• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Kodi zgjedhor të ndryshohet urgjentisht”, Baçi: Berisha duhet të heqë dorë nga politika

by S T
23/05/2025 17:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Agim Baçi, njohës i mirë i çështjeve politike, i ftuar në “Opinion” në Neës, u shpreh se Shqipëria ka nevojë urgjente për një kod të ri zgjedhor, pasi me aktualin nuk shprehet realisht vullneti i qytetarëve në votime.

Sipas Baçit, ka ardhur koha për një ridimensionin të politikës, me gjithë forcat opozitare, të vogla e të mëdha, që duhet bashkohen, qoftë edhe me një kompromis që politika i njeh, por këtë nuk mund ta bëjë Sali Berisha me “sektin” e vet në PD.

“Sali Berisha e dinte që pa hyrë në zgjedhje presion e administratës apo ndikime të tjera, por shkoi në zgjedhje. Berisha e ka deklaruar me pathosin e madh: Kryetari që humb zgjedhjet, largohet. Madje e quajti neni Basha. Berishizmi është një lloj sekti që nuk largohet, kujtojnë ’92, 2005 dhe plot gjëra të tjera. Edhe në 85’ kur vdiq Enver Hoxha thonin ‘u bubu’ kush do na drejtojë tani. Por e pamë që nuk ndodhi asnjë gjë, ashtu është edhe për Berishën. Kreu i PD-së fshihet pas një termi të ri, me fjalën misionar.Nuk e kuptoj sa pika të përbashkëta duhej të kishin partitë e vogla që të bëheshin bashkë. Në politikë ka gjithnjë kompromis, partitë e vogla u vetëndëshkuan. Berisha nuk ka pse akuzon tani partitë e vogla kur ai nuk arriti t’i bëjë bashkë para 11 majit. Me listat e mbyllura u gabua, e tregojnë më së miri votat e Tabakut dhe Alimehmetit, të cilët tani brenda forumeve kanë një kredibilitet tjetër. Ata që u zgjodhën nga listat e mbyllura tani nuk ndihen mirë karshi këtyre dy figurave.

Gjithë forcat politike që humbasin i nënshtrohen një lloj analize, edhe pse mund të mos jetë faji plotësisht i tyre si pasojë e represionit të pushtetit. Kemi nevojë për një ridimensionim të politikës. Personalisht nuk besoj se këtë mund ta bëjë Berisha. Partitë e reja duhet të gjejnë kurajon dhe të bëjnë hapa konkretë për të qenë bashkë, pavarësisht se sot janë të paktë në numër. Kodi zgjedhor nuk shpreh realisht vullnetin e popullit.

Nëse njerëzit llogarisin se kush është më pak i keqi, natyrisht që do të kemi këtë rezultat. Pastaj ka njerëz që janë të lodhur mes zënkave të vetë PD-së. Për hir të vërtetës kemi një hendek edhe mes votave të Diasporës. Kemi një lloj urgjence për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. PS duhet të ndërgjegjësohet dhe të ketë një ndershmëri në këtë që të pasqyrohet vullneti i qytetarëve.

Në Shqipëri, pavarësisht pretendimeve të palëve kur humbin, vetëm zgjedhjet e ’96 nuk janë pranuar nga ndërkombëtarët. Prisja nga Diaspora një emancipim me fshehtësinë e votës, por pamë se ndodhi edhe më keq me votimin kolektiv duke filmuar veten. Nuk e di se si, ata me pasaporta europiane, votuan Ramën, që kishte si pikën kryesore të fushatës këtë lajtmotiv, shumë habitshme. Ata kanë pasaportë europiane, nuk janë si qytetarët në Shqipëri” – u shpreh ndër të tjera analisti Agim Baçi.

Next Post
80-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Të garantojmë statusin e artistit

80-vjetori i krijimit të Teatrit Kombëtar, Gonxhja: Të garantojmë statusin e artistit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

6 persona në gjyq për vdekjen e 7-vjeçares shqiptare Anisa Murati! Nuk dinte të notonte, i dhanë byzylykun me ngjyrë të gabuar dhe u mbyt në liqen

March 9, 2026
Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

Po transportonte 5 emigrantë të paligjshëm në drejtim të Tiranës, arrestohet 23-vjeçari në Gjirokastër

March 9, 2026
PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

PS rrëzon kërkesën e SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, Frrok Çupi: Qëndrimi i Ramës, si burrë shteti

March 9, 2026
Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

Rritja e çmimeve të naftës, vendet e G7 mblidhen në takim urgjent, çfarë pritet

March 9, 2026
Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

Ofendime në Kuvend, Sekretariati i Etikes përjashton me 10 ditë Bardhin dhe Balliun

March 9, 2026
Paguhen më pak, por shqiptarët kanë orët më të gjata të punës në Europë

Inflacioni rritet me 2.5 % në muajin shkurt, ekspertët parashikojnë rritje të mëtejshme të çmimeve

March 9, 2026
Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

Pastronte para, arrestohet 67-vjeçari në Berat! I sekuestrohen mbi 50 mijë euro, paund e dollarë

March 9, 2026
Elisa e Çudirave

Zoti Trump

March 9, 2026
Jepet pretenca për drejtorët e “5D”, SPAK kërkon dënimin me 39 vite burg të 7 zyrtarëve

“Korrupsioni është i strukturuar”, raporti i SPAK për 2025: Zbuluam lidhjet mes vrasjeve me pagesë dhe trafikut të kokainës

March 9, 2026
‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

‘Perandoria’ sekrete në Londër! Djali i Khamenei-t kontrollon 250 mln € prona pranë ambasadës së Izraelit?

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In