• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Klosi në qendrën “Horizont”: Më shumë përkujdesje për fëmijët me aftësi të kufizuara

by A R
02/04/2016 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Riciklimi është Art”, ishte aktiviteti i organizuar në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Agjencia Shtetërore për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Bashkia Fier.

Aktiviteti i organizuar në Qendrën “Horizont” në qytetin e Fieri , një qendër multifunksionale për shërbime sociale për fëmijët me aftësi të kufizuar në qytetin e Fierit, kishte qëllimin që në Ditën Ndërkombëtare të Ndërgjegjësimit mbi Autizmin, të sillte në vëmendjen e të gjithëve reflektimin mbi realitetin e fëmijëve dhe personave me aftësi të kufizuar, në veçanti atyre autikë. Aktiviteti u organizua në formën e një ankandi me piktura dhe punime të vetë fëmijëve të qendrës, punimet janë bërë me materiale të riciklueshme. Të ardhurat nga shitja e këtyre punimeve, shkojnë për promovimin e Qendrës, fëmijëve dhe të rinjve të saj. Gjatë këtij aktiviteti u shfaq filmi i shkurtër “Një ditë në Qëndrën Horizont”.

Gjatë këtij aktiviteti, Ministri Blendi Klosi vuri theksin tek mesazhi i kësaj dite, tek nevoja për të kuptuar më mirë autizmin, nevoja për integrim dhe përkujdesje të fëmijëve autikë, një reagim i përbashkët i shtetit dhe shoqërisë. 2 Prilli është një dita për të ndalur dhe reflektuar, për të kuptuar më mirë autizmin, nevojën për integrim dhe përkujdesje të këtyre fëmijëve”, tha Klosi ndërsa dënoi sërish rastin e tmerrshëm të dhunës në Shtëpinë e Foshnjës në Durrës.

“Ne kemi nisur një Plan mobilizimi “Unë Mbroj Fëmijët, për mbrojtjen e fëmijëve nga çdo formë e dhunës, ndaj do t’ju kërkoja të gjithëve të mos rrini në heshtje, të jemi një shoqëri e angazhuar në mbrojtje të fëmijëve. Veçanërisht ndihmën, mbështetjen, mbrojtjen, solidaritetin tonë duhet ta ndjejnë fëmijët me aftësi ndryshe”, tha Ministri. Ndaj, apeloi Klosi, duhet që të jemi të gjithë bashkë si shoqëri, më solidar, më të vëmendshëm, më të ndjeshëm.

Next Post

Forcat e regjimit sirian zbulojnë varr masiv në Palmyran e çliruar nga ISIS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

150 të vdekur në vitin 2015, tani për pak u përsërit e njëjta tragjedi! Misteri pas derës së kabinës

October 2, 2026
Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

Videot me kompozitorin Hila, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera…

October 2, 2026
Kos jep detaje për propozimet e zgjerimit të BE-së

Kos për Corriere della Sera: Shqipëria dhe Mali i Zi në krye të procesit të zgjerimit të BE-së

October 2, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

“Naltgjatësia” dhe 7 “xhuxhat elektoralë”

October 2, 2026
PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

PD kërkon ndërprerjen e diskutimeve për “Territorialen: Presim përgjigje për draftin me 100 bashki

October 2, 2026
Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

Videot intime të Adi Hilës, mbërrin denoncimi i parë në Polici

October 2, 2026
“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

“Europa nuk duhet të izolohet, duhet të ndryshojë”, Rama për WELT: BE-ja rrezikon të kthehet në “Titanik”

October 2, 2026
Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

Zhegrova: Qëndrova te Juventusi sepse e dua, dua të bëj gjëra të mëdha në Torino

October 2, 2026
“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

“Denonconi!”, videot intime të artistëve, Luarasi: Turpi s’u përket grave, kush i filmoi?

October 2, 2026
Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

Skandal në Fier / Arrestohet në flagrancë këngëtari, akuzohet se përndiqte vajzat e mitura

October 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com