• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi takon biznesin: Një hartë dhe listë të profesioneve ku duhet të synojmë të rinjtë

by
02/07/2015 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë e konsideron biznesin si një nga partnerët më të rëndësishëm në realizimin e synimit për të krijuar vende të reja pune, por edhe për të rritur kapacitetet profesionale të punëkërkuesve. Ndaj, për të çuar më tej këtë partneritet dhe për të krijuar një guidë orientuese për të gjithë ata të rinj që duan të vazhdojnë një shkollë profesionale, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Blendi Klosi pati sot një mëngjes pune me përfaqësues të biznesit, ku dhe u diskutua mbi nevojat që ka sot komuniteti i biznesit, por edhe për prirjet e tregut të punës.

 

Në fjalën e tij në hapje të këtij takimi, ministri Klosi vlerësoi kontributin që ka dhënë biznesi si në ringritjen e të gjitha zyrave të punës, ashtu edhe në reformimin e arsimit profesional, por kërkoi ndërkohë që ky bashkëpunim të intensifikohet edhe më tej për t’u dhënë zgjidhje afatgjata problemeve që janë mbartur në vite. Duke u ndalur te zyrat e punës ai vlerësoi se, për t’i bërë më efektive dhe të prekshme ato, duhen indikatorë të rinj që mundësojnë rritjen reale të punësimit. Në vijim të çështjes së punësimit, ministri Klosi duke u solidarizuar edhe me shqetësimin që ngritën sipërmarrësit në këtë takim, u shpreh se ka ardhur koha që punëtorët e çfarëdolloj kategorie të shoqërohen me një historik të punësimit të tyre, në mënyrë që bizneset të dinë se kë po punësojnë dhe çfarë aftësish reale ka një punëkërkues. “Së bashku me ju, ne mund ta ndërtojmë një sistem të plotë. Eksperiencat janë, vendet e zhvilluara e kanë të qartë këtë. Ne do duhet ta bëjmë. Dhe unë ju premtoj se do ta marrim shumë në konsideratë ngritjen e sistemit të historisë së punëmarrësit”, – tha më tej Klosi.

 

Një tjetër çështje që mori një vëmendje të madhe në këtë takim ishte edhe arsimi profesional, për të cilin ministri Klosi theksoi se, pavarësisht vëmendjes së shtuar ndaj tij në dy vitet e fundit mbetet ende shumë për të bërë në drejtim të kualifikimit siç duhet të nxënësve. Nisur edhe nga sugjerimet e dhëna nga përfaqësuesit e biznesit në këtë takim, ministri Klosi kërkoi ndihmën e biznesit për të krijuar një orientim të profesioneve dhe zanateve për të cilat ka nevojë sot tregu, duke filluar që nga viti i ardhshëm shkollor. “Ne duam edhe ndihmën tuaj për të pasur mundësinë që të bëjmë një hartë dhe listë të profesioneve ku duhet të synojmë dhe çfarë”, – shtoi Klosi.

Next Post

10 arsye përse kjo është poza më e mirë në seks për çdo femër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

Deputeti i PS: Në partinë tonë s’ka krizë

April 1, 2026
Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

Erdogan i ashpër me kryeministrin izraelit: Çdo pikë gjaku në luftë është një litar shpëtimi për Netanyahun

April 1, 2026
Viti i ri shkollor/ Merret vendimi, anglishtja do të mësohet nga klasa e parë

“Fëmijët në shkollë deri në 16:00”, kur do të nisë programi?

April 1, 2026
Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Vritet komandanti i lartë i Hezbollahut

April 1, 2026
Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

Irani mohon pretendimin e Trump: Nuk kemi kërkuar armëpushim

April 1, 2026
Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

Zgjedhja e presidentit në Kosovë, parti politike nuk arrijnë në një konsensus

April 1, 2026
Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

Irani: Do mirëprisnim Rusinë si ndërmjetës në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin

April 1, 2026
“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

“Dyfishim shpërblimi”, Rama jep detajet: Do u paguajmë sigurimet prindërve që kujdesen për fëmijët me aftësi të veçanta

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

Çmimi i naftës, Edi Rama: Kompania publike do të përcaktojë rregullat e lojës

April 1, 2026
“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

“Jemi forca më e madhe në këtë vend”, Rama: PS i realizon gjërat që thotë, ia dolëm që drejtësia të jetë e pavarur

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In