• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kokalari sulmon Këlliçin: S’di si përfundoi ‘Rithemelimi’ te ky kloun! Mbivlerësova ndershmërinë e Berishës

by Java News
23/03/2023 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Evi Kokalari, dikur një mbështetje shumë e madhe e Sali Berishës, tani jo vetëm që është kundër tij, por edhe një kundërshtare e fortë ndaj Belind Këlliçit. Teksa e cilëson si “kloun”, Kokalari thotë se kandidimi i tij është si produkt i pazareve të pista. Ajo thotë se në këtë drejtim ka mbivlerësuar ndershmërinë e Sali Berishës, pasi besonte realisht se ‘Foltorja’ do të sillte ndryshimin, por nuk rezultoi kështu.

“Tashti më thonë që kjo gjëja mund të ketë gënjyer dhe për masterin dhe prandaj Ministria Arsimit s’ja njeh diplomën. Po gërmoj më tej e do t’ju them. Se si u reduktua PD e rithemelimit tek ky klloun, zoti e di. Se pse Berisha mbylli sytë dhe veshët me këtë njëri, dhe ky mister është. Që pazaret janë arsye s’ka asnjë diskutim, por sa kyç paska qënë ky pazar që këta sakrifikuan gjithë atë mund të foltores dhe më detyruan dhe mua t’ju dal kundër, është akoma për t’u parë.

Që Berisha bëri gabim që nuk reagoi dhe mbasi i kërkova ndihmë, për sulmet që ky lëtyrë lancoi ndaj meje vjet në verë, besoj se tashmë kaq e kanë kuptuar të gjithë, dhe për të qënë e sinqertë, s’kam ndërmënd ta lë të kaloj. Demokratët mos më kërkojnë më llogari pse i jam kthyer këtij gjësë, apo dhe Berishës vetë. Nëse ndonjë prej jush mendon që sulmet ndaj meje vjet ishin të justifikuara, hajde ma vërtetoni dhe do tërhiqem. Ndryshe, moral koti mos bëni sepse nuk do ta lë kurrë veten të baltosem në mënyrën se si më baltosën disa me dijeninë e plotë të Berishës, vetem se ekspozova vjedhjet dhe manipulimet e këtyre. Dhe gjë mangut nuk do t’i lë….

Tashti shoh foltoren se si po vetshkaterrohet, dhe më vjen keq që me naivitet mbivlerësova aftësitë e tij për të bërë ndryshime reale në PD, që si pasojë, do të sillnin ndryshime në të gjithë arenën politike të vendit. Në fakt aftësitë i kishte, unë mbivlerësova ndershmërinë e tij.

Si përfundim, kjo gjëja (çfarë do që ta quani) gënjeu për diplomën e gjimnazit, mundësisht masterin, gënjeu çdo demokrat prezent që votoi në 30 prill, gënjeu të gjithë ata që votuan kryesinë, gënjeu me garat e forumit rinor, mundësisht me primaret për bashki, dhe ju doni të më mbushni mëndjen që ky është më i mirë se Erion Veliaj???

Nëse prisni mbështetje nga njerëzit thjeshtë se e prezantoni si produkt të PDsë, juve ju ka ikur të gjithëve mëndja. Mua do të më vinte turp të dilja në foto me këtë, le më ta quaja pjesë të foltores. Në fakt këta me zorr e sollën tek foltorja se nuk i vinte. Ndoshta pazaret filluan që atëherë!!

Dhe uroj kjo puna e mos sjelljes së Berishës në fushatë se i bën dëm mos jetë e vërtet, sepse do ishte poshtëruese jo vetëm për Berishën, por për të gjithë ju që militoni akoma në atë parti.

Cirk të mbarë deri në 14 Maj, se ky seriozisht më kujton atë familjen që në kohën e komunizmit dilnin rrugëve të Tiranës me arusha Mirën për dore, i binin darjes, arusha kërcente, dhe ne fëmijët argëtoheshim. Ky kuptohet, dajristi…”, shkruan Kokalari.

Vetë Kokalari në muajin shkurt zyrtarizoi partinë e saj ‘Konservatorët’, pas zhgënjimit që pësoi nga Sali Berisha dhe distancimi nga Partia Demokratike, e ndërsa që në krye të herët ka derdhur një lum akuzash në drejtim Këlliçit.  Më herët, Kokalari akuzoi Kelliçin se kishte lobuar dhe orientuar votat për të siguruar një vend në Kryesi. Kjo përplasje nisi para se PD e Berishës të finalizonte zgjedhjen e organeve drejtuese, përmes posteve më të rëndësishme në parti pas kryetarit, Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve, por që vetë ai nuk mori asnjë post./m.j

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Balla i kujton Berishës aferën e CEZ: I kushtoi shtetit 414 milionë euro dëm!

Berisha sulmon Ballën: “Taulant Bego Yarsi” është i implikuar në porositje vrasjesh, vendin e ka në qeli!

November 26, 2026
LIVE! Alizoti kundër aktit normativ për tubimet, replikon Balla: Të vetmin sekretar partie këtu, e ke kryetar!

LIVE! Alizoti kundër aktit normativ për tubimet, replikon Balla: Të vetmin sekretar partie këtu, e ke kryetar!

November 26, 2026
Dallgë deri në 7 ballë, pezullohen tragetet Vlorë-Brindisi, ndalohet lundrimi edhe në Durrës

Dallgë deri në 7 ballë, pezullohen tragetet Vlorë-Brindisi, ndalohet lundrimi edhe në Durrës

November 26, 2026
Rekord alarmant/ Toka për 6 ditë radhazi mbi 2°C më e ngrohtë se në periudhën paraindustriale

Rekord alarmant/ Toka për 6 ditë radhazi mbi 2°C më e ngrohtë se në periudhën paraindustriale

November 26, 2026
Nga Intel te US Steel dhe Nvidia, interesat e Trump në kompanitë strategjike amerikane

Nga Intel te US Steel dhe Nvidia, interesat e Trump në kompanitë strategjike amerikane

November 26, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Fatime Kryemadhit, mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për gjykimin e shkurtuar

GJKKO dënon mamanë e Monika Kryemadhit! I pafajshëm babai i Erisa Xhixhos. Hiqet sekuestro e vilës

November 26, 2026
Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Qafë Thorë-Theth, ekipet e mirëmbajtjes në terren

Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Qafë Thorë-Theth, ekipet e mirëmbajtjes në terren

November 26, 2026
VIDEO / Berisha merret sërish me Ben Blushin: Historitë e tij të çmendura…

VIDEO / Berisha merret sërish me Ben Blushin: Historitë e tij të çmendura…

November 26, 2026
Si u vendos tritoli në Kamëz? Kamerat e sigurisë fiksojnë veprimet e autorëve

Eksploziv në verandën e një banese në Lezhë, Policia jep detajet e para

November 26, 2026
Reforma Territoriale, Grupi Parlamentar i PS-së kërkesë për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për fazën e dytë! Zbulohet plani me 8 pika

Analisti zbulon mesazhin e Ramës për deputetët pas dy largimeve: Mos harroni se…

November 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In