• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha e një qeverisje ndryshe

by Fatmir Merkoçi
16/08/2016 20:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

Viti i mbrapshtë i 2016-ës, ka bërë që vendi të hyjë në një amulli totale. Më e prekshme në këtë situatë është ekonomia. Rritja e pensioneve me 1.6% tregoi për një ekonomi në regres. Gjendja e kësaj ekonomie ka bërë që të lulëzojë kontrabanda e drogës. Vendi është kthyer në një plantacion hashashi. Këtë e tregon më së miri dhe gjendja e burgjeve, të cilat janë tej e të populluara.

Por nuk është vetëm kjo. Rendi ka humbur funksionin e tij. Është e turpshme kur shikon polic e forca speciale sikur janë kooperativistë e shkojnë në fushatën e korrjes. Kjo tregon se policia  ka dalë jashtë funksionit të saj. Nga një parandaluese e krimit, ajo është bërë bashkëfajtore në krim. Kjo pasi në shumë raste është policia që lejon mbjelljen e kultivimin e hashashit në vend. Gjithashtu, kjo tregon hapur, te një mos bashkëpunimi midis saj dhe pushtetit vendor.

Policia është kthyer në një organ taksambledhës. Janë të pakta rastet kur policia vendos gjoba në mënyrë të drejtë. Këtu nuk po përmendim edukatën qytetare të tyre, e cila, është për të dëshiruar. Në çdo rast e në çdo vend, policia është pasqyra e shtetit.

Në këtë amulli kanë ndodhur dhe vjedhje spektakulare të shumave marramendëse. Vjedhje që fillojnë që nga pensionet, asistencat, arkat, bankat e nivelit të dytë, ajo e Bankës së Shqipërisë e deri tek vjedhja e fundit në Aeroportin e Rinasit. Autorët gjithnjë nuk kapen. Ose më e pakta kapen ata të dorës së fundit, që nuk kanë ndonjë peshë në këto vjedhje.

E njëjta situatë është në të gjitha aspektet e jetës. Kjo si pasojë e një teje politizimi të administratës shtetërore. Për 25 vjet nuk u arrit të ndërtohej një administratë profesionale. Kjo si pasojë e një politike  agresive, e cila luftën e klasave e ktheu në luftë militantësh. Për të qenë pjesë e një administrate, duhet të jesh pjesë e partive në pushtet. Partitë, pushtetin e shohin si një lopë që duhet mjelë sa më shumë. Prandaj dhe sot e gjithë ditën në administratë, në një vend pune paguhen dy persona. Ai që punon dhe ai që është larguar. Pa përmendur fryrjen artificiale të kësaj administrate.

Qeveria teknike ndoshta është një variant i shpëtimit të vendit nga ky kolaps. Por a duhet një qeverisje sipas dëshirës së politike ? Them se jo. Duhet një Qeveri me teknicienë, të cilët nuk i mungojnë këtij vendi. Nëse do nisen nga çka deklarojnë, atëherë Partitë politike duhet të bien dakord për këtë pikë. Duhet të lenë postet politike e ti zëvendësojnë me teknicienë mirëfilli. Kjo do vullnet qytetar e patriotik, e nuk duhet vullnet politik. Nëse kërkohet vullnet politik, atëhere zgjidhja do mbetej në sms-të e Lu-së e Vllahutinit. Dhe pa dyshim do tregonim dhe një herë se jemi Shteti e politika e sms-ve. Nëse jemi në këtë gjendje, më mirë të pranojmë se jemi një shtet totalisht i dështuar, pa perspektivë e pa dinjitet.

Qeveria teknike, nëse bëhet, duhet të bëhet urgjentisht e jo të zvarritet. Nuk duhet harruar se me një qeveri teknike, politika e partitë do tregojnë se pushtetin nuk e kanë për manipulim e përfitim.

Kemi hyrë në vitin elektoral. Ora ka filluar të punoi mbrapsht. Ditët e muajt ikin. Por kjo qeveri ka dhe një anë tjetër ‘pozitive’. Është koha e miratimit të ligjeve të reformës. Ku pritet të ndërtohen institucionet? Nëse partitë nuk do jenë në qeverisje, atëherë dhe dakorsësia e miratimit të ligjeve do jetë më e thjeshtë. Dhe emrat që do të propozohen nuk do jenë në trysnin e partive politike.

Koha e ndryshimit ka ardhur. Vonesa tregon se politika nuk e lëshon pushtetin. Ajo është e prirur drejtë shkatërrimit të çdo gjëje. Mjaft që të mbaj pushtetin.

Nëse do përdorej politika kombëtare, atëherë çdo parti politike, qoftë në pushtet apo opozitë, duhet të tregoj se ka hequr dorë tashmë nga përfitimi. Ka hequr dorë pasi sot më primare është miratimi i ligjit elektoral. Nëse ky Kod Zgjedhor, do jetë jashtë trysnisë politike, atëherë do jetë një ligj, jo vetëm i pa kundërshtueshëm por dhe garantues i zgjedhjeve të lira. Mu ato zgjedhje që Shqipëria po i vuan si të manipuluara prej 25 vjetësh.

