• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli: Shqipëria, trupa ushtarake në grup-batalionin kanadez në Letoni

by Java News
26/10/2016 18:55
Bruksel, Kodheli me ministrin e mbrojtjes të Kanadasë, Harjit Singh Sajjan

Bruksel, Kodheli me ministrin e mbrojtjes të Kanadasë, Harjit Singh Sajjan

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli po merr pjesë në Takimin e ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, që po zhvillohet në Bruksel, në datat 26-27 tetor 2016.

Në ditën e parë të takimit, ministrat e Mbrojtjes të NATO-s trajtuan dhe morën vendime mbi forcimin e mbrojtjes kolektive të NATO-s. Në veçanti, ministrat diskutuan mbi frenimin e rreziqeve dhe mbrojtjen (Deterrence and Defense). Në këtë pikë, vendet aleate shqyrtuan implementimin e vendimeve të Samitit të Varshavës, në veçanti mbi vendosjen e katër grup-batalioneve në vendet baltike dhe në Poloni. Për këtë qëllim, aleatët deklaruan kontributet e tyre për pjesëmarrje me forca ushtarake.

Në ndërhyrjen e saj mbi këto çështje, Kodheli nënvizoi se Shqipëria mbetet e angazhuar të materializojë vendimet e marra në Samitin e Varshavës, për një mbrojtje moderne dhe efikase të NATO-s. Në këtë drejtim, ministrja deklaroi se Shqipëria ka identifikuar kapacitete në dispozicion të saj dhe pritet t’i bashkëngjitet me personel ushtarak grup-batalionit të udhëhequr nga Kanadaja, në Letoni.

“Vendi ynë do të vijojë bashkëpunimin me vendet pjesëmarrëse në këtë forcë (në veçanti me Kanadanë dhe Letoninë si vende udhëheqëse dhe pritëse respektivisht), për të specifikuar detajet dhe elementët kryesorë të kontributit tonë. Shqipëria do të vijojë të luajë një rol aktiv në Aleancë duke mbështetur kontributet në kuadër të Planit të Veprimit të Gatishmërisë, ku spikat një kompani e deklaruar për periudhën 2016-2018 në Task-Forcën e Përbashkët të Reagimit Shumë të Shpejtë të NATO-s (VJTF).

Në këtë kuadër, ky vit shënon pjesëmarrjen më të madhe të Forcave tona të Armatosura në stërvitjet dhe trajnimet e Aleancës.”- tha ministrja Kodheli, e cila gjithashtu theksoi nënvizoi vijimin e vendit tonë në këtë trajektore në rritje kontributesh, për mbrojtjen e popullsisë, territorit dhe vlerave të Aleancës.

***

Gjatë ditës së parë të takimit të ministrave të Mbrojtjes së vendeve të NATO-s, ministrja Kodheli zhvilloi një takim trepalësh me homologun e saj kanadez, Harjit Singh Sajjan dhe atë letonez Raimonds Bergmanis.

Në fokus të takimit ishte grup-batalioni i udhëhequr nga Kanadaja në Letoni dhe kontributi ynë në të. Ministrat ndanë mendimin se vendosja e forcës së përparuar të NATO-s në lindje, është një tregues i solidaritetit, unitetit dhe kohezionit të Aleancës.

Ministrja e Mbrojtjes theksoi se vendi ynë ka identifikuar kapacitetet në dispozicion për të kontribuar në këtë përpjekje të përbashkët. Ministrat e Mbrojtjes ranë dakord që stafet respektive të jenë në kontakt për të adresuar të gjithë elementët e nevojshëm. Ministri Sajjan falënderoi ministren Kodheli për kontributin e Shqipërisë dhe theksoi se vendi ynë ka treguar gatishmëri dhe përgjegjësi në mbështetje të angazhimeve të NATO-s, në çdo rast kur ka qenë nevoja.

Gjatë Ministerialit pritet të zhvillohet dhe një takim njohës/koordinues nëpërmjet të gjitha vendeve që do të kontribuojnë me forca në këtë batalion.
Tema/d.i.

Next Post
Propozimi i PDIU: Status i veçantë për naftëtarët dhe ulje e moshës së pensionit

Propozimi i PDIU: Status i veçantë për naftëtarët dhe ulje e moshës së pensionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

Zbulohen plot 160 predha të paplasura në Selenicë, i përkasin Luftës II Botërore

March 4, 2026
Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

Berisha: Rama me shpatulla pas murit, po gjen zgjidhje te Vuçiçi në Beograd

March 4, 2026
Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

Dhuna ndaj gazetarit në Kosovë, arrestohet reperi Mossi. Sherri që nisi me diss-e

March 4, 2026
Kabineti i ri, zbardhet dekreti i Begajt/ Rama përgjegjës për ngritjen dhe funksionimin e “Diellës”

Propozimi i Ramës, Presidenti dekreton 7 ndryshimet në qeveri

March 4, 2026

S’janë emigrantë: Silvinjo, De Biazi, Albano, dhe 420 mijë të tjerë…

March 4, 2026
Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

Të sanksionuar nga Trump, gjyqtarët e GJPN-së dëgjohen në Këshillin e Drejtësisë së BE

March 4, 2026
Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

Plani i ri 5-vjeçar i Kinës, si do të jetë e ardhmja teksa synon të bëhet ekonomia e parë të botës?

March 4, 2026

Rama mbledh sot deputetët e Tiranës në selinë e PS-së, çfarë pritet të ndodhë

March 4, 2026
Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

Skandal në Itali, shoferi i ambulancës dyshohet për vrasjen e pesë pacientëve

March 4, 2026
Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

Gazment Bardhi kundër draftit të PS-së: Kjo është dhunë ndaj pakicës!

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In