• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Drejtoresha e Tatimeve: Zero tolerancë ndaj bizneseve për mosprerje të kuponit dhe informalitetin

by Java News
22/07/2019 13:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Delina Ibrahimaj, doli në një deklaratë për mediat, për t’i përcjellë së pari administratës tatimore, se lufta kundër informalitetit nuk është një plan masash i përkohshëm, por vullnet i fortë i qeverisë shqiptare – siç ajo u shpreh – për të vënë rregull në treg.

“Këtë takim me median, e kemi thirrur për të ndarë me ju dhe përmes jush me publikun e gjerë, një mesazh të qartë të Administratës tatimore, se lufta kundër informalitetit nuk është një plan i përkohshëm masash, por vullnet i fortë i Qeverisë Shqiptare për të garantuar rregulla të barabarta në treg; për të mbështetur biznesin që i respekton rregullat dhe punon çdo ditë për të siguruar fitime në mënyrë të ndershme. Administrata Tatimore dhe veçanërisht Strukturat e Monitorimit në Terren, po zbatojnë këtë plan operacional, kunder Informalitetit, i cili do të jetë sistematik, i bashkërenduar edhe me institucione të linjës, të koordinuar nga Ministria e Financave, në të gjithë territorin e vendit”, tha Ibrahimaj.

Në deklaratën e parë për shtyp, drejtoresha e emëruar një javë më parë në këtë detyrë, tha se nuk do të tolerohet asnjë biznes që shkel ligjin.

“Asnjë sipërmarrës nuk mundet që të pasurohet duke shkelur ligjet në kurriz të të tjerëve. Nuk do të ketë më bare, lokale apo hotele që operojnë në treg pa NIPT-e. Nuk mund të ketë biznese që raportojnë xhiro sa një ambulant. Kjo bie ndesh me parimet e barazisë në treg, bie në kurriz të qytetarëve që kërkojnë me të drejtë shërbime publike të merituara, sepse ata paguajnë TVSH në çdo blerje që bëjnë, por kjo humbet në xhepat e biznesit që nuk e deklarojnë atë. Nuk ka asnjë tolerancë në këtë luftë! Përpara ligjit janë të gjithë të barabartë!”, tha Ibrahimaj.

Drejtoresha e Tatimeve bëri një bilanc të aksioneve të kryera në terren, ku vetëm në 20 ditë të para të korrikut janë konstatuar me shkelje 367 subjekte nga 1064 që janë kontrolluar në total.

“Lufta ndaj Informalitetit na përket të gjithëve, ndaj i lutem çdo subjekti apo konsumatori të na bashkohet, duke bërë me dije rastet kur konstatojnë parregullsi, si nga ana e bizneseve, por edhe për punonjësit tanë, nëse abuzojnë me detyrën e tyre”, shtoi Ibrahimaj – duke thënë se së shpejti do të jetë gati edhe aplikacioni “Stop Informalitetit”.

Deri në fund të vitit, do te kontrollohen 6200 subjekte, nga sektorët e evidentuar me risk të lartë si turizmi, ndërtimi, karburantet, të cilët do të kontrollohen, por aksioni kundër informalitetit do të përfshijë çdo subjekt, që prish konkurrencën e ndershme në treg.

Bilanci i kontrolleve

-62 subjekte janë konstatuar të paregjistruara në organet tatimore, për të cilët është marrë masa e bllokimit deri në momentin e regjistrimit të tyre pranë QKB dhe organeve tatimore.
-53 tatimpagues janë penalizuar pasi janë konstatuar me punonjës të padeklaruar.
-106 tatimpagues të penalizuar për moslëshimin e kuponit tatimor (rasti i parë), ndërsa 12 tatimpaguesve u janë bllokuar ambientet për 30 ditë kalendarike për moslëshim kuponi tatimor (hera e dytë).
-12 tatimpagues janë konstatuar pa pajisje fiskale dhe 12 të tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune.
-20 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor”/l.m

Next Post
Shpërthen Patozi: Neveri ndaj atyre që tentuan të bëjnë pis këtë forcë të re të sapo krijuar

Patozi: Drejtësia e re të fillojë punën, jo të merremi me përkujtimoret

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In