• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLSH padit në Prokurori ish-kreun e Hipotekës në Kuçovë dhe 5 specialistë

by Java News
03/11/2016 19:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në Prokurori ish-regjistruesin dhe pesë specialistë të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajshmte në Kuçovë. Padia e KLSH ka ardhur pas auditimit ku ka rezultuar se punonjësit e paditur kanë kryer regjistrime pa dokumentacion ligjor, kanë lëshuar certifikata pronësie për 4577 m2 tokë më tepër se dokumentacioni, nuk kanë kaluar në pronësi shtet 399308m2 tokë arë, kanë regjistruar 90273 m2 tokë me Aktin e Marrjes së Tokës në Përdorim.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të programit të auditimit nr. 529/1, datë 08.05.2016, ka ushtruar auditim në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshme Kuçovë, për periudhën  01.01.2014 deri më 31.12.2015.  Në përfundim të auditimit u konstatuan një sërë shkeljesh të dispozitave ligjore, për të cilat janë rekomanduar masat përkatëse për përmirësimin e gjendjes dhe nxjerrjen e përgjegjësive, të miratuara me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së me nr. 99, datë 06.09.2016.

Nga auditimi i dokumentacionit të vënë dispozicion në lidhje me regjistrimet e pasurive të paluajtshme, u konstatuan një sërë shkeljesh, ndër të cilat më kryesoret janë:

1. Në 8 raste janë regjistruar 4577 m2 tokë më tepër se sipërfaqja e përcaktuar në Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP), nga të cilat 3777 m2 tokë “arë” dhe 800 m2 tokë “truall”, në kundërshtim me Ligjin 7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën” i ndryshuar.

2. Nuk kanë bërë bilancin Libri i Ngastrave (LN) – AMTP dhe nuk kanë veçuar në pronësi “Shtet” sipërfaqen prej 399308 m2 tokë, nga të cilat 48 pasuri me sipërfaqe 20851 m2 tokë “arë” në Komunën Ferras, 148 pasuri me sipërfaqe 72154 m2 tokë “arë” në “Rreth-Tapi” dhe 522 pasuri me sipërfaqe 306303 m2 tokë “arë” në fshatin Polovinë, duke lëshuar certifikata pronësie në kundërshtim me Ligjin nr. 7501, datë 17.09.1991 “Për tokën”, i ndryshuar dhe Ligjin nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme.

3. Në 19 raste, në ZK 1699 (fshatin Gegë), janë regjistruar dhe kanë përfituar certifikatë pronësie 38 pasuri me sipërfaqe 90273 m2, duke përdorur AMTP-të në përdorim, në kundërshtim me ligjin 7501, datë 19.07.1991 “Për Tokën” i ndryshuar dhe me nenin 2, pikat 4, 5, 6 dhe neni 3, të ligjit nr. 8053, datë 21.12.1995 “Për kalimin në pronësi pa shpërblim të tokës bujqësore”.

4. Në dy raste, për regjistrimin e pasurive me leje ndërtimi, janë regjistruar dhe është përfituar certifikatë pronësie për 100 m2 ndërtesë më tepër se sipërfaqja e përcaktuar në lejen e ndërtimit, në kundërshtim me Ligjin nr. 33, datë 29.04.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe UKM nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të Regjistruesit”.

5. Nga auditimi i dosjeve janë konstatuar mangësi në plotësimin e dokumentacionit për regjistrim, korrigjime shifrash në dokumentacion, mungojnë Urdhrat e Regjistruesit për ndarjen e pasurive të paluajtshme dhe lëshimin e certifikatave, nuk ndodhet kërkesa me shkrim e pronarit për ndarjen e pasurive, si dhe nuk janë plotësuar shtojcat përkatëse, në kundërshtim me UKM nr. 2, datë 12.09.2012 “Për përcaktimin e elementeve të akteve, që verifikohen nga zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të procedurës për nxjerrjen e urdhrit të regjistruesit”.

Për shkeljet e konstatuara, KLSH ka kryer kallëzim penal për ish-Regjistruesin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Kuçovë K.B., ish-specialistët hartografë D.G., P.T. dhe M.M., specialistin hartograf V.M. dhe specialistin jurist të  ZVRPP Kuçovë E.C., të cilët në mospërmbushje të detyrës së tyre funksionale dhe në shkelje të dispozitave ligjore, kanë konsumuar elementët e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, duke i përcjellë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat  të gjitha provat dhe dokumentet përkatëse.

ma.me
Next Post
Fotoja në Instagram zbulon arsyen e dënimit të Aubameyang nga trajneri i Dortmundit

Fotoja në Instagram zbulon arsyen e dënimit të Aubameyang nga trajneri i Dortmundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com