• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

KLP e KLGJ gati në shtator, komisioni i vetingut vulos brenda verës fatin e 30 kandidatëve të mbetur

by Java News
03/06/2018 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor pritet që të ngrihen në shtator. Me miratimin e reformës në drejtësi, parashikohej edhe ngritja e organeve të reja të drejtësisë, mes të cilëve edhe KLGJ dhe KLP, por deri tani ky proces ka hasur në pengesa. Këto dy organe do të kenë në total nga 11 anëtarë, pesë të zgjedhur nga Kuvendi dhe gjashtë të tjerë do të vijnë nga radhët e të gjitha niveleve të prokurorive për KLP si edhe nga radhët e gjyqtarëve në të gjitha nivelet e pushtetit gjyqësor për KLGJ. Mirëpo deri tani janë përzgjedhur vetëm kandidatët nga Kuvendi, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë nuk janë futur akoma në “lojë”. Problemi qëndron pikërisht tek procesi i vetingut. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit deri në këto momente e ka kryer punën me ritme të ngadalta, duke zhvilluar vetëm një ose dy seanca dëgjimore në javë. Ndërsa pas një pauze disa-ditore, tashmë komisioni i vetingut është rikthyer duke përshpejtuar ritmin e punës dhe pritet që brenda periudhës qershor-korrik të vendosë për fatin e 30 kandidatëve të mbetur për KLP dhe KLGJ. Vetëm përgjatë javës së ardhshme pritet që të zhvillohen tre seanca dëgjimore, midis të cilëve një nga emrat që do të kalojë në sitën e vetingut është kandidat për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Kandidatja për KLP vetohet të hënën

Ditën e hënë do të përballet me trupën gjykuese të vetingut, Anila Leka, e cila është prokurore në Prokurorinë e Përgjithshme dhe njëkohësisht konkurron për të bërë anëtare e KLP. Sakaq, duhet theksuar fakti se edhe gjyqtarja e Kurbinit, Marçela Shehu e cila kaloi në sitën e vetingut dy ditë më parë, është kandidate për tu bërë anëtare në Këshillin e Lartë Gjyqësor. Sipas të gjitha gjasave, Marçela Shehu do të rikonfirmohet në detyrë duke qenë se nuk iu gjet asnjë shkelje, duke qëndruar kështu në garë për KLGJ. Mesa duket tashmë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur fuqishëm punën, dhe në fokus kryesor do të ketë kandidatët për KLGJ dhe KLP. Sipas informacioneve, tani KPK do të zhvillojë nga tri seanca dëgjimore në një javë përgjatë këtyre dy muajve me gjyqtarë dhe prokurorë që konkurrojnë për tu bërë anëtar në organet e reja të drejtësisë dhe nëse vazhdohet me këtë ritëm, parashikohet që në shtator KLP dhe KLGJ të jenë gati. Sakaq, vlen të theksohet fakti se përveç 30 kandidatëve që presin të kalojnë në sitën e vetingut, dy pretendentë të mëparshëm u shkarkuan nga sistemi i drejtësisë. Më konkretisht, gjyqtari Besim Trezhnjeva ishte kandidat për KLGJ, ndërsa prokurorja Besa Nikëhasani kandidonte për KLP dhe pak kohë më parë të dy u shkarkuan.

Roli i PP dhe Gjykatës së Lartë

Gjithsej janë dorëzuar 19 emra që plotësojnë kushtet formale për të kandiduar për KLP dhe 14 emra të tjerë për KLGJ. Në një kohë që lista me të gjithë kandidatët e mundshëm për organet e reja të drejtësisë është dorëzuar nga Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë, duhet të pritet përfundimi i vetingut dhe të shikohet nëse ata e kalojnë me sukses këtë proces. Por nga ana tjetër duhet theksuar fakti se fati për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë ndodhet në dorën e kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori dhe të kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku. Gjykata e Lartë duhet të thërrasë Konferencën Gjyqësore, ndërsa Prokuroria e Përgjithshme Këshillin e Prokurorisë në mënyrë që të votohen dhe përzgjidhen 6 emrat që do të përfaqësojnë prokurorët dhe 6 emrat e tjerë që do të përfaqësojnë gjyqtarët./SOT

a.ç

Next Post
Takimi me Trump: Kim Jong-un origjinal, nuk paguan për hotelin në Singapor

Takimi me Trump: Kim Jong-un origjinal, nuk paguan për hotelin në Singapor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
Protesta e opozitës/ Militantët hodhën flakadanë e gurë, 4 efektivë policie pësuan djegie e dëmtime fizike

Rënia e tezës së “bllokimit nga BE” si ajo e Ramaduros

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In