• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kohë pandemie/ Qytetarët në Kosovë po përballen edhe me grip sezonal

by Java News
02/08/2020 11:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në kohën e pandemisë së koronavirusit të ri, që shkakton sëmundjen COVID-19, tashmë kanë filluar të shpërfaqen edhe simptoma të infektimeve me virusin sezonal, të cilat janë të ngjashme me koronavirusin.

Dallimi mes këtyre viruseve, sipas profesionistëve shëndetësorë, është se koronavirusi i ri është më i ashpër se viruset sezonale, pikërisht për shkak të përhapjes së shpejtë që ka.

Ndërkaq sa i përket simptomave, ka ngjashmëri, si ethe, temperaturë, dhimbje fyti, të vjella, diarre, kokëdhimbje etj.

Profesionistë shëndetësorë kanë thënë se numri i pacientëve nëpër Qendra të Mjekësisë Familjare ka filluar të rritet, krahas numrit të të infektuarve me koronavirus.

Ajo çka mbetet sfidë është identifikimi i sëmundjes, në këtë rast virusit sezonal nga ai i koronavirusit, që shkakton sëmundjen COVID-19.

Doktoresha familjare, Ilire Bunjaku, i tha Radios Evropa e Lirë, se shumë simptoma të gripit sezonal janë të ngjashme me ato të COVID-19. Megjithëkëtë, jo çdo pacient me shenja të koronavirusit, e testojnë. Andaj siç thotë doktoresha Bunjaku, ka lëshime edhe nga ana e mjekëve dhe sfida mbetet te simptomat e njëjta mes virusit sezonal dhe koronavirusit.

“Ajo çka po vërejmë është rritja e numrit të pacientëve që po kërkojnë ndihmë dhe çdo simptomë po e lidhin me COVID-19, andaj edhe numri i pacientëve është rritur kohët e fundit”.

“Problem mbetet detektimi i saktë i virusit. Ndërkohë që për të bërë një test për COVID-19, pacienti duhet ta ketë temperaturën mbi 38.5 dhe faturimi i oksigjenit të jetë nën 95 për qind. Përndryshe e vlerëson mjeku, por që ka lëshime edhe nga ana e pacientëve, por edhe nga ana e mjekëve, pasi simptomatologjia pothuajse është e njëjtë”, tha Bunjaku.

Ndryshe, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, gjatë vitit 2019 kanë qenë 16,000 raste të regjistruara me grip sezonal.

Viti 2018, ishte përmbyllur me 11 persona të vdekur nga gripi sezonal, për ç’gjë, autoritetet kishin shpallur atëbotë gjendjen epidemike të gripit. Derisa për vitin 2019 nuk kanë të dhëna për vdekje të personave me grip sezonal.

Lindita Ajazaj, drejtoreshë e Klinikës iInfektive, tha se për shkak të gjendjes së krijuar me pandeminë COVID-19, ndonëse ka pacientë me simptome të virusit, që tentojnë të kërkojnë ndihmë në Klinikën Infektive, aty tashmë ka të shtrirë vetëm pacientë pozitivë me COVID-19.

Ajo shton se për dallim nga muajt e mëhershëm, kur filluan të shfaqen rastet e para me koronavirus, çdo qytetarë që ka pasur simptoma e që është lajmëruar në Klinikën Infektive, është identifikuar nëse është pozitivë apo jo me COVID-19.

Kjo nuk po ndodh më, për shkak se, siç thotë Ajazaj, të mbingarkesës me pacientë të sëmurë me COVID-19 që ka kjo klinikë.

“Te ne janë vetëm (pacientët) COVID pozitivë. Këta pacientë, si të dyshimtë, zakonisht paraqiten në Qendra të Mjekësisë Familjare apo në Klinikën Emergjente”, tha ajo.

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, drejtori Basri Lenjani bëri të ditur se ka pacientë me simptoma të virusit që lajmërohen në emergjencë. Deri në zbulimin e tyre nëse janë pozitivë me COVID-19 ose janë me virus sezonal, pacientët qëndrojnë në një hapësirë që tashmë është dedikuar për ta.

