• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha e Putin/Edhe kreun e Interpolit po e merr një rus!

by Java News
21/11/2018 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mikhail Khodorkovsky (The Guardian)

Të 192 vendet anëtare të Interpolit do të mblidhen këtë javë për të caktuar presidentin e ri të organizatës. Çuditërisht, kandidati favorit është Aleksandër Prokopçuk, përfaqësues i agjencive ruse për zbatimin e ligjit, të cilat kanë kohë që abuzojnë me sistemin e Interpolit.

Prokopçuk është gjeneral major në policinë ruse dhe ka punuar me zyrën ruse të Interpolit që prej vitit 2006, fillimisht si zëvendës drejtor dhe pastaj si drejtor. Gjatë drejtimit të tij, abuzimet ruse me Interpolin janë bërë epidemike, ndërkohë që sistemi i Putinit ndëshkonte armiqtë me dorë të hekurt. Aktivistë politikë, biznesmenë, mbrojtës të të drejtave të njeriut dhe shumë të tjerë e kanë gjetur veten në rrezik dëbimi apo ekstradimi për shkak se autoritetet ruse kanë thënë se kanë pasur arsye për t’i dënuar. Këto praktika vazhdojnë edhe sot.

Kremlini nuk është i vetmi që shfrytëzon bashkëpunimin me policinë ndërkombëtare për të përndjekur kundërshtarët nëpër botë, por është më aktivi. Rregullorja e Interpolit supozohet të ketë masa që parandalojnë përndjekjet politike. Megjithatë, ka qenë e vështirë të zbatohen, pasi vetë sistemi varet nga besueshmëria e të dhënave që i japin agjencitë e huaja.

Me rastin e Rusisë, qëndrueshmëria e sistemit të Interpolit është shumë e qartë. Grupi kriminal që është në pushtet e përdor sistemin për të mbrojtur interesin e drejtuesve politikë, jo të popullit. Si pasojë, policia nuk lufton kundër krimit të organizuar, por bashkëpunon me ta. Hetimet kriminale janë shpesh mënyrë e mirë për t’u zhvatur para ose prona. Ata kanë pak lidhje me zgjidhjen e krimeve apo vënien e drejtësisë.

Për shembull, njerëzit që kanë porositur vrasjen e gazetares Ana Politkosvskaja dhe të politikanit Boris Nemtsov, nuk janë identifikuar kurrë. Jo sepse ishte e pamundur t’i gjeje, por sepse hetuesit nuk janë lejuar të marrin në pyetje të dyshuarit. Përdorimi i poloniumit për vrasjen e Litvinenkos, në Londër, në vitin 2006, dhe përdorimi i armëve kimike për të helmuar Skripalin dhe vajzën e tij në Salisbëri, nuk janë ndjekur nga hetime në Rusi.

Përkundrazi, Putini ka dekoruar të dyshuarin kryesor në çështjen e Litvinenkos dhe ka mohuar të ketë prova që e lidhin Rusinë me përpjekjen për të vrarë Skripalët, pavarësisht provave të shumta që janë paraqitur nga policia britanike, si dhe pasi u vërtetua që dy të dyshuarit ishin përfaqësues të shërbimit sekret rus.

Zbulimi i 400 kilogramëve kokainë në ambasadën ruse, në Buenos Aires, tregon se sa i lidhur është krimi i organizuar me shtetin rus. Droga duhej të transportohej në Rusi si ngarkesë diplomatike.Kremlini, ndërkohë, ka vazhduar të përdorë sistemin e “njoftimit të kuq” të Interpolit për të shënjestruar individë që kanë marrë azil politik në vende të huaja, pavarësisht përpjekjeve të Interpolit për ta zhdukur si praktikë.

Interpoli e përshkruan misionin e vet si bashkërenditje të punës së policisë për një botë më të sigurt. Nëse vendet demokratike janë të përkushtuara që ta mbështesin rendin ligjor në Rusi dhe nëpër botë, ata duhet të bashkëpunojnë dhe të gjejnë një alternativë tjetër në vend të Prokopçukut.Nuk mund të vësh sanksione kundër grupit kriminal në Kremlin dhe pastaj t’i besosh menaxhimin e Interpolit dikujt që ka lidhje me ata.

Të caktosh një anëtar të aparatit të kriminalizuar rus në krye të Interpolit do të minonte vlerat e tij dhe do të çonte sinjale në të gjithë botën se abuzimet e shtetit rus me ligjin janë të pranueshme. Po ashtu, do të vononte reformën që është vënë në zbatim dhe që nevojitet aq shumë.Duke mos vepruar, forcat e liga që perëndimi i ka luftuar kaq shumë që nga viti 1945, do të vazhdojnë të forcohen. Policia ndërkombëtare e ka një vit të errët në histori. Në vitin 1942, nazistët zaptuan institucionin paraardhës të Interpolit, Komisionin Ndërkombëtar të Policisë kundër Krimit, dhe në krye vendosën Reinhard Heydrich, arkitektin e Holokaustit. Do të ishte tragjedi e madhe sikur një forcë që ka synime të mira shkon dhe i dorëzohet interesave të kriminelëve që kanë si qëllim t’ia pengojnë punën.

Next Post
Treguesit fiskalë të 8-mujorit 2018, të ardhurat 9 miliardë lekë më shumë se një vit më parë

Projektet e pakërkuara, hiqet bonusi nga korriku 2019

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

Pamje apokaliptike/ Zjarret përfshijnë Francën, evakuohet gadishulli Cap Ferret, qindra turistë largohen me varka

July 24, 2026
Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

Von der Leyen krijon një strukturë të brendshme të inteligjencës në Komisionin Europian

July 24, 2026
Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

Votohet sot për shkarkimin e kreut të Gjykatës Ndërkombëtare Penale

July 24, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 25 Korrik 2026

July 24, 2026
Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

Përplasi për vdekje të moshuarën dhe iku, arrestohet 65-vjeçari. Në pranga edhe i biri, riparoi mjetin për të fshehur ngjarjen

July 24, 2026
Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

Rama u prezanton shqiptarëve “BESËN”: Kam parë mbylljen e epokës, është koha t’ju kthej borxhin!

July 24, 2026
Rekord vizitorësh në Krujë, në 9 muaj e kanë frekuentuar mbi 140 mijë turistë

Mbi 2 milionë shtetas hynë në Shqipëri gjatë qershorit, 1.3 milionë prej tyre ishin vizitorë të huaj

July 24, 2026
Nga 5G, te Kosovë-Serbi dhe Jeruzalemi / Trump i shkruan Ramës: Ju falenderoj për lidershipin në Ballkan!

“Emri i Trump globalizoi Zvërnecin”, Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

July 24, 2026
‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

‘Te protesta pashë të vërtetën tronditëse’, Rama: Ne kishim fakte, njerëzit përjetim…

July 24, 2026
“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

“Faktet ishin me ne, por përjetimi i tyre ishte e vërteta”, Rama ‘zbërthen’ mesazhin e protestës së flamingove

July 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In