Deputeti Koço Kokëdhima, u shpreh se Edi Rama e ka mbyllur partinë dhe e ka bërë atë si bunker.
“Rama e ka rrënuar Partinë Socialiste, e ka bërë si partia e Saliut, e ka bërë bunker, pa statur dhe pa institucione”, u shpreh Kokëdhima gjatë intervistës në TV “Apollon”.
Kokëdhima tha se pa çliruar zgjedhjet nga manipulimet nuk do të shpëtojë Shqipëria.
“Zgjedhjet janë të rrezikuara, si nga PS, si nga PD”, u shpreh politikani socialist.