• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koçiu dhe Demo inspektim në Kombinat: Qeveria dhe Bashkia e Tiranës angazhohen për përshpejtimin e rindërtimit në këtë zonë të prekur nga tërmeti

by A. Q
21/09/2026 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtatë vite pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, përfundimi i procesit të rindërtimit në Kombinat, Tiranë, mbetet një nga prioritetet që kërkon ndërhyrje të përshpejtuar institucionale. Zv.kryeministrja Albana Koçiu dhe ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ishin në Njësinë 6, ku kërkuan përshpejtimin e procedurave dhe koordinimin më të mirë mes qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës.

Koçiu bëri të ditur se deri tani janë shpërndarë mbi 340 apartamente për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa rreth 650 familje vijojnë të trajtohen me bonus qiraje dhe presin të marrin banesat e tyre.

“Procedurat kanë nisur, por ritmi është shumë i ngadaltë. Kanë kaluar shtatë vite, ne duhet të marrim masat, ta përmbyllim këtë proces me ritëm shumë të shpejtë”, deklaroi Koçiu.

Sipas saj, në Kombinat janë aktualisht rreth 150 apartamente të ndërtuara, prej të cilave 75 janë në pritje të procesit të shortit, ndërsa për një pjesë tjetër vijojnë ndërhyrjet e nevojshme për ujësjellës-kanalizimet, me qëllim përfundimin e tyre dhe kalimin në fazën e shpërndarjes. Në të njëjtën kohë, në një tjetër shesh ndërtimi në Kombinat, ku procedura e prokurimit ka përfunduar, pritet të ndërtohen 223 apartamente të reja.

Paralelisht, ka nisur procedura për ndërtimin e 100 apartamenteve të tjera. Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, tha se banorët kanë të drejtë të kërkojnë një përgjigje përfundimtare, pas një periudhe të gjatë pritjeje.

“Njerëzit kanë të drejtë, pas kalimit të gjithë këtyre viteve, tashmë shtatë vite, ne duhet t’u japim një përgjigje përfundimtare”, u shpreh Demo, duke nënvizuar se qeveria do të punojë së bashku me Bashkinë e Tiranës për të zgjidhur ngërçet që kanë penguar ecurinë e procesit. Demo bëri të ditur gjithashtu se qeveria qendrore do të ndërhyjë me financim nga buxheti i shtetit për përshpejtimin e rindërtimit në Tiranë, ndërsa projektet e Bashkisë do të vijojnë të financohen prej saj.

“Ne do të ndërhyjmë në Tiranë edhe me financim nga buxheti i qeverisë qendrore që të përshpejtojmë procesin e rindërtimit në Tiranë”, deklaroi ministri, duke shtuar se synimi është që brenda këtij viti të nisin sinjalet e para për sheshet e reja të ndërtimit, të financuara nga qeveria shqiptare përmes Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Sipas ministrit Demo, ndërhyrja do të fokusohet në dy drejtime: përfundimin sa më shpejt të apartamenteve të ndërtuara, përfshirë zgjidhjen e problematikave të lidhjeve me OSHEE-në dhe ujësjellësin, si dhe përgatitjen e shesheve të reja për të përmbushur kërkesën e familjeve që ende presin banesat e tyre. Nga ana e saj, Koçiu theksoi se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të shërbejë për të shmangur vonesat e mëtejshme.

“Njerëzit kanë nevojë të kenë shtëpinë e tyre ashtu siç e kishin përpara asaj tragjedie të vitit 2019 dhe ne kemi detyrimin që t’u përgjigjemi dhe të mos fshihemi me justifikimin e procedurave”, tha ajo.

Zv.kryeministrja nënvizoi se çdo procedurë duhet të respektojë kërkesat ligjore, por kjo nuk duhet të kthehet në arsye për zvarritje. “Bashkërisht, do të duhet që ta shtyjmë sa më shpejt këtë proces, të marrë fund këtu edhe në të gjithë Bashkinë e Tiranës”, u shpreh Koçiu.

Angazhimi i përbashkët i qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës synon që familjet e prekura nga tërmeti të marrin një zgjidhje përfundimtare, duke përshpejtuar si shpërndarjen e apartamenteve të përfunduara, ashtu edhe ndërtimin e banesave të reja në sheshet që do të financohen në vijim.

Next Post
Ambasadorja e BE takim në zyrën e Klodian Brahos, zbulohet tematika e bisedës me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe…

Ambasadorja e BE takim në zyrën e Klodian Brahos, zbulohet tematika e bisedës me kreun e SPAK: Lufta kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Sondazhet në Serbi, partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika!

September 21, 2026
Befasia në Turqi, Amedspori i Besnik Hasit kryeson Superligën, ka lënë pas edhe tri gjigantët e Stambollit

Befasia në Turqi, Amedspori i Besnik Hasit kryeson Superligën, ka lënë pas edhe tri gjigantët e Stambollit

September 21, 2026
SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!

SHBA synon izolimin e aviacionit iranian, kurse BE kërkon forcimin e misionit detar në Detin e Kuq!

September 21, 2026
Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

Ministri Karakaçi inspekton ujësjellësin e ri të Mamurrasit: Së shpejti nis investimi edhe për zonat rurale!

September 21, 2026
Shqipëria “fshat i madh”? Vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si qytete

Një treg ende në informalitet, 34.9% e ndërmjetësve të pasurive të paluajtshme punojnë jashtë rregullave

September 21, 2026
FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet të jemi të bashkuar

FBI mbledh Evropën në Tiranë, 235 ekspertë të sigurisë kundër krimit të organizuar, i pranishëm dhe kreu i SPAK: Duhet të jemi të bashkuar

September 21, 2026
Gjuha që zbeh fytyrën e protestës

Diplomacia shqiptare në betejën për drejtësi!

September 21, 2026
Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26”, ministri Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s!

Stërvitja “Mburoja e Arbrit-26”, ministri Nufi: Forcat e Armatosura, plotësisht të ndërveprueshme me ato të vendeve të NATO-s!

September 21, 2026
Kryeministri Rama nga Detroiti: Regjistri Kombëtar i Diasporës, një sportel unik për shqiptarët jashtë atdheut!

Kryeministri Rama nga Detroiti: Regjistri Kombëtar i Diasporës, një sportel unik për shqiptarët jashtë atdheut!

September 21, 2026
Furgoni me pasagjerë humb kontrollin dhe përplaset me karrexhatat në Tiranë-Durrës, disa persona të plagosur lehtë!

Furgoni me pasagjerë humb kontrollin dhe përplaset me karrexhatat në Tiranë-Durrës, disa persona të plagosur lehtë!

September 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com