• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 11, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kohë të vështira

by Pëllumb Kulla
11/08/2021 19:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Pëllumb Kulla

Mjerisht, për një pjesë miqsh, shpërndarë në tërë rruzullin, në vise banimi shqiptarësh, që nga Zelanda dhe deri në …Shqipëri(!), duhet të them se këto ditë nevojitet të ngremë duart lart, të shqiptojmë më zë të lartë emrin dhe të tregojmë se kush jemi.

Se mos hamë ndonjë plumb kot.

….Afro 30 vjet më parë, u vërtit rrota e fatit dhe në vendin tonë njerëzit u gjendën gati gati në kushte të panjohura. Të tjera kushte, të tjera të ardhura, të tjerë çmime.

Vend me kufij me tela të rrëzuar.

Intelektualë të ndryshëm u caktuan, u zgjodhën dhe u vunë në poste në shtet, në administratë, në diplomaci. Ndodhi që mjekë u bënë Presidentë e ministra, llogaritarë u bënë drejtorë, gazetarë e shkrimtarë u caktuan ambasadorë…

Ndodhi që Berisha, Milo, Majko, Ngjela, apo Kulla, pa qenë kurrë më parë “zëvendësa” u vunë në poste kyçe. Nga shtytja, apo propozimi i të tjerëve, apo qoftë edhe nga suksesi i ambicjeve personale, ata u caktuan. Por duhet të ishin të ndërgjegjshëm dhe ata vetë, po edhe populli, se ata u vunë në provën e madhe nëse do të bëheshin apo jo dot, presidentë, ministra dhe ambasadorë! Veç ndihmës që iu dha, me të shumtë a me të paktë, ata ndërkohë u bënë dhe nxënës dhe mësues të vetvetes.

Në të tilla kthesa të mëdha, janë mjeranë ata, që në vend t’u analizojnë punën që bënë, u mbetet në gojë pyetja “nga u bëre ti?! Ti nuk ke qënë ndonjëherë!” E përkthyer nga shqipja, në shqip, në krye të këtyre punëve mjeranët dukeshin sikur deshin akoma Haxhi Lleshin, Ramiz Alinë, Behar Shtyllën dhe të tjerë…

Shumë prej sish nuk dihet sa punuan, çfarë bënë… Nuk u muar njeri me ta.

E vite më vonë, edhe deri sot, mund të bëhet një bilanc për ta. Pra rezultoi që drejtorët në drejtoritë e tyre punuan më mirë se ministri i tyre, ministra që shkëlqyen më shumë se kryeministri… Qëlloi shpesh që ambasadorë dolën më të nderuar e më ballëlart se Presidentët e tyre.

I nënëshkruari një ditë prej ditësh u ndodh në Nju Jork, në ndërtesën e madhe të OKB, në detyrën e kreut të misionit, ambasador i Republikës së Shqipërisë. Aty pati rast që në krye të detyrës gjatë katër vjetve të mbante 47 fjalime, në komitete, në Asamble të Përgjithëshme dhe ca më pak në Këshillin e Sigurimit. Nuk numërohen takimet dy palëshe dhe shumëpalëshe. Dhe sa për dijeni të sharësve të shumtë unë nënvizoj se kisha kryer studime të larta dhe kur u emërova komunikoja në pesë gjuhëë të huaja, dy nga të cilat i kisha të provuara në katedrat e posaçme me notat më të larta.

Vlen të theksohet se përfaqësia aty në kohën e komunizmit shënoi megjithatë praninë e një sërë ambasadorësh dinjitozë dhe të përgatitur. Ata patën qenë shumë më të ndërvarur nga direktivat e ngurta të Tiranës por i zbatuan ato me përkushtim e benikëri. Po këtë gjë bëmë edhe ne. Them me kënaqësi se nuk morëm kurrë direktiva të këqia, apo na ato që nuk na pëlqenin. I bëmë tonat dhe i zbatuam. Por e vlen gjithaq të thuhet se, në ndryshim nga ata të parët që të gjitha fjalimet i merrnin nga kryeqyteti, mua kurrë-kurrë-kurrë nuk m’u dërgua donjë fjalim që andej.

Tërë problemet, përplasjet, debatet i zgjidhëm vetë. E kam kënaqësinë, privilegjin dhe nderin të them se në ato katër vjet lënda, kryefjala, angazhimi total, ishte Kosova me njohjen e saj, me protestat dhe sqarimet e saj. Kam patur nderin të punoja sa me Tiranën po aq dhe me Prishtinën. Presidentin Rugova, kryeministrin Bukoshi, profesor Aganin, Fatmir Sejdiun e personalitete kosovarë i kishim shpeh edhe më shpesh në selinë tonë. Rugoves dhe Bukoshit u kemi organizuar  takime të rëndësishme, bile edhe me krerët e Pallatit të Xhamtë.

