• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: Reduktim në masën 100% të qeseve plastike deri në fund të 2020-s

by Java News
04/09/2019 18:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga korriku 2018, me hyrjen në fuqi të VKM-së për “Qeset Plastike”, prodhimi i qeseve plastike është reduktuar në masën 50%. Por, megjithëse shifrat flasin për arritje pozitive, ministri Klosi thotë se në terren situata vijon të jetë problematike sa i takon mënyrës sesi ne e trajtojmë mjedisin në disa aspekte. Ndaj, kudo në Shqipëria ka nisur fushata “Vari torbën qeses”, e cila do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë dhe ku do të jenë të përfshirë jo vetëm përfaqësues të strukturave të mjedisit, por edhe ekspertë mjedisorë, të rinjtë e Smile Albania dhe qytetarë, në angazhimin madhor për ta reduktuar në masën 100% prodhimin dhe përdorimin e qeseve plastike, brenda 2020-s.

“Një nga problematikat e madhe që ka sot Shqipëria është edukimi mjedisor! Përpiqemi shumë që të dëshmojmë që Shqipëria është një vend i përgatitur për të pritur miliona pushues të huaj, por kur shohim se çfarë ndodh në realitet në terren kuptojmë që kemi problematika të mëdha sa i takon mënyrës sesi e trajtojmë mjedisin. Nëse duam që turisti që vjen në shqipëri të rikthehet, nëse duam të prodhojmë ekonomi dhe të zhvillojmë turizmin gjithëvjetor, duhet të mbrojmë dhe kujdesemi për mjedisin”, tha ministri Klosi, i cili pranon se nuk është e lehtë për të ndryshuar një mentalitet të tërë, por që mund të arrihet nëse përpjeket e qeverisë do të mbështeten edhe nga autoritetet lokale, të përfshira në këtë process. “Vitin e kaluar në kuadër të fushatës clean and green 2020 ministria e mjedisit ka hartuar një strategji të re për trajtimin e mbetjeve urbane.

Kemi evidentuar venddepozitimet ilegale që duhen mbyllur. Kemi krijuar të gjithë hapësirën e nevojshme ligjore dhe do të kërkojmë nga ky shtator që së bashku me kryetarët e bashkive të zgjidhim problematikën e licencimit të vendeve ku do të depozitohen mbetjet në shqipëri. Ka ardhur koha të kuptojmë që për mjedisin duhe ttë sakrifikojmë më shumë dhe që gjithë shoqëria duhet të japë një kontribut më të madh për të eliminuar përdorimin e qeseve plastike deri në zëvendësimin e tyre me trasta. Ky është objektivi ynë madhor, që në kuadër të projektit tonë Cleanandgreen2020 në fund të vitit 2020, Shqipëria të shënojë një rekord të ri në rajon sa i takon mbrojtjes së mjedisit”, u shpreh ministri Klosi. /l.m

Next Post
Publikohet lista, ja rezultatet e testimit për aplikantët që duan të bëhen policë

Publikohet lista, ja rezultatet e testimit për aplikantët që duan të bëhen policë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com