• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koçiu inspektim në Kurbin, pika e grumbullimit të makinave do t’i kalojë bashkisë

by A R
27/09/2025 14:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka qenë në Kurbin, ku ka inspektuar nga afër, lirimin e një hapësire publike në këtë zonë. Së bashku me të, ishin edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ilir Proda, si dhe kryetarja e Bashkisë, Majlijnda Cara.

Në zonë, është liruar një hapësirë, që më herët është përdorur për të grumbulluar makina të vjetra ose jashtë funksionit.

“Në fakt, është një nga pikat e grumbullimit që Policia e Shtetit ka përdorur prej vitesh, për të depozituar gjithë ata mjete motorike, që janë sekuestruar apo konfiskuar. Pika të tilla kemi me dhjetëra, të shpërndara në territor, në mbarë vendin dhe falë aksionit që kemi ndërmarrë me një sërë agjencish të Ministrisë së Brendshme, kemi nisur seleksionimin e të gjithë këtyre mjeteve të depozituara këtu prej vitesh, për ta kthyer në një hapësirë publike,në shërbim të komunitetit”, tha Koçiu.

Ministrja shtoi se hapësira në fjalë do të lirohet e do i jepet Bashkisë së Laçit, për të bërë investime dhe projekte, që kanë vlerë të madhe për qytetin.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, deklaroi se forcat e rendit janë tashmë të angazhuara në një operacion për të rimarrë kontrollin e një zone që, sipas tij, është shndërruar në një “gangrenë” për qytetin.

“Ky është një operacion që ka filluar në bashkëpunim me policitë bashkiake. Përveç aktit që këto pika janë kthyer në gangrena, këto pika kërkojnë dhe shërbime policie për t’u ruajtur dhe për të garantuar sigurinë fizike të tyre. Kjo është një nga 24 pikat në Shqipëri dhe është një nga pikat më të mëdha të grumbullimit”, tha Proda.

Ndërsa, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara, u shpreh se tashmë bashkia është e përgatitur për të hartuar projekte të reja, të cilat do të realizohen në këtë zonë që do t’i vihet në shërbim komunitetit.

Aksioni vjen paralelisht edhe me aksionin që Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit dhe inspektoratët vendore, janë duke kryer, për lirimin e hapësirave publike.

Next Post
“E kishe me vete orën 400 mijë euroshe në Aruba?”, PD ka 7 pyetje për Ramën

“E kishe me vete orën 400 mijë euroshe në Aruba?”, PD ka 7 pyetje për Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In