• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi në Kosovë: Rrjeti i të rinjve të Diasporës përmirëson imazhin e vendeve tona

by
02/08/2015 20:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Klosi në Kosovë: Rrjeti i të rinjve të Diasporës përmirëson imazhin e vendeve tona

Për të koordinuar të rinjtë shqiptarë që jetojnë dhe studiojnë jashtë, Ministria kosovare e Diasporës organizoi sot Forumin për krijimin e Unionit të Studentëve dhe të Rinjve të Diasporës, përmes të cilit do të synohet jo vetëm angazhimi i të rinjve në përmirësimin e imazhit të vendeve tona në botë, por edhe shfrytëzimi i njohurive të tyre në të mirë të forcimit të institucioneve në Shqipëri dhe Kosovë. I pranishëm në këtë takim si i ftuar special ishte edhe ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i cili në fjalën e tij shprehu mbështetjen për iniciativën e ndërmarrë nga Ministria e Diasporës e Kosovës. Ai theksoi se krijimi i një rrjeti ndërmjet të rinjve kosovarë por dhe të rinjve shqiptarë të Shqipërisë që jetojnë dhe studiojnë në diasporë, është i domosdoshëm në kushtet kur më shumë se 300 mijë të rinj shqiptarë jetojnë ose studiojnë jashtë territorit shqiptar. “Shqipëria dhe Kosova kanë kapacitete dhe vlera të pakontestueshme të rinjsh artistë, sportistë, akademikë, shkencëtarë etj., në diasporë, të cilët na ndihmojnë në përmirësimin e imazhit të vendeve tona në të gjithë botën. Ndaj ne jemi të hapur të bashkëpunojmë me ju, për të krijuar rrjetin e të rinjve të diasporës”, – tha ministri Blendi Klosi.

Më tej Klosi theksoi se punësimi, edukimi, mbrojtja e shëndetit dhe e vlerave te të rinjtë, përfshirja e tyre në vendimmarrje e politikëbërje, do të arrihen vetëm duke bashkëpunuar. “Krijimi i modeleve më të mira me çdo fushë, shkëmbimit të eksperiencave dhe i një vizioni të qartë për sot dhe për nesër në vendet tona, në rajon dhe në diasporë është në fokusin tonë. Ne duhet ta dëgjojmë zërin e rinisë dhe ta mbështesim institucionalisht atë”, – tha Klosi.

Gjithashtu, Klosi theksoi se është detyrë dhe përgjegjësi e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës që të ofrojnë kushtet e nevojshme që të rinjtë që jetojnë jashtë të krijojnë sa më shumë lidhje me vendet e tyre. “Tashmë është një gjeneratë e tretë, e katërt, e cila ka lindur, është rritur, po zhvillohet në Europë apo më gjerë sesa Europa, dhe do të duhet të ketë shumë më tepër lidhje me vendin, duhet të ketë shumë më tepër me trevat tona, duhet të ketë më tepër njohuri në administratën shqiptare dhe atë të Kosovës”, – tha Klosi.

Next Post

Rritet numri i të vdekurve nga mbidoza e drogës në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zonja Kos, mos u bëj bozë”, Flamur Noka i bashkohet kritikave në kor të PD kundër Komisioneres së Zgjerimit të BE

Flamur Noka thirrje Ramës: Hap krahun, do kesh fundin e keq, më beso! E ke mbushur kupën

January 27, 2026
Kreu i NATO-s: Na duhen garanci të forta sigurie, që Rusia kurrë më mos të guxojë të prekë asnjë kilometër

Rutte: Serbia të dënojë autorët e Banjskës dhe sulmin ndaj KFOR, Vuçiç duhet të mbajë premtimet

January 27, 2026
Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

Pas telefonatës me Trump, Carney mohon të jetë tërhequr nga fjalimi i tij në Davos: E kisha me të vërtet atë që thashë

January 27, 2026
Ish-ambasadori zbulon ‘të fshehtën’ e takimit emergjent Rama-Kurti: I ka përcjellë mesazhin e…

Ish-ambasadori Arben Çejku: Vizita e Ramës në Izrael ishte e guximshme dhe pragmatike

January 27, 2026
Ndryshimet në Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i ‘shpifjes’ për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh, vepër penale..

Ndryshimet në Kodin Penal, Lamallari: Dekriminalizimi i ‘shpifjes’ për gazetarët, mbrojtje e lirisë së shprehjes! Parkimi dysh, vepër penale..

January 27, 2026
Tragjedia në diskon në Zvicër, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Po më kërcënojnë me vdekje, kam nisur terapinë

Tragjedia në diskon në Zvicër, kryebashkiaku i Crans-Montanas: Po më kërcënojnë me vdekje, kam nisur terapinë

January 27, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Vizita në Izrael/ Çupi: Kryeministri Rama ‘eksportoi’ modelin shqiptar të harmonisë fetare

January 27, 2026
Lapaj nga Lezha: Të çohemi kundër barbarisë se nuk kemi gjë në terezi

Lapaj nga Lezha: Të çohemi kundër barbarisë se nuk kemi gjë në terezi

January 27, 2026
“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

“Mos u kujtoni vetëm për zgjedhjet në 2029!”/ Balla: Duhet një marrëdhënie e re dhe më e fortë mes Kuvendit dhe Diasporës!

January 27, 2026
Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro për familjet e viktimave

Përplasja e trenave, Spanja do të paguajë 20 milionë euro për familjet e viktimave

January 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In