Gazeta shqiptaro amerikane ILLYRIA pasqyronte gjerësisht veprimet tona. Po kështu dhe shtypi i kryeqytetit të Kosovës. Unë kam marrë me dhjetra e dhjetra letra nga kosovarët plot me përgëzime dhe falenderime. Të gjithë bashkëpunëtorët e mi ishin totalisht të papërtuar e të përkushtuar në zjarrin e kësaj përpjekje.

Nuk ishte nevoja për falenderime. Në shkollat që kreva unë që nga abetarja e deri antologjitë, librat e këndimit dhe të historisë,  Kosova nuk figuronte. Por dashurinë për Kosovën, dhimbjen që ndjenim e e trashëguam nga prindërit tanë. Në familjen time të gjerë, në vitin ’45, numëroheshin tre të pushkatuar, nga të cilët njërit i numërohej si krime shkrimet e dhe fjalimet për Shqpërinë etnike, për Kosovën dhe Çamërinë.

Më ndjeni për zgjatjen. I ngrita duart. Thashë me zë të lartë emrin tim, ngaqë plumbat po na fishkëllojnë nga shumë gryka të ndyra zjarri.

Fola për fjalimet e mia… Për ilustrim, po e mbyll veç me një pragraf nga një fjalim që mbahet mend…

“Më lejoni zonja dhe zotërinj, të tregoj një episod të thjeshtë, por emocionant: disa javë më parë, i dorëzova Këshillit të Sigurimit të OKB-së një notë proteste për mbylljen e Institutit Albanologjik dhe të Akademisë së Shkencave në Prishtinë, si edhe  për vrasjen e dy shqiptarëve në rrugët e Kosovës. Disa ditë pas protestës sonë, presidenti Rugova në një konferencë shtypi në Prishtinë, para gazetarëve tha: “Këto ditë ne protestuam pranë Këshillit të Sigurimit të OKB-së për mbylljen e Institutit Albanologjik dhe Akademisë, si edhe për vrasjen e dy shqiptarëve …e tjera.

Kur lexova deklaratën e Presidentit Rugova m’u lagën sytë nga lotët. Ai thoshte “ne protestuam” dhe jo “Misioni Shqiptar protestoi”. E pra ne nuk kishim biseduar me Rugovën dhe megjithatë ai e ndjente, se ne ishim Misioni i tij dhe ne e ndjenim se ai ishte presidenti ynë.” (Mbajtur më 7 shtator 1994)

Next Post
Bëri vjedhje dhe po e ndiqte policia, mbytet në lumë 28-vjeçari shqiptar në Zvicër. Po u ikte efektivëve

Bëri vjedhje dhe po e ndiqte policia, mbytet në lumë 28-vjeçari shqiptar në Zvicër. Po u ikte efektivëve

Comments 1

  1. Shoku says:
    4 years ago

    Të lumtë për atë çka shkruan dhe për çfarë do të thuash, por kam frikë a do të kuptohesh drejt.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

Denoncimi i fortë i Myslym Murrizit për Gazment Bardhin/ Flamur Noka i dërgon mesazh Dukës: S’kam votuar për Shabanin, por…

December 10, 2025
Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

Alonso drejt shkarkimit, City i Guardiolës mund me përmbysje Realin dhe ‘vulos’ fatin e trajnerit spanjoll

December 10, 2025
Dash Sula: Sa të jetë Berisha në krye të PD-së, Rama ta bëjë gjumin e qetë  

“Turp, PD tregoi që është pa kokë”/ Tërhoqën firmat për Endrit Shabanin, Sula: Opozita nuk është serioze

December 10, 2025
Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

Zgjedhja e kreut të SPAK/ Nesturi: Të ruajë nivelin e Dumanit! Karaj: Gara mes Xholit e Brahos!

December 10, 2025
VIDEO- Qindra mijëra euro, armë, jelek antiplumb dhe dylbi, pamjet e momentit të arrestimit të anëtarëve të grupit kriminal “Rraja”

Goditet fisi Rraja nga SPAK, gazetarja jep detajet e forta të aksionit që sekuestroi 415 mijë euro

December 10, 2025
Murrizi: Tani ra në usta Rama, le të bëjë më dëngla se e rregullon i “dërguari special” i SHBA

“Të bëfsha… deputetë palaço”/ Murrizi kritika të ashpra PD për AP: Ata që hedhin firmat e kryetarit janë ushtarë

December 10, 2025
35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

35 vite nga Dhjetori ‘90, Neritan Ceka: Mungesa e një projekti bëri që gabimet të ishin fatale

December 10, 2025
Ngjarja në Rinas, Preç Zogaj: Atentati, një larje hesapesh mes botës së krimit

Zogaj: PD kishte program, statut, vizion demokratik, por u shkelën

December 10, 2025
Protesta para Kryeministrisë, procedohet nga policia Adriatik Lapaj: Zaptoi hapësirën publike

Lapaj: Edi Rama ka kërkuar në Qershor të bëhemi pjesë e një qeverie me bazë të gjerë

December 10, 2025
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

35 vite nga Dhjetori ’90, Vangjeli: Ndryshimi i Shqipërisë është i jashtëzakonshëm, por duhej të ishte më mirë

December 10, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In