• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi: PD s’ka kandidatë për zgjedhjet lokale, PS është më solide se kurrë

by Java News
19/03/2019 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi foli për protestat e opozitës dhe krizën politike, për të cilën tha se nuk ekziston.

Në rubrikën “Opinion” në News24, ministri Klosi deklaroi se Partia Socialiste është sot më solide se kurrë dhe se për këtë arsye PD ra në dëshpërim dhe dogji mandatet. Sipas Klosit, PD nuk mund të hyjë në zgjedhjet lokale pasi nuk ka kandidatë.

Si e shihni këtë valë protestash të opozitës?

Protestën e ditës së shtunë e ndoqa nga televizori sepse isha në një aktivitet në Berat. Nëse do i shihni të dyja pamjet nuk e di se cila është më shumë. Nuk është një shqetësim se sa është numri i protestuesve por unë mendoj se opozita nuk është çështje numrash por çfarë bëjnë.

Jemi tre ditë nga protesta, katër ditë. Kush ka qenë mesazhi i protestës, çfarë kuptoi populli opozitar, populli. Nuk e shikoj si një ngërç politik ishte një zgjidhje e forcave politike që të tërhiqeshin nga parlamenti. Ata e kuptuan se nuk konkurrojnë dot, nuk fitojnë dot. Ne do tentonim t’i merrnim të gjitha bashkitë. Grupi parlamentar i PS nuk ka qenë asnjëherë më solid se sot në mbështetje të qeverisë, të kryetarit të partisë dhe të gjitha këto e çuan PD-në në dëshpërim.

Nëse nuk do të ketë opozitë në zgjedhjet lokale nuk është një ngërç?

Demokracia na i ka dhënë këto mundësi që gjithsecili të ketë strategjitë e veta. Ne kemi programin tonë, kandidatët tanë. Edhe ata duhet të kenë të tyret. Ata do paraqiten në garën e ardhshme elektorale nëse do të kenë kandidatë.

Më gjeni një kandidat të PD-së? Si do fitohet gara kur nuk ka një emër. Si do hyjnë në garë.

Ne do vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Është shumë e rëndësishme të kuptohet thelbi i problemit. Vota e qytetarëve ndan rolet. Opozitës i jep detyrën të bëjë oponencën, shumicës të qeverisë.

I druheni zërave kundër në PS tani që po vjen Kongresi?

PS ka lindur si një parti me mendime opozitare brenda vetes së saj. Që në kongresin e parë ka pasur një grup që legjenda e përfaqëson me Dritëro Agollin. Ajo është histori e fiksuar në kamera. Ai grup nismëtar arriti të reformonte në atë kongres.

Vota për PS ka qenë stabile. S’kemi rënë asnjëherë nga froni si fuqi e parë.

PS për mua është e suksesshme për dy arsye. E para sepse ka arritur gjithmonë të ketë organizim. ne kemi në çdo fshat të Shqipërisë organizata. E dyta më e rëndësishme është harmonia e brezave. PD ka arritur gjithmonë të rigjenerojë brezin e ri. Gjenerata e atyre që kanë qenë pjesë e PS asnjëherë nuk është larguar. Organizim dhe harmonim brezash.

Kreu i PD Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI Monika Kryemadhi flasin për agoni të Edi Ramës? E keni çuar në mend çështjen e zgjedhjeve të parakohshme?

Unë kam qenë 8 vjet në opozitë. Çdo herë që kam ardhur në këtë studio në atë kohë kemi thënë se ne opozita kërkojmë zgjedhje të parakohshme.

Pse vjen nga lidershipi i PD dhe LSI kjo nuk është një gjë e re. Por si do shkojmë tek plotësimi i dëshirës së tyre nuk ka asnjë logjikë.

Dy gjëra nuk kanë ndodhur asnjëherë në këto 29 vjet që të digjen mandatet dhe që lidershipi me gojën e vetë të nxisë njerëzit të sulmojnë institucionet, të nxisin turmat t’i bien policisë.

Ju ishit një nga deputetët që patët një incident në protestën e opozitës?

Kam 20 vite që shkoj në parlament dhe do shkoj për sa kohë vota e qytetarëve të më çojë në atë seli të shenjtë, një grup njerëzish më dolën para. Nuk kisha pse të tërhiqesha. Ata u shtynë me njeri-tjetrin për të më hedhur dhe nuk ia dolën edhe për fatin tim jo se kisha ndonjë forcë supermeni por unë nuk do kthehesha kurrë mbrapsht.

Ne përfaqësojmë opinionin e 4-5 milionë shqiptarëve, s’ka të bëjë me mua por me të qenit deputet.

Next Post
Britanikja “Active-Traveller”/Udhëtimet mahnitëse në Shqipëri

Britanikja "Active-Traveller"/Udhëtimet mahnitëse në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti në 40 vite

July 31, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Rezerva valutore, në nivel rekord: Arriti në 7.88 miliardë euro në qershor

July 31, 2026
AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

AfD nxjerr në skenë filmin kundër të huajve, publiku duartroket “vrasësin” e emigrantëve

July 31, 2026
Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

Shtohen kontrollet për ndotjen akustike, Lamallari: Kush lëshon muzikën mbi normat e lejuara, do të përballet me pasojat

July 31, 2026
60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

60 mijë refugjatë, 57 të vdekur! Një dramë afrikane pranë Europës

July 31, 2026
Më pak rezervime për pushime jashtë vendit, rritet interesi për destinacionet vendase

“Time Out”: Nga frika te mahnitja, përshtypjet e një turisteje britanike në Shqipëri

July 31, 2026
Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

Spanja nxjerr monedhën e re Euro për të festuar suksesin në Kupën e Botës

July 31, 2026
Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

Vendim i papritur nga klubi shqiptar, ndërpret bashkëpunimin me trajnerin pas kualifikimit në Conference League

July 31, 2026
Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

Numër i lartë llogarish nga SHBA-të, dyshime për fushatë propagandistike Maga në Itali

July 31, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

Fund karburanteve anonime? Çdo litër do të gjurmohet nga importi deri te pompa! Qeveria aktivizon sistemin e ri

July 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com