• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi me ambasadorët: 26 mijë vende pune mbeten në pritje të njerëzve

by Java News
24/10/2015 14:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka prezantuar para ambasadorëve dhe donatorëve të huaj në vendin tonë vizionin dhe nevojën për vijimin e reformës së Arsimit dhe Formimit Profesional, për ta shndërruar atë në mundësi jo vetëm punësimi, por edhe zhvillimi ekonomik.

Prezantimi është bërë nga vetë ministri Blendi Klosi, në një tryezë pune, ku merrnin pjesë ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffmann, ambasadori i Zvicrës, Christoph Graf, drejtoresha e përgjithshme e UNDP-së në vendin tonë, Yesim Oruc, përfaqësues të misionit europian në vendin tonë dhe ambasadës italiane, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të fushës së arsimit profesional.

Ministri Klosi në prezantimin e tij theksoi se për qeverinë shqiptare, mbështetja për këtë arsim do të thotë mbështetje për një punë të sigurt dhe të denjë.

“Kur ne flasim për arsimin profesional, ne flasim për disa mundësi më shumë për ekonominë shqiptare, për të pasur mundësi që ajo të rritet dhe të forcohet duke ofruar njerëz me aftësi profesionale; flasim për një mundësi për të ngritur një klasë të tërë të shtresës së mesme shqiptare, ku njerëzit jetojnë nëpërmjet punës së ndershme dhe janë të gatshëm t’i afrohen sistemit në të cilin ndodhemi me profesionin e tyre, me aftësitë dhe karrierën e tyre të suksesshme”, tha ministri Klosi.

Më tej ai shtoi se të ndjekësh arsimin profesional në vendin tonë, tashmë ke një mundësi më shumë se të tjerët që të përballesh si me tregun vendas të punës, ashtu edhe me atë europian.

“Duke folur për arsimin profesional, ne kemi mundësi që në Shqipëri të ndërtojmë një gjeneratë tërë njerëzish, të cilët janë të gatshëm jo vetëm për tregun shqiptar të punës, por edhe për tregun europian. Shembujt e parë janë në rrugë të mbarë dhe ne kemi sot qytetarët e parë shqiptarë, të cilët mund të punësohen si europianë vetëm sepse ata kanë ndjekur arsimin profesional”, tha ministri.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se, pavarësisht numrit të madh të punëkërkuesve të regjistruar në zyrat tona të Punës, ekziston paralelisht edhe një situatë tjetër, ku më shumë se 26 mijë vende pune mbeten në pritje të një punëtori të kualifikuar.

Next Post

Shkëndija i heq të gjitha (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, rebelët Houthi sulmojnë me raketa dhe dronë Arabinë Saudite

September 20, 2026
Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

Kontrabandë mallrash nga Greqia, arrestohen 2 persona. Sekuestrohen mbi 22 mijë euro, si dhe veshje e steka cigaresh

September 20, 2026
“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

“Më vjen shumë keq”, Ed Sheeran përfundon i vetëm në skenë pas polemikave për Palestinën

September 20, 2026
Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

Tronditet Saranda! Vritet në qendër të qytetit 42-vjeçari, plagoset edhe një kalimtar

September 20, 2026
FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

FOTO / Po hetonte korrupsionin në polici, ekzekutohet gazetarja e njohur

September 20, 2026
Biznesi i drejton sytë nga punëtorët e huaj/ Të rinjtë emigrojnë, pasi pagat e ulëta nuk bindin

Gjysma e grave jashtë tregut të punës, raporti i INSTAT: Hendeku gjinor rezulton në 13.3%

September 20, 2026
Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

Nga hotelet te apartamentet, pse turistët po ndryshojnë mënyrën e pushimeve në Shqipëri

September 20, 2026
VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

VIDEO / Si u përdorën dëshmitë e paprovuara të Beogradit si prova në gjyqin ndaj UÇK

September 20, 2026
Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

Sulmi masiv me dronë në Moskë, pikërisht në ditën e fundit të zgjedhjeve

September 20, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për sot, e Diel 20 Shtator 2026

September 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com