• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kokaina në ish-Bllok/ Lirohet pronari i lokalit të njohur: Nuk i kontrolloj dot kamerierët

by Java News
04/09/2019 22:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lirohet pronari i clubit ‘de Charme’ në zonën e ish-bllokut i arrestuar më 31 gusht me akuzën nga hetimet paraprake, se e kishte përshtatur lokalin në ambient për përdorimin e kokainës duke shfrytëzuar kamerierët dhe banakierët për lidhjet me klientët. Orial Peçi 38 vjeç u lirua sot së bashku me menaxherin e lokalit Arbër Alkurtaj22 vjeç të cilët morën masën “detyrim paraqitje”. I vetmi që mbetet në burg është kamerieri Albi Llangozi, i cili gjatë kontrollit të befasishëm në club, u kap me kokainë.

Në një reagim për Shqiptarja.com, Orial Peçi hedh poshtë akuzat se ka pasur dijeni për ndonjë skemë të shitjes së kokainës dhe thotë se nëse ndonjë nga punëtorët e tij e ka bërë, atëherë është përgjegjësi e tyre. “Secili prej punëtorëve ka përgjegjësi ligjore në kurrizin e vet dhe se shesin apo prodhojnë lëndë narkotike i përgjigjen ligjit vetë”, shprehet pronari i ‘de Charme’.

Peçi thotë se ky kontroll ishte i dyti në biznesin e tij dhe se nëse do të bëheshin aksione edhe në clube të tjera nate në bllok dhe më gjerë në Tiranë, do të gjendej drogë, pasi siç thotë ai, ‘de Charme’ nuk është i vetmi vend ku ka klientë që janë përdorues droge.

“Po të më kishin gjetur mua diçka të paligjshme jua siguroj që nuk do isha jashtë. Kam të ardhura të konsiderueshme nga 3 bizneset, jam kryefamiljar, kam një fëmijë dhe dy prindër në pension dhe asnjë objektiv nuk më shtyn të shes apo prodhoj lëndë narkotike. “de Charme” fluksin e ka rreth orës 3-4 të mëngjesit, ka shumë klient që vinë nga lokalet e tjera dhe kalojnë orët e tjera të mëngjesit tek ne. Drogën nuk e prodhoj unë në Tiranë as nuk e sjell nga Kolumbia, as nuk jua fus unë në hundë njerëzve dhe spacatorët nuk i lej unë të qarkullojnë nëpër Tiranë. Policia e Shtetit ka të gjitha mjetet për t’i kapur sic bëri dhe me kamerierin që shiste në lokalin tim por jo të më njollosë mua biografinë time e të më dëmtojë punën se gjen dikë që shet në një ambient të errët me 300 klientë. Për mua është mungesë profesionalizmi ose qëllim për dëmtimin e biznesit tim. Unë kam për detyrë të kontrolloj stafin tim si i shërben klientit dhe jo t’i kontrolloj a kanë fshehur drogë tek bre*** , apo në mes të errësirës shet copa në lokal. Nuk jam lokali i vetëm ku ka edhe klientë përdorues të drogës për fatin e keq orari i një night clubi është delikat dhe unë jam munduar ta kontrolloj maksimalisht. Por jua garantoj që në të gjitha lokalet e natës në bllok e në Tiranë, në New Yourk, a në Paris po t’ju bëhet kontroll si tek Decharmi të njëjtat detaje do ketë, mos të them dhe më të mëdha”, thotë Orial Peçi në reagimin për Shqiptarja.com.

38-vjeçari rrëfen më shumë detaje mbi natën kur uniformat blu ndërhynë në kontrollin e befasishëm, me vendim të gjykatës pasi më herët policia dhe prokuroria kishin dokumentuar aktivitetin kriminal, siç u shpreh Policia e Shtetit në njoftim zyrtar.

 “Sa i përket kontrollit, nuk kisha më shumë se 5 minuta që kisha hyr në lokal kurse menaxheri nuk ka qenë prezent fare në objekt kur policia ka ushtruar kontroll. Menaxheri është thirrur nga unë mbas 1 ore për të qenë prezent meqë ai ishte administrator i lokalit Decharme. Policia na mori të gjithëve si staf për pyetje dhe për ta bërë sa më te bujshme na dhanë dhe neve masë arresti, mua dhe administratorin e biznesit tim kur në gjykatë ranë poshtë nga gjyqtari duke mos pasur asnjë të vetme prove që na kishte ngarkuar policia “prodhim, shitje narkotikësh edhe përshtatje ambienti për të konsumuar lëndë narkotike”, thotë shprehet pronari i ‘de Charme’.

Ai hedh akuza se e gjitha mund të ketë ndodhur nga persona që duan ta sulmojnë për t’i prishur imazhin për shkak të konkurrencës.

“Kam që 16 vjeç që kam filluar tregtinë e deri më sot zotëroj 3 biznese të cilat i kam ngritur me djersën e ballit e do i mbroj me gjak nga çdokush qe do mi cenoj. Kam 22 vite që përballem me shumë stuhi të së keqes e klaneve korruptive të Shqipërisë me konkurrencën e smirën e shumë personave, po jua siguroj që në këto 22 vjet çdo pjesë të bizneseve që zotëroj i kam ngritur me ndershmëri e djersë nuk mi shkel dot asnjëlloj fshatari momental që i jepet një post drejtues ose ndonjë konkurrenti të pazot që mundohen me ryshfete të me godasin imazhin e punën të ngritur prej vitesh”, thotë Peçi.

Pronari i clubit të natës në zonën e ish-bllokut thotë se të arrestuarit dhe shoqëruarit e tjerë, nuk i njihte, pasi ishin klientë në lokalë dhe shton se edhe klientë që u kapën me thikë dhe fishekë, u lanë të lirë që më 31 gusht.

“Njëri prej tyre përdorues me një cop kokaine në xhep dhe tjetri kishte një thikë me xhep kurse ata që kishin 9 plumba i liruan ditën e parë nga komisariati dhe nuk ishin fare në gjyq”, thotë Peçi. /l.m

Next Post
Këta ‘të çmendur’ rrezikojnë jetën për një foto perfekte

Këta ‘të çmendur’ rrezikojnë jetën për një foto perfekte

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com