• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Alizoti i PD: Protestën e opozitës e mbështesin ndërkombëtarët që nuk janë në Tiranë

by Java News
15/03/2017 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Anëtari i Kryesisë së PD, Tomor Alizoti, ka sqaruar në Ora News mbështetjen ndërkombëtare ndaj protestës së opozitës, të cilës kryedemokrati Basha i referohet pothuajse në çdo fjalim të tij nga çadra e lirisë.

Alizoti: Ndërkombëtarët nuk janë vetëm ata që janë në Tiranë, por edhe ata që janë jashtë Shqipërisë. Kemi pasur në çadrën e lirisë përfaqësuesin e Unionit Rinor të CDU që në politikën gjermane në të ardhmen mund të jetë një Merkel i ri. Kemi pasur individë të rëndësishëm nga SHBA, kemi pasur mbështetje nga senatorët amerikanë. Nëse i referoheni Ambasadave në Shqipëri dhe ndërkombëtarëve që vinë në Shqipëri, më të rëndësishënm në politikën ndërkombëtarë janë partitë e mëdha që janë brenda vendit. Rasti i vizitës së të rinjve të Unionit të CDU, ai është një person shumë i rëndësishëm në të ardhmen shumë të madhe politike në Gjermani, i cili është shumë më i rëndësishëm se disa Ambasadorë, shumë më i rëndësishëm se Ambasadori gjerman në Shqipëri.Edhe për aktualitetin dhe të ardhmen.

Alizoti tha se kushti i opozitës për qeveri teknike mbetet i panegociueshëm.

Alizoti: Mbështetja ndërkombëtare i jep një plus protestës, por e rëndësishme në Shqipëri janë vetë shqiptarët. Edhe ndërkombëtarët e kanë kuptuar se nuk mund të hyhet në zgjedhje me këtë qeveri të kapur nga krimi. Kemi Ministrin e Financave që hap fushatën në Kavajë me një person që ka 10 emra, që akuzohet për përdhunim në grup dhe trafik droge. Mazhoranca nuk kuptoi nga këto kritika të opozitës dhe ndërkombëtarëve. Në Shqipëri është një situatë kriminale që ka mbërthyer të gjithë vendin.

E ndërsa mazhoranca i akuzon si bllokues të reformës në drejtësi, Alizoti thotë se vettingu është keqpërdorur nga pozita, duke shtuar se pastrimi i shoqërisë nuk mund të bëhet me njerëz që gjuajnë me kobure në polici dhe nuk ndëshkohen.

Alizoti: Vettingu është mënyra më qesharake si është përdorur. Një shoqëri nuk mund të refromohet vetëm me një reformë, sidomos drejtësia që është thelbi i shoqërisë dhe shtetit. Nuk mund të bëhet një shoqëri e drejtë vetëm me një vetting, edhe po ta miratojë PD. Reforma në drejtësi është keqpërdorur nga mazhoranca aktuale, sa ka kaluar në një dimension qesharak duke mbledhur çadra ku njerëzit e thjeshtë kanë firmosur mbi vettingun, si në kohën e Partisë së Punës.U shua shumë shpejt se ishte një dimension qesharak. Vettingu është i lidhur me politikën, nuk mund të marrin pastrimin e shoqërisë njerëz që gjuajnë me kobure në polici.

Next Post
Valbona Selimllari flet për punën e re në Bashkinë e Tiranës: S’jam as për imazh, as për mesazh

Valbona Selimllari flet për punën e re në Bashkinë e Tiranës: S'jam as për imazh, as për mesazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com