“Ne si Klinikë Emergjente kemi krijuar hapësirë prej tre shtretërve, ku bëhet pranimi dhe diagnostikimi, e më pas dërgohen në klinikat gjegjëse. Klinika Emergjente është në gatishmëri që t’i mbështesë klinikat, por duhet ruajtur këtë klinikë për shkak se ka shumë sëmundje tjera, raste të lëndimeve, helmimeve dhe këto raste e mbingarkojnë klinikën, por përkundër kësaj ekziston një bashkëpunim me klinikat që merren me COVID-19”, tha Lenjani.

Ndryshe, një tjetër karakteristikë që e dallon koronavirusin e ri nga viruset sezonale është mungesa e ilaçit të aprovuar për ta trajtuar atë.

Pacientët me COVID-19 në vazhdimësi po trajtohen me terapi mbështetëse, pasi që nuk ka ndonjë terapi të aprovuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Mikrobiologu Lul Raka, tashmë ka deklaruar se të dyja viruset përhapen me rrugë të njëjtë, përmes kontaktit, spërklave dhe më rrallë, përmes gjësendeve të prekura. Prandaj, edhe në parandalimin e tyre, siç thotë ai, përdoren të njëjtat masa të shëndetit publik, siç janë, higjiena e duarve, mbajtja e faculetës gjatë kollitjes dhe teshtitjes, mbajtja e maskës dhe distanca fizike.

Por, mikrobilogu Raka thotë se elementi dallues ndërmjet virusit sezonal dhe koronavirusit është te shpejtësia e përhapjes.

“Shpejtësia e përhapjes së infeksionit është një element i rëndësishëm dallues. Gripi ka një mesatare më të shkurtër të kohës së inkubacionit dhe një interval serik më të shkurtër, se virusi që shkakton COVID-19. Intervali serik për këtë të fundit vlerësohet të jetë 5-6 ditë, kurse te gripi është 3 ditë”, shpjegon Raka.

Sidoqoftë, sipas Rakës, vdekshmëria nga COVID-19 është 6.8 për qind në nivel global, por ajo përfshin vetëm rastet e raportuara në institucionet shëndetësore. Për gripin sezonal, ndërkaq vdekshmëria është zakonisht 0.1 për qind, thotë ai. (rel)

Next Post
Në shenjë solidariteti pas tërmetit, ish-Kampionët e Botës dhe Europës zbresin në fushën e “Air Albania” më 10 Janar

Policia refuzon kërkesën e FSHF-së për tifozë në finalen e Kupës, ja masat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

Mes protestave të dhunshme, i dërguari i Trump zhvillon takim sekret me djalin e Shahut të Iranit

January 13, 2026
Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

Lufta për “zemrat dhe mendjet”, plani i Trump për luftën psikologjike ndaj regjimit iranian

January 13, 2026
VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

VIDEO / Ja si Altin Ndoci zbriti pa pranga nga Ambulanca në oborrin e Spitalit të Durrësit

January 13, 2026
Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

Rregullat e shkelura që favorizuan arratisjen e Altin Ndocit/ Protokollet që çuan në dështimin e Drejtorisë së Burgjeve

January 13, 2026
E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

E priste në parkingun e spitalit, zbulohet “Audi” me të cilin u largua i paraburgosuri Altin Ndoci

January 13, 2026
“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

“Po presim nga SPAK”/ Dashamir Shehi: S’po protestojmë si në Teheran, Berisha nuk inspiron më shumicën e shqiptarëve

January 13, 2026
“3 personat e atentatit në Don Bosko u identifikuan”, Karamuço: Ata bënë një gabim…

Arratisja e Altin Ndocit, Karamuço tregon rastin e ngjashëm në burgun e Reçit: U shmang falë refuzimit të shoqëruesit

January 13, 2026
Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

Rama ndan pamje nga takimet në samitin e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Emiratet e Bashkuara

January 13, 2026
Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

Përmbytjet/ Inxhinieri i hidroteknikës: Shqipëria po reagon mirë në emergjencë, por dështon në parandalim!

January 13, 2026
Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

Dyshohet se janë të lidhur me organizata në Izrael e SHBA, arrestohen 279 persona në Iran

January 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In