• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi: Politika e përgjimeve, e pisët, edhe SHISH është më i ndershëm

by
04/10/2015 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ekskluzive/ Ish-shefi i shërbimit sekret Fatos Klosi, në një intervistë ekskluzive për Javanews, shprehet se mënyra e të bërit politik nëpërmjet shantazheve për përgjime, foto kompromentuese etj., nuk është aspak serioze për forcat politike. Sipas tij, kjo është një politikë e pisët që mbështetet thjeshtë mbi shantazhin dhe pa prova. Klosi thekson se dhe shërbimet sekrete që merren me grumbullimin e informacioneve janë shumë më serioze. “Është vërtetë politik e shëmtuar kur një subjekt politik fillon e merret me përgjime dhe nuk merret me alternativat qeverisëse”, thekson Klosi për Javanews

Çdo ditë dëgjojmë personazhe të politikës shqiptare që deklarojnë se kanë filmime për njërin, foto për tjetrin etj., duke u dhënë partive imazhin e një shërbimi sekret. Politikanë të caktuar më shumë po merren me përgjime, “çimka” të teknologjisë së fundit, duke u identifikuar në një farë mënyre dhe si “Dull Baxha” të kohëve moderne. Si e komentoni këtë situatë?

Kjo mënyrë e të bërit politikë nuk është serioze. Sulmet personale dhe shantazhet individuale se të kam përgjime u duket se është rruga më e shkurtër dhe më e lehtë për të fituar pikë, pse jo edhe të mira materiale. Shpesh janë hedhur në qarkullim fabula pa përmbajtje dhe shumë diskretituese për vetë ata që I kanë sajuar dhe hedhur në qarkullim sidomos nga opozita. Është për të ardhur vërtetë keq për këtë mënyrë të bërit opozitë. Asnjë parti politike në Europë nuk bën gjëra të tilla. Shantazhet për përgjime, kaseta, regjistrime, përbëjnë një lojë të shëmtuar politike. Mund të them se edhe shërbimet e fshehta që kanë për detyrë mbledhjen e informacionit, janë shumë më serioze në këtë drejtim. Thjeshtë është një politikë e pisët. Më vjen keq që opozita ecën symbyllur në këtë drejtim duke qenë ajo në pararojë të kësaj lloj politike. Kërcënimet dhe shantazhet me kaseta, filmime, që në shumicën e rasteve janë vetëm çështje deklarimesh verbale, duket se konsiderohet nga opozita si rruga më e thjeshtë për të fituar pikë në opinionin publik. Duket se ky është stili I tyre. Por përvoja ka treguar se këto janë “pesë me hiç”. Nëse kundërshton qeverinë për refomat duhet të kesh edhe një version alternative. Por këtë ata nuk e bëjnë. Përpiqen të bëjnë këtë tjetrën. Është e çuditshme sepse kanë dhe jo pak kapacitete si parti politike. Kanë edhe ambiente të bollshme.

Duket sikur politika ka rënë nën pushtetin e teknologjisë dhe gjithnjë e më shumë po dikton kjo e fundit. A po bëhet politika si një “poker spiunësh” që mvaret nga çfarë sjellin informacionet e ditës dhe jo nga strategjitë?

Politika dhe teknologjia ecin paralelisht. Kështu ka qenë gjithmonë. Populli dhe i ka qejf këto punët me përgjime. Por s’ka asnjë të re në këtë drejtim. Thjeshtë janë përsosur aparatet, por dëshira dhe qëllimi mbeten të njëjta. Vetëm ai që ka frikë ose ka dicka “që i djeg” trembet nga përgjimet. Ajo që dua të nënvizoj është se nuk janë partitë ato të cilat duhet të merren me të tilla gjëra. Është vërtetë politik e shëmtuar kur një subjekt politik fillon e merret me përgjime dhe nuk merret me alternativat qeverisëse. Kush përdor metoda të tilla është i diskretituar. Këtë lojë më shumë po e bën opozita, pasi ëshë pozicionuar në akuzat për kriminim, korrupsion, trafik droge etj.  Kanë gjedhur si rrugë të bërit opozitë diskretitimin e njerëve. Nuk ndalojnë aspak tek problemet. Nuk kemi deri tani asnjë debat serioz për reformat e ndërmarra. Nga ana tjetër duket se dhe mazhoranca ka rënë në këë kurh. Kundërpërgjigjet duke thënë se dhe ti kur ishe në qeverisje ke bërë kështu po ashtu. Mendoj se pozita nuk duhet të bjerë në këtë kurth. Përpjekjet për diskretitime personale nuk shkojnë në favor të forcave politike. Partitë politike nuk i ndërtojmë strategjitë mbi copëza përgjimesh individësh.  Mesa duket po kemi të bëjmë me një model të ri opozite ala shqiptarçe. 

Nga debatet e ditëve të fundit a rrezikon mazhoranca?

Nuk shoh problem me numërat në Kuvend. Shumica i ka votat e saj. A ka vend për përmirësime? Sigurisht ka nevojë. Meta dhe Rama nuk kanë rrugë tjetër përveç bashkëpunimit. Debatet mes të dyjave palëve nuk nxjerrin asnjërin të fituar. Direkt apo indirekt dëmtojnë dhe Ramën dhe Metën. Loja e votsve në Kuvend është më shumë një mjegullnajë sesa një realitet. Sa për akuzat që bëhen në adresë të Metës, duhen fakte. Deri tani nuk ka asnjë fakt. Ka vetëm  oratori verbale ke bërë kështu apo ashtu. Por faktet janë ato që realisht marrin vlerë. Në këto kushte mendoj se për momentin mazhoranca vijon ti ruajë votat e saj solide në Kuvend.

Intervistoi Me. Ar

Next Post

Meta: Lufta me kriminelët ka heronjtë e saj dhe i tillë ishte dhe Simon Gjeta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com