• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi prezanton Strategjinë e Mbrojtjes Sociale në Ditën e Familjes

by A R
14/05/2016 14:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Ditën Ndërkombëtare të Familjes, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë,  Blendi Klosi prezantoi strategjinë e re të mbrojtjes sociale. “Një familje e shëndoshë dhe e bashkuar është aleati më i madh dhe më i fortë i shtetit social që ne duam të ndërtojmë”, deklaroi ministri Klosi.

Ai renditi disa nga masat që ka ndërmarrë kjo qeveri për ti ardhur në ndihmë sidomos familjeve në nevojë. “Reforma e ndihmës ekonomik kishte një parim të vetëm, që ndihma ekonomike të mos ishte vullnet politik i të zgjedhurve apo e të bëheshin votuesit rob të ndihmës ekonomike për të dhënë votën”, deklaroi ministri.

Sipas tij, reforma e ndihmës ekonomike që nga viti 2013 gjen implementimin e saj në të gjithë Shqipërinë. Është një reformë, tha Klosi,  e cila shkon aty ku i varfri jeton. Po ashtu, ai informoi se qeveria hoqi ndihmën e pjesshme, një masë shumë e vogël dhe vendosi dhënien e ndihmës së plotë. “Kemi këtë vit, 5 herë më shumë nxitje punësimi se sa dy vite më parë për familjet në nevojë”, tha Klosi. Kreu i MMSR, Klosi vuri në dukje se sot në të gjithë vendin ka organizata që punojnë me fëmijët në rrugë, me gratë, me fëmijët e komunitetit rom.

I pranishën ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, i cili i bëri thirrje donatorëve që vëmendjen të shtrijnë edhe në bashkitë e tjera, të cilat kanë shumë vështirësi për të krijuar një jetë me shërbime sociale.

“Shumë ide që kishin filluar tre vite më parë po gjejnë zgjidhje edhe në bashkinë e Tiranës. Por përveç Tiranës do të doja t’ju bëja thirrje të shikonit përtej Tiranës. Ka shumë kryetarë bashkie në rrethe që e kanë të vështirë, prandaj doja që shumë prej donatorëve të shikonin në bashkitë e tjera”, tha Veliaj. Veliaj po ashtu theksoi se fytyra sociale e shtetit shqiptar është shumë herë më e dukshme sot, ndërsa solli në vëmendje edhe vendimin e qeverisë për pensionin social.

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, organizanoi tek Pedonalja e Tiranës, pranë kalasë, Panairin e shërbimeve për familjen. Sipas Kombeve të Bashkuara, 15 Maji është Dita Ndërkombëtare e Familjes. Kjo ditë njihet në botë që nga viti 1993, kur u soll rezoluta për shënimin e Ditës së Familjes. Familja si shtyllë e çdo shoqërie mbrohet nga Kombet e Bashkuara në Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. Kjo ditë simbolizon anembanë botës përkrahjen e vlerave dhe rëndësinë e familjes në shoqëri. Institucionet shtetërore dhe organizata të larmishme e përkujtojnë këtë ditë me programe dhe koncerte të ndryshme./a.m.

Next Post

Liverpool dhe Chelsea në garë për shërbimet e Goetze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

Evis Sala zbulon si e mori ftesën nga Rama për t’u bërë ministre e Shëndetësisë dhe dilemat e saj

February 25, 2026
Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

Tragjedia në Crans Montana, Zvicra shpërndan 50 mijë franga për viktimat e zjarrit

February 25, 2026
U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

U përplas dy ditë më parë nga një makinë, ndërron jetë 68-vjeçari në Vlorë

February 25, 2026
Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

Protestat me molotov/ Preç Zogaj: Nuk e afrojnë opozitën me pushtetin, por e pamundësojnë rrëzimin e qeverisë

February 25, 2026
PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

PD zbret në shesh të shtunën, Vangjeli: Të dy duan pak destabilitet. Berisha për t’u faktorizuar, Rama për të bërë “zjarrfikësin”

February 25, 2026
A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

A do të sulmojë SHBA Iranin? Çfarë zbuloi Trump në fjalimin e tij rekord: S’mund të lejojmë që…

February 25, 2026
Çështja e Parkut Kombëtar të Butrintit/Auron Tare: Ju tregoj se kush është drejtuesi i Fondacionit që do ta menaxhojë! Po çfarë po ndodh?

Inati i shqiptarëve me hekurudhat

February 25, 2026
Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

Bllokohet dogana e Bllatës, radhë mbi 4 km pas devijimit të trafikut nga Librazhdi

February 25, 2026
Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

Raporti mbi politikat fiskale/ BB: Problem mbledhja e të ardhurave, niveli i pensioneve dhe kapitali njerëzor

February 25, 2026
“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

“Hekurudha Gjakovë–Shkodër, prioritet i këtij mandati”, Kurti zbulon temat e diskutimit me Spiropalin në Prishtinë

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In