• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Koalicioni laraman i Bashës me aleatët, që ngre shumë pikëpyetje/ Nga “horri i Bulevardit” tek subjekti i OFL-së

by Java News
25/02/2021 11:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Lulzim Basha, siç bën gjithmonë, ka mbyllur vetëm në sekondat e fundit koalicionin opozitar, me të cilin do të sfidojë Edi Ramën më 25 qershor.

Këtë radhë, Lulzim Basha ka mbledhur, siç do të shprehej Berisha vite më parë, gjithë “qelbësirat”, për të rrëzuar Edi Ramën.

I pari dhe që përbën kuriozitetin më të madh, është Bamir Topi.

Ky i fundit është rikthyer në koalicion me Sali Berishën, njeriun që sipas vetë Berishës, kërkoi të rrëzonte.

“Horri i Bulevardit”, siç është cilësuar Bamir Topi nga Berisha, në fakt ka qenë shumë i egër me Lulzim Bashën gjatë këtyre viteve, duke e cilësuar si një “pupac” të Berishës.

Ai madje ka bërë edhe një libër, ku tregon për vrasjet e Berishës më 21 janar dhe si Basha ishte i pafuqishëm për ta ndaluar.

Tani do të jenë bashkë, në misionin për të rrëzuar Edi Ramën, duke “ngrënë” kështu çdo fjalë që kanë thënë për njëri-tjetrin.

Por nuk mbaron këtu, pasi koalicioni laraman i Lulzim Bashës ka paradokse dhe nonsense të çuditshme.

Edhe pse flet për kriminalizimin e politikës nga Edi Rama, vetë Basha ka ofruar në koalicionin e tij dy parti të akuzuara si të tilla.

Një prej tyre është Partia Mendimi i Djathtë Liberal, me në krye Mustafa Licin.

Njëri nga djemtë e tij, Muhamed Lici, është dënuar në mars të 2017 me 13 vite burg, pasi akuzohej se drejtonte një grup që u vendosnin gjoba tregtarëve të Zdrales në Shkodër.

Djali tjetër, Ibrahim Lici, është shpallur në kërkim për t’u pyetur mbi atentatin ndaj vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali, më 30 mars 2019.

Vetë Mustafa Lici kërcënoi kryebashkiaken e PD-së në Shkodër, Voltana Ademi, në vitin 2017, ndërsa ka refuzuar të plotësojë formularin e pasurisë, dërguar nga OFL.

Partia e dytë është ajo e Mark Frrokut, të cilin PD dhe Lulzim Basha e kanë akuzuar si trafikant femrash.

Tashmë të dy këta personazhe, janë në koalicion me PD-në dhe rrëzojnë kauzën e dekriminalizimit të Lulzim Bashës.

Interesant është edhe fakti, se Basha ka në të njëjtin koalicion, edhe një monark, Shpëtim Axhamin, por edhe një republikan, si Fatmir Mediu.

Për të mos folur pastaj për dyshen Dule-Idrizi, dy armiq të betuar, që përfaqësojnë kauza të kundërta.

Shpëtim Idrizi Lufton për kauzën çame, ndërkohë që Vangjel Dule nuk e njeh dhe e mohon atë.

Koalicioni ndërkohë, ka sjellë pakënaqësi edhe vetë Brenda PD-së.

Kjo, për shkak se Lulzim Basha iu ka premtuar aleatëve të tij vende të sigurta për deputetë dhe kështu, shumë prej figurave kryesore të PD-së mund të mbeten jashtë Parlamentit.

Ata do të duhet që të bëjnë betejën kryesore në fushatë për të mbledhur vota, që fillimisht të zgjidhen deputetë aleatët e Bashës, dhe pastaj me kismet, nëse kanë fat, mund të zgjidhen edhe ata.

Agron Duka me ironi shprehej se nëse nuk zgjidhej deputet, nuk do të kandidonte më, por ai e ka të sigurtë fitoren, pasi Basha e ka vendosur të dytin në listën e Durrësit, duke hequr kështu një prej drejtuesve të PD-së në këtë Qark, Oerd Bylykbashin ose Ferdinand Xhaferrajn.

Ajo që duhet theksuar tjetër ndërkohë, është edhe fakti se në fund, edhe pse rezistoi deri në momentet e fundit, është fakti që Lulzim Basha nuk i rezistoi dot presionit të aleatëve të tij, të cilëve iu plotësoi çdo kërkesë. Kuptohet, në kurriz të PD-së.

(TemA)

Next Post
Si do të votojnë të sëmurët me COVID? Përgjigjet Rakacolli

Si do të votojnë të sëmurët me COVID? Përgjigjet Rakacolli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Drejtësisë merr masa dhe vendos dritare hekuri!

Protestat e dhunshme në Tiranë, Ministria e Drejtësisë merr masa dhe vendos dritare hekuri!

October 21, 2026
U kap duke fluturuar me avion mbi centralin bërthamor në Francë, Apeli rrëzon kërkesën e  Ermal Beqirit për lirim! I hapet rrugë ekstradimit

Kështjellë në Francë dhe 2,1 milionë euro pasuri të sekuestruara, Ermal Beqiri i akuzuar për dosjen AKSHI tenton t’i shpëtojë ekstradimit në Shqipëri

October 21, 2026
Franca po paguan çmimin e llastimit të të rinjve

Franca po paguan çmimin e llastimit të të rinjve

October 21, 2026
Masat për protestuesit, Berisha sulmon Ramën: E ka humbur logjikën nga frika se dita e llogarisë po vjen

Masat për protestuesit, Berisha sulmon Ramën: E ka humbur logjikën nga frika se dita e llogarisë po vjen

October 21, 2026
Protestat në Tiranë: Gjykata liron 22 të arrestuar dhe cakton masën “detyrim paraqitjeje”

Protestat në Tiranë: Gjykata liron 22 të arrestuar dhe cakton masën “detyrim paraqitjeje”

October 21, 2026
BE nën mesataren historike të magazinimit të gazit, Komisioni Evropian garanton sigurinë e furnizimit për dimrin

BE nën mesataren historike të magazinimit të gazit, Komisioni Evropian garanton sigurinë e furnizimit për dimrin

October 21, 2026
Vrasja e vëllezërve Islamaj, lihet në burg Ngushëllim Manzi, zbardhet dëshmia e tij

Vrasja e vëllezërve Islamaj, lihet në burg Ngushëllim Manzi, zbardhet dëshmia e tij

October 21, 2026
Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur

Shqipëria nis kontingjentin e parë të helikopterëve në misionin KFOR në Kosovë, Nufi: Angazhimi ynë mbetet i palëkundur

October 21, 2026
Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

Macron dënon komentet e liderëve të huaj për protestat në Francë: Po bëjnë fushatë në kurrizin tonë

October 21, 2026
Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In