• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Klosi: Majko e shihte luftën e Kosovës, si në kontinent tjetër

by
29/04/2015 10:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-Kreu i SHIK Fatos Klosi ka replikuar në distancë me deputetin e Partisë Socialiste Pandeli Majko lidhur me luftën e Kosovës.

Në një intervistë për emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës në Vizion Plus, Klosi u shpreh se Majko ndaloi dërgimin e armëve në ndihmë të UÇK-së.

Dhe kjo sipas Klosit pasi Majko, në atë kohë kryeministër, e shihte luftën e Kosovës si një luftë në një kontinent tjetër, me të cilën qeveria shqiptare duhej të tregohej e kujdesshme ndaj partnerëve ndërkombëtarëve.

Më poshtë intervista e plotë: 

Turjan Hyska: A ka dosje për çdo politikan shqiptar?
Fatos Klosi: Ka s’ka dosje, është e ndaluar me ligj. Nuk duhet pyetur për këtë gjë. Kanë imunitet ata!

T. Hyska: Po pse ekziston gjithnjë ideja që ka dosje?
F. Klosi: Atë e dini ju, e thoni ju!

T. Hyska: Cili Kryeministër ka qeverisur më keq?
F. Klosi: Unë këtë nuk mund ta them. Kam një mendim timin sigurisht, por nuk mund ta them publikisht. Mund të them me kë kam komunikuar më mirë, dhe me kë kam hasur më shumë vështirësi në bashkëpunim!

T: Hyska: A ka qenë zoti Majko paranojak, me idenë që e përgjonin?
F. Klosi: Jo jo! Nuk kam pasur probleme të tilla. Problemet kanë qenë vetëm këto; me Majkon humbëm komunikimin që mbas ndoshta datës 15 nëntor. Po bëhej analiza e masave të marra për mbarëvajtjen e Referendumit, një analizë shumë e gjërë, ku më tha hapur fare përpara të gjithë ministrave: “Nuk dua të dëgjoj prej teje opinione për këtë gjë.” Se une i thashë që kemi folur me ministrin, gjithë ditën para dite kam qenë me atë… por jo, Majko më tha: “S’ke ç’thua, ti merresh me trafik armësh!”

T. Hyska: Trafik armësh me kë?
F. Klosi: Ishin armët që shkonin në Kosovë! Armët që shkonin për luftë! Unë s’e kam thënë ndonjëherë, por ky ishte skandal!

T. Hyska: Pra zoti Majko, ju ka quajtur ‘trafikant armësh’, për armët që shkonin në Kosovë për të ndihmuar UÇK-në?
F. Klosi: Ishin armët e UÇK-së mor, nuk ishin armët tona!

T. Hyska: Ju ishit thjesht ‘tranzit’ domethënë.
F. Klosi: Ne thjesht ndihmonim për atë proceurë.

T. Hyska: Pra zoti Majko ka qenë kundër këtij kalimi?
F. Klosi: E ka bllokuar, zyrtarisht e ka bllokuar!

T. Hyska: Pra, mund të themi që zoti Majko nuk ka dashur që ato armë t’i shkonin UÇK-së?
F. Klosi: Jo, ai kishte idenë që ishte Embargoja… ai notonte në të tjera ujëra! Domethënë që ndaj lkuftës në Kosovë kishte embargo, ne nuk duhej të kontribuonim. E quante si një luftë që po zhvillohej në një kontinent tjetër! Pra, qeveria duhet të ishte e kujdesshme për detyrimet ndaj ndërkombëtarëve etj.

Redaksia Online

(JavaNews.al)

Next Post

Një e majtë e ekstremit?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

Nga Dielli te truri i njeriut: Çfarë zbulojnë shkencëtarët gjatë eklipseve?

August 10, 2026
Sherri mes adoleshentëve në Shkodër, policia arreston 2 të rinj dhe procedon 5 të mitur

Pse kanë marrë zemër 20 vjeçarët?

August 10, 2026
“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

“Zemra ime është me ju…”, Shakira mesazh Kolumbisë pas tërmetit që la 111 të vdekur

August 10, 2026
KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

KFOR nis largimin gradual nga Ura e Ibrit, Sveçla: Kosova është forcuar dhe është gati të marrë përgjegjësitë

August 10, 2026
Mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Tiranë, Ali Ahmeti: Nëse nuk e vë flamurin shqiptar në zyrë, 5 mijë euro e kam gjobën. Do përpiqem të jem i disiplinuar

“Më dërguan planin për ndarjen e Maqedonisë”/ Ali Ahmeti zbulon prapaskenën: Si reaguan Nano dhe Berisha

August 10, 2026
“Dinari”/ Minxhozi: Albin Kurti po e fut Kosovën në përplasje me Perëndimin

Llogaritë e shtatorit

August 10, 2026
Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

Rrezikoi pushuesit me Jet Ski në plazhin e Ksamilit, gjobitet me 500 mijë lekë

August 10, 2026
Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

Pse fabula e Revolucionit të Flamingove s’u kthye në kauzë kombëtare?

August 10, 2026
Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

Përplasja për lumin Ibër, Vuçiç dhe Gjuriç i përgjigjen Tiranës: Serbia vendos vetë për burimet e saj

August 10, 2026
30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

30 vjet më vonë, një ish-drejtues bande do të gjykohet për vrasjen e Tupac

August 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com