• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koha depresive gjatë dimrit, ja si ta menaxhoni!

by Java News
31/10/2017 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për shumë njerëz, rituali vjetor i kthimit të orës një orë prapa shoqërohet me një ndjenjë dëshpërimi që ndryshe njihet si dëshpërimi i dimrit. Shenjat si mungesa e energjisë, pakënaqësia apo nevoja për më shumë janë shenja që nuk lidhen vetëm me ndërrimin e orës por edhe me vetë stinën e dimrit.

Nëse përmendim rastet në Britani dhe 2 deri në 8% e njerëzve në vende të tjera të largëta të tilla si Kanadaja dhe Suedia, këto simptoma janë po aq të rënda sa njerëzit nuk janë në gjendje të punojnë apo të vazhdojnë me aktivitetin e tyre normalisht. Ata preken nga një formë e depresionit, që ndryshe mund të quhet çrregullimi emocional i sezonit ose thjesht trishtimi, mërzitje.

Përveç episodeve depresive, mërzitja karakterizohet nga simptoma të ndryshme duke përfshirë sëmundjet si gripi, ftohja, bajamet dhe dëshirat ekstreme për karbohidrate që çojnë në shtim të peshës.

Brenda McMahon, studiuese dhe psikiatre në një intervistë për The Guardian tregon se duhet kushtuar një rëndësi e madhe njerëzve që ndihen të trishtuar ose thjesht të mërzitur, kryesisht në këtë periudhë, sezoni dimri, edhe pse ajo thotë se mërzitja ose të jesh i trishtuar është thjesht një spektër dhe ka shumë më tepër njerëz që nga spektri e kalojnë në çrregullim duke u përballur me depresionin.

Rreth 10-15% e popullsisë në Angli ka nën-sindromën e mërzitjes. Këta individë janë në luftë të vërtetë më gjendjen e tyre, edhe pse pa e kuptuar,  gjatë vjeshtës dhe dimrit vuajnë nga shumë simptoma të njëjta, por nuk kanë depresion klinik.  Ndërkohë që popullsitë e vendeve të tjera ndihen thjesht të lodhur dhe të përgjumur por nuk vuajnë shumë nga mërzitja.

Një teori për arsyen pse ekziston kjo lloj ‘sëmundje’ lidhet edhe me evolucionin. Rreth 80% e të prekurve nga mërzitja janë gra, veçanërisht ata në moshën e rritur. Tek gratë e moshuara, prevalenca e mërzitjes apo trishtimit është më i ulët dhe disa studiues besojnë se kjo gjë lidhet me ciklet e jetës dhe sjelljes së paraardhësve tanë.

“Dhjetë mijë vjet më parë, gjatë epokës së akullit, kjo tendencë biologjike për të ngadalësuar ritmin e punës dhe aktiviteteve të tjera gjatë dimrit ishte e vlefshme, sidomos për gratë në moshën riprodhuese, sepse shtatzënia sillte shumë energji intensive. Por tani kemi një shoqëri që qëndron aktive 24-orë, ne priremi të jemi aktivë gjatë gjithë kohës dhe ky është një shqetësim i madh. Sidoqoftë një pjesë e vogël e njerëzve e përjetojnë atë kaq shumë saqë në një moment ndihen plotësisht të paaftë”.

Megjithatë, psikiatrit u bëjnë thirrje të prekurve të largohen nga disa nga terapitë alternative në treg sepse mërzitja nuk është një sëmundje e rëndë, është një problem sezonal, e cila mund të kthehet e rrezikshme nëse nuk largohet me kalimin e kohës. McMahon sugjeron se ka disa përbërës që ndikojnë pozitivisht si tryptofan, një aminoacid që konvertohet në serotoninë në trupin tonë, duke na dhënë më shumë energji

a.ç

Next Post
Janjiç porosit Beogradin: Mos e quani Kosovën “shtet i vetëshpallur”, apo “krahinë serbe”!

Janjiç porosit Beogradin: Mos e quani Kosovën “shtet i vetëshpallur”, apo “krahinë serbe”!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump mbledh sërish Bordin e Paqes për Gazën, çfarë pritet të ndodhë në fund të qershorit?

June 24, 2026
Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

Dubai humb statusin e strehës së sigurt, të shumëkërkuarit po kthehen një nga një në Shqipëri!

June 24, 2026
LDK-ja jep sinjal për marrëveshje me Vetëvendosjen, Haziri tregon formulën për zgjedhjen e presidentit!

LDK-ja jep sinjal për marrëveshje me Vetëvendosjen, Haziri tregon formulën për zgjedhjen e presidentit!

June 24, 2026
“Donin ta eliminonin politikisht dhe fizikisht”, deklarata e fortë e avokatit Cakrani: Do ta jap pasurinë time për Metën!

“Donin ta eliminonin politikisht dhe fizikisht”, deklarata e fortë e avokatit Cakrani: Do ta jap pasurinë time për Metën!

June 24, 2026
Bëni kujdes, nga 1 Qershori mbërrin i nxehti afrikan

Temperaturat deri në 6 gradë mbi normalen! Flasin meteorologët, kur pritet kulmi i të nxehtit në Shqipëri?

June 24, 2026
Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

Shtyhet gjyqi ndaj Metës dhe Kryemadhit, ja kur do të mbahet seanca e radhës

June 24, 2026
Analisti për Koçekun dhe Spiropalin: Kanë marrë çfarë kanë dashur nga PS dhe tani duan revolucionin e Shqipërisë së re!

Analisti për Koçekun dhe Spiropalin: Kanë marrë çfarë kanë dashur nga PS dhe tani duan revolucionin e Shqipërisë së re!

June 24, 2026
Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor

June 24, 2026
“Po kërkoni të delegjitimohet kapitulli i parë që na fut në BE”, Braçe mesazh protestuesve: Kjo është një agjendë e rrezikshme!

“Po kërkoni të delegjitimohet kapitulli i parë që na fut në BE”, Braçe mesazh protestuesve: Kjo është një agjendë e rrezikshme!

June 24, 2026
Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për Evropën

Hoxha pret në takim ish-presidentin francez: Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, investim strategjik për Evropën

June 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In