptojmë, se duke qenë tifozë të “liderit dhe partisë” kemi humbur interesin për shtetin ligjor.   Ne duhet ta kuptojmë, se të rizgjedhësh atë që ka vjedhur dhe keqpërdorur pushtetin dhe votën, do të thotë ta dëmtosh të ardhmen. Atij që ka abuzuar  dhe keqpërdorur pushtetin për përfitime personale,i duhet dhënë përgjigja e merituar njëherë e përgjithmonë, qoftë ky dhe “lideri historik”. Shoqëria shqiptare  duhet të reformohet, ç’ka do të sjellë emancipimin e klasës politike. Të kërkosh  mbajtjen e “liderit historik” përjetësisht në politikë,të biesh në kurthin e demagogjisë tij,ke dëmtuar vehten, shtetin, të ardhmen, integrimin, demokracinë, dhe ke favorizuar korrupsionin, “plagën” më të madhe  të periudhës 30 vjeçare të tranzicionit në Shqipëri.

Next Post
Si do të jenë financat në vitin 2022? Ja çfarë thotë horoskopi për secilën shenjë

Puna, dashuria dhe paratë/ Astrologia shpjegon se si do të jetë Shkurti për ju

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

Protestues të Vetëvendosjes zbarkojnë nga Kosova në Tiranë, i bashkohen protestës kundër Ramës (VIDEO)

June 20, 2026
Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

Protestuesi: Berisha është fajtori kryesor! Duhet të japin të gjithë dorëheqjen

June 20, 2026
Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

Raporti i “The Telegraph”: Botërori 2026 nën rrezik për manipulim ndeshjesh

June 20, 2026
Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

Njoftoi largimin nga grupi parlamentar i PS, Marjana Koçeku i bashkohet protestës në Tiranës

June 20, 2026
SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

SHBA reagon sërish: Irani nuk e kontrollon Ngushticën e Hormuzit

June 20, 2026
Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

Protestuesi afat Ramës deri nesër për dorëheqje!

June 20, 2026
Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

Ekspertët zbulojnë skandalin me topin e ri në Botëror!

June 20, 2026
Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

Deputetja e PS: Diaspora i besoi projektit të integrimit europian, morëm 122 mijë vota!

June 20, 2026
Balla ironizon protestën për Zvërnecin: Bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo

“Kush i merr shqiptarët për budallenj do marrë faturën në zgjedhje”, Balla tregon si opozita po manipulon fotot me AI

June 20, 2026
Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

Pamjet me dron/ Ja pjesëmarrja në protestën e sotme para Kryeministrisë

June 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In