• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha që ta lini duhanin është tani, disa këshilla që mos ta shtyni për herën tjetër

by Java News
22/07/2019 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të lësh duhanin është realisht një “iniciativë e madhe” për t’u ndërmarrë, mirëpo është një nga veprimet më të mira që mund të bëni gjatë gjithë jetës suaj.
Pa përmendur prindërit, apo familjarë të tjerë që vazhdimisht ju thonë: “lëre duhanin”, në fakt, është koha që të mendoni përtej kësaj, më thellë.

Ekspertët në mbarë botën janë të mendimit se lënia e duhanit kërkon një vullnet të fortë e të hekurt dhe në këtë pikë nuk po flasim për lënie të duhanit të tipit: “sa të shkojë lë të shkojë kjo radhë pa pirë cigare, ‘herën tjetër’ do mundohem më shumë pasi është pakëz vendim i vështirë!”

Shumica e njerëzve e pinë duhanin për relaks e disa të tjerë nga stresi i tepërt, mirëpo dëmet që shkakton ai në organizëm janë të pariparueshme e të pakthyeshme. E vetmja mënyrë për të shpëtuar, është lënia e tij…sado klishe që të tingëllojë kjo fjali, është më se e vërtetë.

Që të flasim pak për disa këshilla të vogla që do iu vijnë shumë në ndihmë.

Këshilla e parë është: Ndani mendjen, asgjë nuk është më e fortë se vullneti juaj. Bindeni veten që duhet të lini duhanin dhe pastaj çdo gjë tjetër është shumë më e lehtë.

Së dyti, duhet që ta dini se javët e para mund të jenë të vështira, pasi organizmi është mësuar me ‘dozën’ e përditshme të nikotinës, mirëpo mund të zëvendësohet. Si? Këtu sërish është vullneti juaj i fortë ai që iu vjen në ndihmë. Alternativa të tjera janë, joga, noti, ngrënia e një çamçakëzi kur jeni të nervozuar, etj.

Një tjetër ide e mirë dhe efektive është që t’ju thoni të afërmve dhe rrethit tuaj të ngushtë shoqëror që po e lini duhanin njëherë e përgjithmonë.
Gjasat janë të shumta që ata t’iu përkrahin dhe t’iu motivojnë akoma më shumë në përmbushjen e “misionit” tuaj. Duhanpirja dihet botërisht që konsiderohet arsyeja kryesore e kancerit dhe arsyeja e parë e vdekjes nga kanceri si për meshkujt ashtu edhe për femrat dhe gjithsecili prej jush mund të arrijë që të heqë dorë, sa është në kohë.

Duhet të dilni nga “zona e rehatisë” dhe të “hapni sytë” për të kuptuar dëmin e madh që po i shkaktoni shëndetit. Për shembull, e keni kuptuar sa të dobët ndiheni fizikisht kur dilni për të bërë vrap apo kur bëni not? Shumica prej jush habitet me veten dhe menjëherë çon nëpërmend fjalinë: “Si ka mundësi, unë kam qenë shumë më i zhdërvjellët…”

Pikërisht, shkaktari është DUHANI!

Mos harroni që gjatë kohës që po e lini, nuk duhet në asnjë mënyrë që të mbani dietë. Mungesa e nikotinës mund t’ju bëjë paksa nervoz ditët dhe javët e para, dhe e mira është që të konsumoni sa më shumë fruta dhe perime e të ushqeheni mirë. Dhe në fund, nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’iu themi: Shpëtoni veten dhe ndihuni përbrenda dhe së jashtmi të bukur, dhe në gjendje të mirë mendore dhe shëndetësore! Asnjë stimulant nuk mund ta bëjë këtë më mirë se sa neuronet tuaja!(TT News)/l.m

Next Post
Drejtoresha e Tatimeve: Zero tolerancë ndaj bizneseve për mosprerje të kuponit dhe informalitetin

Drejtoresha e Tatimeve: Zero tolerancë ndaj bizneseve për mosprerje të kuponit dhe informalitetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

Elbasan: Finalizohet operacioni “Bulevardi”, arrestohen disa shtetas për…

April 4, 2026
Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

Çmimi i naftës/ Berisha kritikon masat e Ramës: Qesharake dhe pa ndikim!

April 4, 2026
Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

Arrestohet në një resort luksoz bosi i Kamorrës, Roberto Mazzarella

April 4, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Diel 5 Prill 2026

April 4, 2026
Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

Ambasada e SHBA në Tiranë publikon thirrjen për Programin Fulbright 2027-2028

April 4, 2026
Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

Iku drejt Greqisë pasi abuzoi me 10-vjeçarin, arrestohet në Kakavijë adoleshenti

April 4, 2026
Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

Rënie rekord e kontratave të përkohshme në vend, bizneset në garë për të mbajtur stafin

April 4, 2026
Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

Lëvizte me armë dhe me automjet pa targa, arrestohet 30-vjeçari në Laç

April 4, 2026
Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

Zyrtarët izraelitë nuk bien dakord mbi planin e çarmatimit të Hezbollahut

April 4, 2026
Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

Imzot Arjan Dodaj: Pashkët na mësojnë të mbjellim shpresë, bëhu ti ndryshimi që do të shohësh në Shqipëri

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In