• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Koka e trafikut të kokainës në drejtim të Europës/ Agim Çerma u arrestua në autobus: Narkotrafikanti shqiptar s’mbante as telefon celular

by Java News
11/09/2021 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia kolumbiane arrestoi gjatë muajit korrik një nga narkotrafikantët më të mëdhenj të kokainës në drejtim të Europës.

Agim Çerma, një shtetas shqiptar, u kap më 18 korrik në Montería, Cordoba, pikërisht në momentin që do të hipte në një autobus publik ndërqytetës.

Ndërsa shqiptari kërkohet të ekstradohet për dërgesat e tonelatave të kokainës, veçanërisht drejt Sofjes në Bullgari, mediat vendase kanë publikuar detaje të tjera. Ai konsiderohet si pjesë e “Kartelit Ballkanik”.

“El Tiempo” pyeti hetuesit për jetën e tregtarit të drogës që banonte në Barranquilla, (Atlántico) dhe trafikonte kokainë me avionë “charter” drejt Europës duke korruptuar zyrtarët nëpër aeroporte.

Cerma, sipas hetuesve nga Policia kundër Narkotikëve, u vendos në Barranquilla 7 vjet më parë, duke hyrë në Kolumbi në mënyrë të ligjshme.

Çerma, të cilin e njihnin me pseudonimin Jimmy, jetonte në Barranquilla me gruan e tij, një shtetase kolumbiane, ku bënin një jetë të profilit të ulët larg luksit dhe ekstravagancës, një metodë kjo e përdorur për t’u mos u vënë re.

“Ai nuk kishte makina, jetonte me qira dhe lëvizte me linja ajrore dhe mjetet e shërbimit publik. Shmangte përdorimin e celularit. U paraqit si një inxhinier, i cili kishte disa projekte në bregdetin e Karaibeve”, theksoi hetuesi i çështjes.

Për shkak të profilit të ulët të shqiptarit në shoqërinë kolumbiane, bëri që autoritetet të identifikonin me vështirësi anëtarët e rrjetit të drogës “Ballkan”.

Është vlerësuar se Cerma trafikonte rreth dy miliardë pesos kokainë në vit, duke qenë përgjegjëse për financimin e dërgesave të kokainës dhe çdo lëvizje në Europë. Përpara kapjes së tij, hetuesit zbuluan se atë javë, Jimmy do të udhëtonte në Apartadó, (Antioquia), ku do të takohej me anëtarët e “Klanit të Gjirit” për të koordinuar dërgesën e drogës, këtë herë me skaf.

“Në kohën e arrestimit, ai po udhëtonte me autobus nga Barranquilla në Urabá. Kaloi natën në një hotel modest në Montería (Kordoba) dhe kishte për qëllim të merrte transport publik në Apartado. Ai u kap nga agjentët në terminalin e transportit. Nuk mbante elementë domethënës”, shtoi hetuesi./ panorama

g.kosovari

Next Post
“Papërgjegjësi dhe neglizhencë totale”/ Ish-ministri i Shëndetësisë kritika Kurtit: Harron Kosovën sepse merret me gjendjen në Lindjen e Mesme!

Ishte në burg kur ndodhën sulmet e 11 Shtatorit/ Kurti tregon për festën e gardianëve serb: Mendova mos kishin shënuar Jugosllavia ose Cërvena Zvezda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

Humbjet në zgjedhje nuk i japin fund luftës? Pse Trump dhe Netanyahu mund ta përshkallëzojnë konfliktin me Iranin

October 27, 2026
Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

Raporti i ECA-s: Tre në katër pilotë evropianë fjejnë në kabinë nga lodhja e tepërt

October 27, 2026
Gracka ku ra gazetari Fevziu

Përvjetor lufte, ne shqiptarët “agresorë” dhe engjëjt grekë

October 27, 2026
Ministria e Shëndetësisë: Në spital po trajtohen 19 efektivë, 4 protestues, 4 kalimtarë dhe 1 gazetare

Protestat e dhunshme në Tiranë: Gjykata liron 12 të arrestuar të tjerë!

October 27, 2026
U rrëzua në humnerë/ Nxirret e vdekur turistja austriake, si ndodhi aksidenti me biçikletë

Aksident tragjik në Berat-Dimal, humb jetën 63-vjeçari me biçikletë, plagoset një këmbësore

October 27, 2026
Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

Ministri polak: Polonia dhe Mbretëria e Bashkuar mbështesin aleancën e fortë transatlantike

October 27, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 28 Tetor 2026

October 27, 2026
Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, takohet me shefin e sigurisë

October 27, 2026
Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

Zgjedhjet në Izrael, pjesëmarrja më e lartë që nga viti 1981

October 27, 2026
Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

Shtyhet përsëri gjyqi i Veliajt në GJKKO, shkak bojkoti i avokatëve mbrojtës

October 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In