• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 19, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Kodi i ri Penal, tre kushte për mundësi lirimi edhe për të burgosurit përjetë

by Java News
25/12/2016 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas Lulzim Berishës, edhe mbi 120 të dënuar përjetë, mund të lënë qelitë pas disa vitesh. Kodi i ri Penal u krijon mundësi të dënuarve me burgim të përjetshëm që të lirohen me kusht.

Projektligji është hartuar nga misionet EURALIUS dhe OPDAT, në bashkëpunim me ekspertë shqiptarë. Projektligji, i cili do të shqyrtohet në fillim të sesionit të ri parlamentar nga Komisioni i Ligjeve ose Komisioni për Reformën Zgjedhore, parashikon që çdo i dënuar me burgim të përjetshëm mund të lirohet, nëse plotëson tre kushte kryesore.

Konkretisht, një i dënuar i cili vuan një dënim me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nga gjykata nëse ai ka vuajtur të paktën tridhjetë e pesë vjet burgim dhe nëse gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe qëllimi i riedukimit të tij është arritur. “Bazuar në rekomandimit Rec (2003) 22, projektligji u krijon mundësi për të kërkuar lirimin me kusht të gjithë të burgosurit e dënuar, duke përfshirë të burgosurit e përjetshëm”, thuhet në relacionin e ligjit. Ligji i ri ndryshon pikërisht nenin 65 të Kodit aktual Penal, i cili ndalonte lirimin e të dënuarve më burgim të përjetshëm.

Në paragrafin e dytë të këtij neni thuhet se vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur: Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Por, projektligji në fjalë e rrëzon përmbajtjen e nenit 66 të Kodit aktual Penal.

Shpjegimi i hartuesve
Propozuesit e këtij neni kanë sqaruar se qëllimi i ndryshimeve të propozuara është që t’u japë përparësi rehabilitimeve në vend të burgimit, me qëllim për të ulur numrin e të burgosurve nëpër burgje. “Qëllimi i rehabilitimit është për t’ju qasur faktorëve që kanë çuar në sjellje kriminale dhe, duke vepruar kështu, të zvogëlojmë mundësinë e përsëritjes së shkeljeve.

Nga ana tjetër, përdorimi i alternativave kundrejt burgimit reflekton një ndryshim rrënjësor në përqasjen ndaj krimit, shkelësve të ligjit dhe vendit të tyre në shoqëri, duke ndryshuar fokusin e dënimit nga izolimi në drejtësinë restauruese dhe ri-integruese. Alternativat e shoqëruara me mbështetjen e duhur për shkelësit, do të ndihmonte anëtarët e shoqërisë për të bërë një jetë pa modelet e sjelljes kriminale”, kanë sqaruar hartuesit e ligjit.

Të dënuarit e tjerë
Me miratimin e këtij projektligji do të përfitojnë të gjithë të dënuarit e tjerë. Konkretisht, parashikohet që çdo i dënuar mund të lirohet me kusht, nëse ai ka vuajtur jo më pak se gjysma e dënimit me burgim të vendosur në lidhje me kundërvajtjet penale dhe jo më pak se dy të tretat e dënimit të vendosur në lidhje me krimet e dënueshme me burgim deri në pesë vjet. Projektligji, një vëmendje të veçantë u kushton të miturve, si subjekt të veprave penale, duke shtuar llojet e dënimeve alternative me qëllim riabilitimin e tyre, duke i krijuar mundësi që organet e drejtësisë, në rastet kur vepra penale është kryer nga një i mitur, të zbatojnë ndaj tij masa edukuese dhe jo dënim me burg.

Burgu i përjetshëm
Ligji i ri parashikon që një i dënuar që vuan një dënim me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nëse ai ka vuajtur të paktën tridhjetë e pesë vjet burgim dhe nëse ka mbajtur sjellje shembullore dhe qëllimi i riedukimit të tij është arritur.

Të dënuarit
Çdo i dënuar mund të lirohet me kusht, nëse ai ka vuajtur jo më pak se gjysma e dënimit me burgim të vendosur në lidhje me kundërvajtjet penale dhe jo më pak se dy të tretat e dënimit të vendosur në lidhje me krimet e dënueshme me burgim deri në pesë vjet.

3 kushtet
1. Ka vuajti tridhjetë e pesë vjet burgim
2. Ka mbajtur sjellje shembullore
3. Qëllimi i riedukimit të tij është arritur

Disa nene të projektligjit për ndryshimin e Kodit Penal

Neni 7
Neni 62 ndryshohet si më poshtë:
“Gjykata revokon vendimin që pezullon ekzekutimin e dënimit me burgim:
a) Nëse i dënuari gjata periudhës së provës kryen një vepër tjetër penale me dashje.
b) Sillet vazhdimisht në kundërshtim me detyrimet e caktuara nga gjykata ose i shmanget mbikëqyrjes dhe udhëzimeve të punonjësit të shërbimit të provës.

