Sasia rekord e kokainës e kapur në Durrës ka shkaktuar përplasje mes maxhorancës dhe opozitës në parlament.
Në kundërpërgjigje të deklaratave të Bashës se për kapjen e 613 kg kokainë u arrestuan punëtorët dhe jo trafikantët e vërtetë, Taulant Balla theksoi se ai operacioni ishte një sukses i organeve ligjzbatuese shqiptare, ndërsa i kujtoi Bashës disa shifra, ku sipas tij, përiudha kur lideri i PD ishte ministër i Brendshëm, u kap sasia më e vogël e drogës në histori.
“Kur Basha ishte ministër, u kap sasia më e vogël e drogës. Viti 2010 ishte viti më i dobët për kapjen e drogës. Vetëm në vitin 2004 Shqipëria filloi të aplikojë misionet e para në luftën ndaj kanabisit. Një avion i GDF nisi monitorimin në Lazarat, ku u qëllua me armë. Një ditë më pas PD në opozitë sulmoi policinë për ndërhyrje të paligjshmë në Lazarat. Personi që qëlloi helikopterin u dënua me 21 vjet burg, por u amnistua me ardhjen e PD në pushtet“, deklaroi balla
javanews.al./a.ç