Qeveria teknike vjen si domosdoshmëri e kohës, si një tregues se politika heq dorë nga manipulimi e korrupsioni. Ajo vjen si garantuese e një rotacioni politik, në mënyrë demokratike, pra, mes votës e jo mes manipulimit. Por politika nuk kërkon ndershmëri. Opozita e kërkon pasi nuk e sheh veten të gatshme të përballet me pozitën. Ndërsa pozita kërkon me çdo kusht të vazhdojë të mbaj pushtetin. Kjo, pasi ne kemi vërtetuar se mbi të gjitha është marrja e pushtetit dhe më pas për ta përdorur atë si mjet përfitues e manipulues. Nëse do vazhdohet kështu, Shqipëria e ka të sigurt vazhdimin e tranzicionit dhe për dekada të tjera.

Deri më tani, kemi treguar se po ecim nga dështimi në dështim. Ecim në një rrugë që ka pjell korrupsion të ngritur në sistem. Gjithkush është i ndërgjegjshëm, pavarësisht se hesht, se ky vend e ka humbur shpresën, ka humbur sovranitetin dhe si pasojë jemi kthyer në një vend eksperimental për botën. Këtë e treguam me aprovimin 100% të ndryshimit të Kushtetutës , ku treguam se kuvendarët janë thjeshtë ushtarë të bindur të partive apo sms-ve kërcënuese të Lu-së. Prandaj ky Kuvend e kjo Qeveri e ka humbur qëllimin dhe besimin e popullit për një reformë reale, e cila do ta nxirrte vendin nga ky tranzicion i tejzgjatur.

Prandaj kërkohet ardhja e një Qeverie teknike, një qeveri që të filloj të bëjë vetë hapin e parë, që ka të bëjë me rikthimin e besimit tek qeverisja e vendit. Nëse do vazhdojmë me kokëfortësitë, presionet, aleancat fluide, të cilat kanë sjell vetëm regres, atëherë nuk mundet të shpresojmë as për reformë e as për ndëshkimin e të pa ndëshkueshmëve. Zgjedhjet e ardhshme do jenë një fasadë e shëmtuar e pozitës dhe opozitës, e cila nuk mundet të ketë asnjë siguri e garanci për zgjedhje të lira, e për të ardhur në pushtet përmes votës popullore.

Opozita e ka shansin e artë për të kërkuar Qeveri teknike. Por në asnjë moment nuk duhet harruar se duhet të jetë ajo e cila duhet të vendosi dhe kushtin e mospjesëmarrjes në këtë qeveri funksionarët e çdo partie. Nëse do përdori këtë alternativë, atëherë Opozita ka shansin për të treguar se këtë qeveri e kërkon si pasoj sigurie e garancie për vetë votën e popullit. E kërkon për të nisur realizimin e një reforme reale dhe jo përfituese për vetë partitë. Nëse do kërkohet një qeveri teknike mes partive pozitë- opozitë, atëherë do tregoi se po kërkon përfitim nga pushteti dhe si e tillë nuk do ketë asnjë përfitim. Përkundrazi, do humbasë besimin në elektorat. Njerëzit do kuptojnë se lëvizjet nuk bëhen për të mbrojtur votën e tyre dhe nuk bëhen për të mirë të vendit. Si pasojë dhe rikthimi i besimit të munguar nuk do jetë në nivelin e lartë. Këtu flitet për elektoratin gri, i cili është pjesa më dominuese dhe që përcakton se kush do qeverisë në vazhdimësi vendin. Le të shpresojmë se të paktën ky vend ka shpresa për një drejtim tjetër. Drejtimi i rikthimit të shpresës.

*Avokat

Next Post

Bushati: Shqipëria dhe Kosova me konsullatë të përbashkët në Bari

Comments 1

  1. nje Sekretare e Apelit says:
    10 years ago

    aman kush shkruan e jep men, nje injorant me kurs Juridiku 6 mujore tek Plapat e Durresit. edhe si avokat eshte NUL e spiun neper ambjentet e Gjykates me porosi te Sali Berishes prej vitesh e vitesh. nje injorant sa turp ti botosh palo shkrime.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

I bëri atentat oligarkut në Monaco, gjendet e vrarë autorja e sulmit

July 7, 2026
Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

Sulmuan Komisariatin Nr.3 dhe u përleshën me Policinë, 1 në pranga dhe 4 në kërkim

July 7, 2026
4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Shqipëria nuk ndalet, të hidhen përpjetë ata që s’duan

July 7, 2026
Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

Pastruan para përmes blerjes së tokave në Dhërmi, SPAK çon për gjykim 4 persona. Skema, përmes 3 kompanive fasadë

July 7, 2026
“Pasaporta shqiptare me procedurë të lehtësuar”, PS propozon lehtësim të kushteve për dhënien e nënshtetësisë

495 persona morën shtetësinë shqiptare, 173 e lanë gjatë 2025-ës

July 7, 2026
“Veliaj po lexon 300 faqe në ditë”, Ndreca: Do kërkojmë që procesi të realizohet para syve të qytetarëve

Pezullimi i afateve të paraburgimit për Veliajn, avokati: Do ta ndjekim në Gjykatën e Lartë dhe në Kushtetuese

July 7, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Kaq njerëz i gjen te ashensori

July 7, 2026
VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH

Berisha del blof me postimin, i turren qytetarët: Ka noddhur në Kosovë… pleqëri të mbarë!

July 7, 2026
Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

Dhuna mes të miturave në Fier, Prokuroria nis hetime për “Heqje të paligjshme të lirisë”, apel të mos publikohen pamjet

July 7, 2026
Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

Bombë pranë hotelit ku qëndroi Macron në Damask, 18 të plagosur

July 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In