Klubi i Atlanta Junajtid në MLS kërkon me çdo kusht një emër të madh për sulmin dhe kjo është arsyeja pse ka kthyer vëmendjen nga Seria A duke kërkuar emra të njohur që mund t’i bashkohen ekipit ku luan edhe mbrojtësi i Kombëtares, Enea Mihaj.
Fillimisht klubi në fjalë kërkoi shërbimet e Romelu Lukakut, por për momentin nuk ka gjetur një përgjigje pozitive nga belgu i cili duket më i orientuar të shkojë në Turqi.
Ndaj vëmendja ka kaluar te një tjetër sulmues që mund të lëvizë, Alvaro Morata.
Ky i fundit ka kaluar një sezon të tmerrshëm te Komo dhe mund të ketë nevojë për një sistemim të ri. Ndaj Atlanta ka nisur kontaktet për të shqyrtuar mundësinë e transferimit të tij në javët e ardhshme.











