• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kodheli: Çfarë i thashë në sy ministrit grek të Mbrojtjes

by Java News
15/03/2017 22:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Para disa javësh, marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë njohën një tensionim të ndjeshëm. Ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Panos Kamenos u shfaq me rroba ushtarake në kufirin me Shqipërinë, duke lëshuar disa deklarata me tone luftarake.

Tensioni u rrit akoma më shumë pasi disa ushtarë me origjinë shqiptare bënë simbolin e shqiponjës në kazermën greke.

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, në një intervistë për revistën Mapo, e dalë në treg këto ditë, ka komentuar edhe qëndrimet e homologut grek.

“Mendoj se në Europë ka një rritje të ndjeshme të partive populiste apo popullore te djathta.

Personalisht asnjë ekstrem nuk më rri mirë, qoftë kur flasim për politikë qoftë kur flasim për çdo gjë në jetën e përditshme.

Latinët thoshin që “virtyti qëndron në mes” dhe besoj që e mesmja e artë është një gjë që vlen aq më shumë kur flitet për politikën, pa le kur flitet për një politikë si kjo e jona.

Unë i kam parë këto veprime, si veprime politikanësh të dëshpëruar e që janë përdorur për konsum të brendshëm politik.

Fakti që unë në një mënyrë elegante kam reaguar vetëm me një qëndrim timin në Facebook, shpresoj që i ka bërë kolegët të reflektojnë,” tha Kodheli.

Ajo shtoi se është takuar sërish me Kamenos pas incidenteve:

“Po e kam takuar dhe e kam pyetur nëse tashmë është qetësuar dhe janë duke i shkuar mirë punët.

Kjo ka qenë pyetja ime retorike për të”.

Next Post
Alizoti i PD:  Protestën e opozitës e mbështesin ndërkombëtarët që nuk janë në Tiranë

Alizoti i PD: Protestën e opozitës e mbështesin ndërkombëtarët që nuk janë në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com