• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koçiu: 36 mijë familje me fëmijë e 58 mijë persona me aftësi të kufizuar 10 mijë lekë bonus për Vitin e Ri! 60 qendra shëndetësore…!

by Java News
29/12/2023 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu në intervistën e parë dhënë për mediat, foli në Report Tv për ‘bilancin e vitit që po lëmë pas, bonusin e fundvitit për familjet në nevojë, si edhe synimet për vitin 2024.

Ekskluzivisht për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, ministrja Koçiu tha se 36 mijë familje me fëmijë, që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, do të përfitojnë 10 mijë lekë bonus. Po ashtu, përfitues do të jenë edhe 58 mijë persona me aftësi të kufizuar, si 28 mijë familje trajtohen me ndihën ekonomike edhe përse nuk kanë fëmijë.

“Paketa e solidaritetit është një nga vendimet e fundit, që vjen në ndihmë të familjeve në nevojë dhe personave vulnerabël. Mbështetje për të gëzuar dhe festuar festat e fundvitit, familjet në ndihmë ekonomike dhe personat me aftësi të kufizuar. E orientuar tek fëmijët, 36 mijë familje më fëmijë pjesë e skemës që do përfitojnë një bonus me rastin e festave me vlerën 10 mijë lekë.

Fëmijët me aftësi të kufizuar do ketë një vlerë 10 mijë lekë si bonus. Pjesë e kësaj skeme janë edhe familjet në ndihmë ekonomike që s’kanë fëmijë, 28 mijë, afro 58 mijë persona që përfitojnë nga skemat e aftësisë së kufizuar”, tha ministrja për Report Tv.

Ndalur në bonusin e bebes, ministrja tha se nga vitit 2019 janë shpërndarë 200 mijë bonuese, ndërsa 40 mijë vetëm për vitin 2023.

“Aplikohet që në 2019. Fëmija i parë 40 mijë lekë, fëmijën e 80 mijë lekë dhe fëmija i tretë e në vijim 1200 mijë lekë bonuse të shpërndara, për 2023 kemi 40 mijë bonuese”, tha ministrja.

Sa i takon synimeve për vitin 2024, ministrja thotë se do të vijojë puna për rikonstruktimin e 60 qendrave shëndetësore e spitaleve. Në fokus do të jetë edhe autonomia spitalore, si edhe përmirësimi i sistemeve dixhitale.

“Kantieret do vijojnë të shtrihen në gjithë vendin, do kemi ndërhyrje sa i përket QSUT, do mbështesim përmirësimet në infrastrukturë, 60 qendra shëndetësore që do vijojnë t’i nënshtrohen rehabilitimit të infrastrukturës, do vijojë rehabilitimi në infrastrukturë, spitali Krujës, Lezhës, Elbasanit, spitalin psikiatrik të Vlorës, Elbasanit.

Do përmirësojmë sistemet dixhitale, mënyrën sesi menaxhojmë të dhënat në sistemin shëndetësor, për të lehtësuar punën dhe cilësinë e shërbimit për qytetarë”, tha Koçiu./m.j

Next Post
Reshat Arbana humbet bashkëshorten, mesazhet plot dhimbje të miqve: Ishte ‘zemra’ e familjes! Një grua fisnike dhe e rrallë si në gojëdhëna

Reshat Arbana humbet bashkëshorten, mesazhet plot dhimbje të miqve: Ishte 'zemra' e familjes! Një grua fisnike dhe e rrallë si në gojëdhëna

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    2 years ago

    Shikojeni bonosin e mall qe jepe minstrja e k/hajdut edvin karapushtit,per njerzit ne nevoje lajmi i dites,po na mallengjen.i lumte sh ministre.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

March 25, 2026
Politika të mbledhë mendtë e kokës e të bëjë punën për të cilën votohet e paguhet!

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

March 25, 2026
“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In