• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLSH në aktivitetin për qeverisjen mjedisore

by A R
27/04/2018 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në datat 25-27 prill 2018 u mbajt në Helsinki, Finlandë, sesioni i pranverës i Grupit të Punës së EUROSAI-t (WGEA) mbi Qeverisjen Mjedisore.

Në këtë seminar morën pjesë mbi 30 SAI, kryesisht Europiane.

KLSH u përfaqësua në këtë aktivitet nga Kryetari i KLSH-së, Bujar Leskaj, Sazan Guri, ekspert i mjedisit dhe Hektor Kosova, auditues. Konferenca filloi me disa përshëndetje nga përfaqësuesit kryesorë të SAI-ve evropiane, nga Audituesi i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Finlandës, zTytti Yli-Viikari,  Audituesi i Përgjithshëm i Zyrës Kombëtare të Auditimit të Estonisë, Janar Holm si dhe Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Bujar Leskaj,  Më pas, sesioni vazhdoi me prezantimin e përfaqësueses së ECA-s, znj. Vivi Niemenmaa, e cila parashtroi temën “Konceptet kryesore në zhvillimin e qeverisjeve mjedisore’, ku me shembuj të shumtë u sollën figura, skema dhe shembuj për ilustrimin e këtij koncepti. Më pas, prezantimet vazhduan me një koncept tjetër, po aq të domosdoshëm në qeverisjen mjedisore, si ai i ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM, kumtesë që u mbajt nga përfaqësuesi i SAI-t të Finlandës, Annika Lindblom.

Sesioni i paradites u mbyll me një prezantim tjetër, po për zhvillimin e qëndrueshëm, i sjellë kësaj radhe me raste praktike nga Finlanda, i cili u mbajt nga këshilltari i Kryeministrit të Finlandës, duke u fokusuar në veprat e fundit kombëtare deri në axhendën 2030 të Qeverisë së Finlandës.

Sesioni i pasdites i filloi punimet me një panel-debat lidhur me informimin, konsultimin, përfshirjen e publikut deri në procesin e vendimmarrjes, ku dy grupe të përbërë nga dy persona, respektivisht pro e kundër diskutuan mbi mundësitë dhe arsyet, sesi mund të zbatohet Konventa Aarhuz. Në këtë panel mori pjesë aktive në njërin prej këtyre dy grupeve, edhe përfaqësuesi i KLSH-së, Sazan Guri, i cili shfaqi opinionin dhe analizën e vet për këtë çështje, ç’ka shërbeu më pas për një diskutim të thellë e të gjatë mes pjesëmarrësve.

Diskutimet vazhduan me raste konkrete dhe specifike, të cilat u prezantuan nga disa përfaqësues të SAI-ve të Europës. Sesioni u mbyll me prezantimin mbi vlerësimin mjedisor në kuptimin strategjik të tij, quajtur ndryshe ‘Vlerësimi strategjik mjedisor”, duke sjellë në fokus mekanizmat në auditimet mjedisore në lidhje me lejet mjedisore, me vlerësimet paraprake të mjedisit e deri te vlerësimet strategjike mjedisore.

Dita e dytë u hap me një përshëndetje, njëherësh dhe prezantim, prej përfaqësueses së SAI-t të  Estonisë, znj. Evamaria Asari, e cila iu drejtua pjesëmarrësve me një temë shumë interesante, siç është ajo e përfshirjes së qytetarëve në auditime. Mbas këtij prezantimi u diskutua sesi mund të përfshihen grupet publike, NGO dhe qytetarët në auditimet mjedisore.

Seanca e fundit vazhdoi me një qasje tjetër, duke parashtuar metodat dhe mënyrat e përfshirjes së grupeve të interesit dhe me ofrimin dhe zgjidhjen e problematikave mjedisore si zhurmat, mbetjet, energjia, ujërat e pijshëm dhe të përdorura, duke adresuar problemet e qeverisjeve mjedisore në auditivet tona.

Çështja e fundit ishte sesi të mblidheshin financat prej atyre operatorëve që me instalimet e tyre ndikojnë në mjedis, prezantim i cili u mbajt nga përfaqësuesja e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, znj Rosica Shalivikj.

Sesioni i fundit u mbyll me lajmet e sjella nga sekretariati i WGEA së EUROASAI-t, z.Robert Konrad, lidhur me problemet e detyrimeve mjedisore dhe përshtatshmëritë e tyre në nivele europiane.

Takimi u mbyll me konkluzione të rëndësishme për të gjithë pjesëmarrësit./a.m.

Next Post
Si ta heqim gërhitjen në kushte shtëpiake

Si ta heqim gërhitjen në kushte shtëpiake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ofruam garanci, por Opozita mungoi disa muaj”- Mazniku për Territorialen: Reforma 2.0 ishte pjesë e programit  të PS-së! I dhamë një seri shansesh PD-së

Protestat, Mazniku: Zgjidhja bëhet vetëm me mjete politike dhe Kushtetutë

October 20, 2026
Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

Rama porosi mësuesve: Shkruani ditarin e protestave, dokumentoni çfarë ndodhi

October 20, 2026
Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

Dhunë ndaj protestuesve? Rama: Rreth 200 policë të plagosur, 80 protestues të lënduar. Kjo është luftë hibride

October 20, 2026
Horoskopi javor sipas Paolo Fox për datat 18 deri me 24 Prill 2022

Horoskopi i Paolo Fox për sot, e martë 20 tetor 2026

October 20, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kë do të donin shqiptarët të bëhet kryeministër, nëse Rama largohet nga politika

October 20, 2026
Video/ Molotovët e protestuesve djegin policin (pamje të rënda)

Ish-ministri i Rendit: Dhuna nuk u krijua nga policia, por nga të rinjtë që kanë vënë zjarrin

October 20, 2026
Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

Euro bie përsëri, i afrohet kufirit të 91 lekëve

October 20, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

October 20, 2026
Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

Mot i kthjellët në të gjithë vendin për sot, ja sa do jenë temperaturat

October 20, 2026
Deputetët në ndjekje penale? Po kush e përfaqëson komunitetin?

Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS, pritet të bëhen publike masat për protestuesit e dhunshëm

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com