• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kocka dhe Legena

by Edison Ypi
17/10/2024 13:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edison Ypi

Përtej arritjeve të pamohueshme, si selfiet e panumurta dhe postimet intriguese me një rrjesht e gjysëm në rrjetet sociale, Artit shqiptar i mungon sot diçka esenciale, diçka madhështore, diçka kuptimplote. Mungon kryevepra pa të cilën jeta e sotme shpirtërore dhe materiale e shqiptarëve do ishte skëterrë dhe vdekja do ishte shpëtim.

Mungon shtatorja e derdhur në bronx dhe e larë në ar e protagonistit të jetës së sotme të shqiptarëve- Legenit të lavdishëm, Legenit të vetkënaqur, të lumtur, të kudondodhur, që me njërën dorë shtyp solemnisht tasierën e laptopit, me dorën tjetrën lëpin plot gjallëri dhe energji kockën e merituar të shpërblimit për asgjënë e kryer.

Të ngrihet urgjent ajo shtatore gjigande. Të thirren ku janë e ku s’janë, edhe nga varri të shkulen, legenat më në zë të Artit, kulturës, arkitekturës, pikturës, shkrimtarë, poetë, hostorianë, psikologë, psikiatra, deri dhe mjekë, biologë, matematicienë, fizicienë, astronomë dhe astrologë. Të mblidhen kokë më kokë lëpirësat e shquar të kockave heroike të tokës arbnore. Të këmbejnë idetë e larta. Të mprehin daltat e shkathëta. Të përgatisin çekiçët e rëndë. Të nisin punën e vështirë për gdhendjen e të lavdishmit të ardhshëm, të quajturit “Legeni Shqiptar”.

Shtatorja të gdhendet më e lartë se Statuja e Lirisë. Legeni prej bronxi me laptop përpara, jo me flamur, lugë, pirun, thikë, a diçka tjetër në dorë, por me kockë në dorë. Të bëhet kujdes me surratin e Legenit: Koka me cepa, goja shpellë, veshët llapusha, balli me rrudha, qafa e dhjamur, e të tjera e të tjera. Shtatorja madhështore të vendoset ku ta urdhërojnë legenat lëpirësa të kockave të bordeve, shtabeve, komisioneve, zyrave, korridoreve.

Por e mira, në majë të Karaburunit. Që kush vjen nga deti, të mos shohi së pari vjetërsira dhe kalbësira pa vlerë si Durrësi, Vlora, Saranda, Shëngjini, Karavastaja, Divjaka, Kepi i Rodonit, Patoku, por Legeni vezullues me kockë dhe laptop në duar.

Një vepër letrare gjithashtu, roman nga ndonjë shkrimtar legen, që, legen për legen, legen libri legen autori, do përkthehet në të gjitha gjuhët e botës dhe do pushtojë zemrat e publikut në mbarë globin. Do ketë brenda ai roman një intrigë shoqërore politike sentimentale që do zbulojë peripecitë e transformimit të burrit në legen, lodhjet e përditshme për të kapur e lëpirë sa më tepër kocka, aq edhe legenizimin dhe kockëzimin e shoqërisë në tërësi, parë nga këndvështrimet e ndryshme me rezultat të njëjtë të dy doktrinave më të reja karipllariste dhe varkariste.

Kocka dhe legena gjithandej, sa të ha syri.

Shqipëria është shndrruar e tëra në një mal me kocka dhe një det me legena.

Shqipëria është tashmë eksportuesja më e madhe në botë e legenave.

Legenat që ikin në Gjermani e gjetkë, për shembull, nuk ikin për llokma, ikin për kocka. S’u çmend gjermani e italiani e tjetri e tjetri tu hedhin llokma legenave nga Shqipëria.

Ndërkohë që po paksohet frikshëm numuri i kockave për 1 legen, po rritet ethshëm numuri i legenave për 1 kockë.

S’dihet si do vejë ky hall.

Në u bëfshin më tepër legena se kocka, s’ësht keq. Legenat do ngordhin si pulat njëripastjetrit nga uria.
Ama në u bëfshin më tepër kocka se legena, na piu e zeza. Legenat do trashen e do shumzohen si mizat. Po ndodhi kjo, të gjejmë vrimë ku të futemi mos na nxjerrin sytë legenat e dhjamosur nga lëpirja e kockave.

S’ësht çudi, pas pak, kockat dhe legenat do kthehen në njësi këmbimi për bizneset: Na kaq legena, më jep aq kocka. Merre këtë thes me kocka, më jep sa të duash legena. Ose: nëm kaq legena, të jap Noc Rrokun sa të kthehet nga Italia ku ka vajt me kry një vrasje.

Me ligj të posaçëm “Zotni” do zëvendësohet me “Legen”. Po ashtu edhe “Kusur” me “Kockë”.

Me kaq shumë legena dhe kocka nëpër këmbë, emrat e shkollave, stadiumeve, rrugëve etj. nuk mund të rrinë ato që janë. Do emërtohen me emra legenash të shquar si: Rruga Karipllari, Rruga Varkari etj.

Sa të ha syri, sa të dëgjon veshi, veçse kocka dhe legena.

Burrat dhe llokmat i mori era, i lagu shiu, i goditi breshëri.

Duket e largët dita kur më tepër se legena që lëpijnë kocka do kemi Burra që hanë llokma.

Next Post
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

Deputetë të pastrehë, ku ka tym të fusin kokën

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    I nderuar Yp – llar ( si vazhdim i idesë tuaj të emrave të rrugëve, që mund të bëhet RRUGA – YPLLARI).
    Bukur kjo ?
    Sa për e kockave, do të shtoja se – Dùaja (lutja)e qënit (Sazan Guri), është të bien kocka nga qielli.
    Pastaj, lëpirja, legeni, laptopi, tastiera, etj. për të ngritur shtatoren monumentale, do të ishte e mangët, pa gjuhën përjashta të qënit, në pritje të kockës.
    Pra, keni harruar gjuhën përjashta, apo LLAPËN jashtë si i thonë në zhargonin tironc.
    Si mendon ?
    Pra, shtaktore me legen, qën me llapë, plus laptop me tastierë, dhe po ti shtonim edhe një qën me llapë, mbi gomar duke folur me celular me të dashurën, apo me kryeqënin në katin e tetë, do të ishte një kryevepër për ta vënë në majë të piramidës, duke i bërë karshillëk, katit të tetë.
    Të fala kush të të pyesë.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
Frrok Çupi: Fatos Nano, themelues i epokës post-komuniste, njeri me vizion dhe forcë për të ndërtuar Shqipërinë moderne

22, ditë e Diele

March 22, 2026
Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

Tentoi të vetëmbytej në lumin Buna, forcat e policisë nxjerrin nga uji 59-vjeçaren në gjendje të rëndë

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In