Neni 8
Pas Nenit62, shtohet Neni 62/a si më poshtë: Neni 62/a
Revokimi i ekzekutimit të dënimit me burgim
Pas skadimit të periudhës së provës, gjykata vendos revokimin e ekzekutimit të dënimit me burgim. Gjykata mund të revokojë vendimin që revokon ekzekutimin e dënimit me burgim, nëse personi dënohet në lidhje me një vepër penale të kryer me dashje brenda periudhës kohore të vendosur në provë nga fillimi i periudhës së provës deri në momentin e vendimit që revokon ekzekutimin e burgimit. Revokimi lejohet brenda një viti nga dita e skadimit të periudhës së provës. Neni 62, paragrafi 4, zbatohen përkatësisht.

Neni 9
Neni 64, ndryshohet si më poshtë: Një person i dënuar me burgim mund të lirohet me kusht, nëse ai nëpërmjet sjelljes dhe veprimeve demonstron që qëllimi i ri-edukimit të tij, si pasojë e dënimit të vuajtur, është arritur dhe ai ka vuajtur: – jo më pak se gjysma e dënimit me burgim të vendosur në lidhje me kundërvajtjet penale; – jo më pak se dy të tretat e dënimit të vendosur në lidhje me krimet e dënueshme me burgim deri në pesë vjet. Koha e përfituar nga amnistitë ose çdo falje ligjore nuk llogariten në dënimin e vuajtur. Nuk lejohet lirimi me kusht për të dënuarin përsëritës për krime të kryera me dashje si dhe për të dënuarit për kryerjen e veprave penale të parashikuara në nenet 78/a, 79/a, 79/b, 79/c apo paragrafi i tretë i nenit 100.
Lirimi me kusht revokohet nga gjykata, kur i dënuari për një vepër penale të kryer me dashje, gjatë kohës së kushtit, kryen një vepër tjetër penale me dashje, duke u zbatuar dispozitat për bashkimin e dënimeve.
Gjykata e urdhëron të dënuarin të mbajë kontakte me Shërbimin e Provës gjatë periudhës së provës dhe të përmbushë një ose disa nga detyrimet e parashikuara në Nenin 60 të Kodit Penal. Nëse i dënuari nuk mban kontakte me Shërbimin e Provës ose nëse ai nuk i përmbush detyrimet e parashikuara në nenin 60, siç urdhërohet nga gjykata, kjo e fundit vendos zëvendësimin e dënimit të parë me një dënim tjetër, zgjatjen e periudhës së mbikëqyrjes gjatë periudhës së provës ose revokimin e pezullimit dhe ekzekutimin e dënimit.

Neni 10
Neni 65 ndryshohet si më poshtë: “Një i dënuar që vuan një dënim me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nga gjykata nëse ai ka vuajtur të paktën tridhjetë e pesë vjet burgim dhe nëse gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe qëllimi i riedukimit të tij është arritur.

Neni 11
Neni 66, germa a) ndryshohet si më poshtë: a) dyzet vjet në rastin e krimeve të dënueshme me burgim të përjetshëm dhe njëzet vjet për krimet, të cilat mund të dënohen me më shumë se dhjetë vjet burgim;
Neni 66 germa b) ndryshohet: b) pesëmbëdhjetë vjet për krimet për të cilat ligji parashikon dënimet deri në dhjetë vjet burgim; Pas paragrafit 1 të këtij Neni, shtohet paragrafi 2 me këtë përmbajte: “Veprat penale të Seksionit I, Nenet 76 – 79c, nuk i nënshtrohen parashkrimit”.
shqiptarja.com/d.i.
kodikodi1

Next Post
Kolona arrin në 8 km në kufirin Serbi – Kosovë

Kolona arrin në 8 km në kufirin Serbi – Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

Tifozët futen në fushë në fushë në ndeshjen Flamurtari-Teuta, përplasen ne futbollistët

December 19, 2025
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

“Kredia në lekë dominon tregun”, zyrtari i BSH: Forcimi i monedhës vendase vijoi edhe në 2025

December 19, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

“Vetëvendosja do pësojë rënie të votave, qeveria do formohet me koalicion”

December 19, 2025
Rusia hap dyert për kinezët! Putin miraton udhëtimin pa viza për një muaj

“Mos guxoni të prekni Kaliningradin”, konferenca vjetore e Putin: Rusia nuk e filloi luftën në Ukrainë

December 19, 2025
GALERI/ Bota ndriçohet nga magjia e festave, nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri

GALERI/ Bota ndriçohet nga magjia e festave, nga Sheshi “Skënderbej” deri në New York, ja si po e pret planeti Vitin e Ri

December 19, 2025
Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

Kujdesi për dhëmbët, tek dentisti vetëm kur kemi dhimbje. Klinika në QSUT ofron shërbime falas

December 19, 2025
Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

Studimi: Një në tre të rritur përdorin inteligjencën artificiale për mbështetje emocionale

December 19, 2025
Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In