• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kobalti në Onkologjik, ndërhyn live ish-kryetar i zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimi: S’e kemi vënë kurrë në punë sepse…!

by Java News
26/06/2024 22:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rustem Paçi, ish-kryetar i zyrës për Mbrojtjen nga Rrezatimi, ka ndërhyrë live këtë mbrëmje në emisionin Top Story, teksa diskutohej për burimin e kobaltit që ndodhet në Onkologjik.

Ai tha se që pasi është marrë ky burim kobalti, nuk është vendosur kurrë në punë dhe është mbajtur i paketuar, e sipas tij në këtë mënyrë nuk ka rrezatim.

Ai tha se nuk është vënë në punë sepse Shqipëria nuk i ka kapacitet për ta vendosur sipas kushteve të caktuara.

Pjesë nga intervista me Grida Dumën:

Paçi: Burimi ka ardhur në Shqipëri me të gjitha lejet, gjendet i paketuar në një ambient që garanton që nuk ka nivele të larta rrezatimi. Ka qenë në paketim nuk është vendosur në punë dhe nuk ka si të ketë rrezatime. Kanë ardhur herë pas here inspektorë. Nuk bëhet fjalë për kontaminime. Ka spekulime të panevojshme.

Duma: U tha që kur është marrë burimi i kobaltit, është marrë duke i thënë qendrës në Vjenë që e keni mbrojtjen dhe bunkerin… 

Paçi: Ambienti ku është i vendosur, është i vlerësuar nga një ekspert rrezatimesh. Komisioni ka dhënë licencë vetëm për ruajtje në paketimin e tij përkatës, deri para disa muajsh që është dhënë leje për vendosje në bunker. Nuk ka pasur licencë as për heqjen e paketimit dhe as përdorim. Ka qenë i magazinuar. Nëse do ishte dhënë leje për përdorim, do kishte marrë në konsideratë të gjitha elementet. Nuk mundet të jetë burimi i kobaltit për të cilën flasin ekspertët.

Duma: Pse nuk është vënë në punë?

Paçi: Që të vihet në punë, Shqipëria nuk ka kapacitete

Duma: Po pse u ble?

Paçi: U ble sepse sipas kontratës në dijeninë time, duhej të vinte kompania belge të vinte dhe ta instalonte, por në dijeninë time kompania belge nuk ka pasur burime për vendosjen./m.j

Next Post
Miratohet vendimi, patentat shqiptare do të njihen në Arabinë Saudite dhe anasjelltas

Vendimi/ Rama firmos krijimin e DPAK, si do funksionojë Drejtoria Antikorrupsion dhe hapat për zgjidhjen e drejtuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

SHBA dhe Venezuela negociojnë marrëveshje ushtarake, mundësi për prani afatgjatë të trupave amerikane

November 3, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Zgjedhjet në SHBA, Polymarket u jep demokratëve epërsi në garën për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

November 3, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

November 3, 2026
Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

Senatori republikan i Alaskës, Dan Sullivan, u bën thirrje njerëzve të votojnë për “Dan Sullivanin e duhur”

November 3, 2026
Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

Kostreci sjell zhvillimet nga SHBA: Pjesëmarrje e konsiderueshme dhe interes i lartë për zgjedhjet

November 3, 2026
“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

“Në Texas beteja më e fortë”, Kola Jushi: Demokratët mund ta fitojnë pas 30 vitesh

November 3, 2026
A do tronditet presidenca Trump? Demokratët synojnë kontrollin e Kongresit dhe Senatit

CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane!

November 3, 2026
Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

Nata Champions/ Barcelona rikthehet te fitorja, PSG ‘luan tenis’ me Villarreal, Manchester United përmbys Romën dhe Inter harron disfatën e derbit

November 3, 2026
Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

Një fitore për teknikun Kompani, Bayern rikthehet te fitorja në Champions! Gjermanët triumfojnë me dy gola në Madrid kundër Atletikos

November 3, 2026
Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

Ministri i Transportit i Spanjës jep dorëheqjen pas dy aksidenteve hekurudhore: Nuk mund të qëndroj në detyrë

November 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In