Prokuroria e Posaçme ka konfirmuar se në 48 tonë lëkurë gjedhi të sekuestruara është konstatuar lëndë narkotike kokainë.
Burimet kanë bërë të ditur se për këtë është kryer ekspertizë në disa prej 850 copë lëkurash që u bllokuan në operacionin e 15 nëntorit të vendosura në një magazinë në Mullet të Tiranës.
Një tjetër verifikim ka nisur mbi mbetjet e gjurmëve në thasët dhe materialet e konstatuara gjatë konstrolleve në laboratorin e drogës.
Ato do të shërbejnë për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë trafik ndërkombëtar.
Ndërkohë po mendohet nëse do të jetë e nevojshme marrja e ekspertëve të huaj me qëllim ndarjen e drogës e cila është shkrirë në lëkurat e gjedhit që burimin e origjinës e kanë nga Amerika Latine, shkruan Ora Neës.
Hetimet zbuluan se brenda këtyre materialeve ishte e fshehur kokaina e cila pasi vinte në Shqipëri përmes rrugëve detare dhe vendosej në Mullet.
Aty bëhej ndarja e lëndës e më tej përpunohej në Çerekë të Fushë Krujës. Për këtë operacion SPAK lëshoi 10 urdhëra arreste.
Grupi kriminal vëzhgohej prej 12 muajsh dhe mes të arrestuarve janë edhe 3 shtetas të huaj që besohet se do ti shërbenin grupit për përpunimin e kokainës.
Grupet e trafikantëve e sillnin kokainën të përzier në materiale të ndryshme. Në këtë pikë hyjnë në lojë të huajt nga Venezuela dhe Kolumbia, ekspertë për të nxjerrë përzierjen e kokainës nga materialet e ngurta.
Kujtojmë se në këtë hetim në bashkëpunim me autoritetet e huaja, pasditen e 15 nëntorit u kryen kontrolle në disa vila në rezidencën e Vip-ave “Kodra e Diellit 2” në Tiranë, të cilat mund të kenë shërbyer si baza dytësore të këtij grupi.
Të arrestuarit nga ky operacion janë:
Shtetas shqiptar:
1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
1- Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian
Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Droga vinte e fshehur në lëkura të kriposura bagëtish përmes portit të Durrësit dhe aeroportit, dhe në laboratorin në Qerekë përpunohej nga ekspertët nga Kolumbia e Venezuela.